Një hetim që nis për pastrim parash, dhe përfundon për pastrim të Bashës

8 Nëntor 2019, 18:36Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur pa hetuar plotësisht skandalin e pagesës prej 675 mijë dollarë në emër të Partisë Demokratike, për një kompani lobuese në SHBA, pagesa që aty janë lëvruar nga një kompani me pronarë rusë.

Një vit më parë, Prokuroria e Tiranës kishte nisur hetimin penal për veprën e pastrimit të produkteve penale dhe atë të falsifikimitt ë dokumentave për Lulzim Bashën, Arben Ristanin dhe financierin e Partisë Demokratike, Ilir Dervishi.

Hetimi nisi pasi u provua që në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, lobisti i PD, Nick Muzin, depozitoi deklaratën dhe kontratën me firmë të Lulzim Bashës, se ishin paguar për të, tre pagesa në shumën 675 mijë dollarë, nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

Pagesa e parë është bërë më 24 mars 2017 nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë.

Por  vetëm pagesa prej 25 mijë dollarësh, është bërë nga Shqipëria dhe është pranuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, që është paguar nga PD-ja.

Në SHBA ka nisur hetimi për këtë çështje dhe Nic Muzin është nën hetim edhe për disa çështje të tjera.

Prokuroria shqiptare nisi letërporosi në SHBA për të marrë prej andej deklaratat e Muzin, por ato ende nuk kanë ardhur, pasi Muzin ka kërkuar garanci se nuk do hetohet për këtë çështje në Shqipëri.

Pagesat për Muzin, në shumën 650 mijë dollar, janë bërë nga një kompani me pronarë rusë, “Biniatta Trade LP.

Mbyllja e hetimeve nga Prokuroria e Tiranës dhe heqja e akuzës pastrim i produkteve penale, dhe kufizimi i akuzave tek dy zyrtarë të PD, për falsifikim dokumentash, është praktikisht një shkatërrim i qëllimshëm i hetimit dhe përpjekje për të nxjerrë të pafajshëm të vetmin person që ka firmosur kontratën me Muzin, që është Lulzim Basha.

Së pari, hetimet nuk mund të mbylleshin pa ardhur letërporosia nga SHBA. Thelbi i këtij akti korruptiv është se 650 mijë dollarë kanë mbërritur në SHBA në emër të Partisë Demokratike dhe janë deklaruar aty në emër të kësaj partie, nga marrësi i parave.

Shqipëria duhet të sqarojë si janë transferuar këto para, ose kush ja ka huajtur në SHBA, Partisë Demokratike.

Lulzim Basha ka deklaruar gjatë emisionit “Opinion”, në TV Klan, se ka “marrë një kontribut me një shumë prej 500 mijë dollarësh, përmes një skeme plotësisht në përputhje me ligjin amerikan, nga shqiptaro-amerikanët që kanë bërë grumbullim fondesh. Ky është një transaksion i drejtpërdrejtë, mes këtij fondi dhe kompanisë së lobimit. Këto para as nuk kanë ardhur në PD dhe as nuk janë paguar nga PD” .

Më pas Basha e injoroi këtë deklaratë, dhe nuk e pohoi më, por Prokuroria nuk ka pse ndjek orekset e gënjeshtrave të Lulzim Bashës, por duhet të hetojë, se si kanë shkuar 650 mijë dollarë nga Partia Demokratike në Shqipëri, në llogarinë e Muzin në SHBA.

Nuk e ka bërë këtë në mënyrë të qëllimshme, dhe është në kushtet e një vepre penale.

Së dyti, Prokuroria nuk mund të akuzojë Arben Ristanin si ish- sekretar i Përgjithshëm, për falsifikim dokumentash, pasi kontrata e lobimit nuk është lidhur nga Arben Ristani dhe as ka vulën e partisë, por vetëm firmën e Lulzim Bashës, që nuk e mohon.

Po ashtu, raportet në KQZ janë firmosur dhe dorëzuar nga financieri i partisë dhe nuk ka fare të dhëna për faturat e kontraktuara prej Bashës me Muzin.

Në këtë mes, as Ristani dhe as financieri nuk kanë falsifikuar asgjë, pasi ata kanë raportuar për ato shpenzime që janë bërë, konform rregullave të këtushëm.

Kontratën me Muzin e ka fshehur Lulzim Basha, jo ata. Ndaj tyre është nisur një ndjekje penale e paligjshme, e cila është po ashtu e dënueshme nga Kodi Penal, neni 313. Madje as Lulzim Basha nuk ka falsifikuar asgjë këtu në KQZ.

Ai ka bërë më keq, ka pastruar para, pasi në emër të tij kanë mbërritur në SHBA, 650 mijë dollarë, duke përdorur firmën e kryetarit të PD, dhe akoma nuk dimë se si lëvizën këto para, çfarë burime financiar kishin dhe pse një kompani me pronarë rusë, e regjistruar në offshor, bëri pagesën finale.

Së treti, që është dhe më e rënda, ndaj Lulzim Bashës nisi akuza për shkak të deklarimeve të bëra nga kompania ruse në SHBA, dhe jo për shkak të pagesave që ka deklaruar në KQZ.

Akuza për fallsifikim, fokusohet tek formularët e dorëzuar në KQZ, të cilët nëse nuk hetohen 650 mijë dollarët që kanë mbërritur në SHBA në rrugë të pista, nuk kanë asnjë fallsifikim.

Pra Prokuroria, bën sikur ka dëgjuar për ca para që nuk i rakordojnë në KQZ. Në fakt, ka injoruar hetimin e pikërisht atyre parave, pra të 650 mijë dollarëve, dhe heton 25 mijë dollarët që janë deklaruar në KQZ dhe janë në rregull.

E gjithë kjo është në fakt një bastardim i hetimit dhe një mënyrë që dosja të prishet. Madje Basha i ka pasur aq në kontroll prokurorët, sa i ka përdorur dhe për luftë të brendshme politike në PD, pasi gjithë hetimi është mbështetur tek deklaratat e sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi, i cili thotë se kjo është përgjegjësi e ish- sekretarit të Përgjithshëm Ristani.

Jo se kjo e dëmton Arben Ristanin, por me këtë rast, në mënyrë perverse, duan që të provojnë, nëse Ristani është gati të flasë kundër Bashës, apo meqë nuk do të dënohet, të bëjë sikur është e vërtetë akuza e Bardhit.

Si përfundim, Prokuroria ka vepruar dukshëm me vullnet të plotë, për të mos e hetuar këtë çështje, përveç prokurorit Kol Hysenaj, që nuk ka pranuar ta firmosë.

Nuk di se çdo të bëhet, kur të vijë letërporosia nga SHBA dhe të prodhojë fakte të tjera, apo kur këtë gjë mund ta rihapë SPAK.

Por është e qartë që Prokuroria nisi hetimet për paratë që kishin mbërritur në SHBA dhe i mbylli hetimet me paratë që janë deklaruar në KQZ.

Një banalitet dhe paturpësi që vetëm prokurorët e Shqipërisë mund ta bëjnë, duke nisur hetim për pastrim parash dhe duke e mbyllur hetimin për të pastruar Bashën.

23 komente në “Një hetim që nis për pastrim parash, dhe përfundon për pastrim të Bashës”

  1. Vari Janullen! says:

    U bê gjithe ai Veting qe te shporren tentakulat e Shkerdhites, por Shkerdhita e Saliut qe vinte gjoba dhe shushunja e Fahriut, aksionere e Gerdecit, na ngelen po petagoge, qe pergatisin drejtesine e re.
    Keshtu qe cfare do presesh? Qe gjiingjonet, hajdarmatajt dhe Imerajt, te denojne konen teveqele te shkerdhenin dhe shkerdhites, kur te gjithe e dine qe eshte kukull dhe PD eshte prone e berishajve?!

    1. Raimond vlonjati says:

      Basha , kjo krijese e qelbur dhe sharlatane , po te futet ne burg pwr keto pislleqre ,
      do shpetonte Opozita dhe PS nga ky krimb i piste

      Ky kuptohet nje ore karg qe esht nje hajdut i qelbur dhe duhet rrasur ne burg qe tani

      Basha eshte tamam nje version i Edi Rames , por ne opozite
      , dhe qe pret te vije ne pushtet ,
      qe te marri stafeten e vjedhjeve te Edi Rames

      Duhet patjeter ta fusin ne burg kete mut , Bashen , qe te shpetoje e ardhmja e Shqiperise nga nje hajdut qe rri ne prite…

    2. ben says:

      Partizanet ilegale te rilindjes duhet te kuptojne qe:
      1.Prokuroria e shqiperise heton veprat penale ne teritorin e shqiperise.
      2. Veprat penale ne amerike I hetojne amerikanet.
      Nese mendojne qe mqs rama eshte lider global dhe prokuroria mund te hetoje ne amerike,thjesht e kane gabim.
      3. Keta dashnoret e amerikes, nuk kane besim te drejtesia amerikane? Fakti qe drejtesia amerikane hetoi Bilalin dhe e denoi, tregon qarte qe nese eshte bere pastrim parash ose para ruse ose jane shkelur ligjet amerikane, lereni ne dore te amerikes, mos u beni ju sovietet komuniste shqiptare me amerikane se amerikanet. Apo ka ngele bota ta shpetojne banditet e rilindjes.

      1. SSH says:

        Po akuzen kush ja ngriti une apo joteme?!
        Po keta prokurore sharlatane ja ngriten dhe pasi harxhuan kot leke, po keta e mbyllen.
        A pastron Basha leke?
        PO!
        Ato leke e ben te pasur nga kamarier, ato leke e imponuan si detyre shtepie per Sali baglen qe i dorezoi partine, ato leke i blene vilat, ato leke qe prapa kane interesa mafjoze oligarkesh dhe sherbimesh sekrete e mbajne peng dhe na e imponojne si lider edhe pse eshte komplet teveqel dhe pa pike morali dhe burrerie.
        Kush e ka vene do qe me nje moterq… si Basha te mbaje peng Shqiperine neser per llogari te tyre. Edhe Sali baglen e zbythen dhe ha imponuan si lider dhe tani ska cte bej me. I lepin bythen nje lepurushi te sodomizuar.

        1. ben says:

          Mundet nje delenxhi llum si puna jote mos te ishte rilindas?????

  2. shqiptari i ilirise says:

    Pastaj i thonë Ramës njerëzit pse nuk çove Saliun në burg!
    Më këta prokurorë dhe gjyqtarë që kanë dalë nga brekët e Saliut,ai do dilte i pafajshëm dhe dosjet do i mbylleshin njëherë e përgjithmonë.Siç mbyllën dosjen e Rrugës së Kombit,Gërdecin,21 Janarin e tj e tj.
    Saliu dhe Luli atë donin që Rama ti padiste.Pastaj do ta linin bythën me Reformën.Siç po fillojnë ta tallin.

  3. shqiptari i ilirise says:

    Pastaj i thonë Ramës njerëzit pse nuk çove Saliun në burg!
    Më këta prokurorë dhe gjyqtarë që kanë dalë nga brekët e Saliut,ai do dilte i pafajshëm dhe dosjet do i mbylleshin njëherë e përgjithmonë.Siç mbyllën dosjen e Rrugës së Kombit,Gërdecin,21 Janarin e tj e tj.
    Saliu dhe Luli atë donin që Rama ti padiste.Pastaj do ta tallnin bythën me Reformën.Siç po fillojnë ta tallin.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Thote prokuroria: Qe nuk ka objekt (para) qe e vertetojne kete gje.. Po mire mor sharlatane kur arrestojne kapo mafiash dhe banda trafikantesh me leke ne xhep i kapin apo me trasta cash ne shtepi ?!?! Po p’se duhet te shihen stoqet e cashit ta besh tjetrin fajtor ?? Ashtu askush nuk arrestohet.. Si mund te mbyllet kjo ceshtje me nje te rene te lapsit. Hajde de me Rrugen e Kombit se u hodh ca llac, por kjo eshte vjedhje e paster pa asnje produkt per interesin publik.. Ky ka firmosur ne nje dokument qe ka pasur perpara syve me 3 depozita. Njeren e pranoi ashtu sikur tha dhe Baze pranoj dhe shumat e tjera ne televizjon me donacjone.. Ky eshte FAKT qe ai eshte i vetedijshem DUKE FIRMOSUR dokument me depozite shumash.. C’fare ka per te investiguar.. Ne perendim te arrestojn dhe gjyqin e ke aty duke te arrestuar sepse eshte ashiqare si hajduti i kapur me presh ne duar.. C’fare do investigosh firmen e tij apo kishte cash me vete kur firmosi ai apo jo ?!?! C’po ndodh keshtu ?!?! A doni ndryshim ne sistemin politik apo jo ?!?! Duam te hym ne BE ?!?! P’se kshu do hyni kur ka prova TE PAKUNDERSHTUESHME dhe talleni me publikun duke e bere sistemin e drejtesise akoma me qesharak se sa eshte ?!?! Po sheh Europa.. DAMN IT !!!!

  5. Jimi says:

    Eshte e domosdoshme, qe me keto veprime, ose me mire mosveprime te qellimshme, keta bandit prokuror, sivellezer te atij qe u plagos ditet e fundit, te kalojne per ndjekje penale, si bashkpuntore te Lulzim Bashes, ne krimin e pastrimit te parave te pista! Ne te kundert mos prisni te kete drejtesi ne kete vend.

  6. pato says:

    O Mero ne te semes te shkoje Ristan pijaneci dhe te gjithe te tjeret qe pasi gelltisin corben e prishur vjellin gjithe jeten.. Edhe ky Ristan pijaneci ka gelltit aq shume sa nuk do i dale kohe te vjelle. Ky qe qeshte kur vidhte votat diten me diell sot ja kane fut te tijet. Dihet qe PD eshte nje grup i organizuar kriminal dhe vetem te jesh qorr e shurdh qe mos te kuptosh veprimet e tyre. Sot e hengri Ristani per parate Ruse ndersa dje per Babalen e hengri Salianj debili. Tani prit kur ti vij rradha dhe te birit te Balliut.. Edhe keta shpetuan se ka edhe me keqe si pershembull aksident makine apo me keqe te te nxjerrin ne prite te pabeset.

    Asnje meshire o Mero dhe JO mos ki merak Basha nuk shpeton dot, hetimet ne Amerike ende vazhdojne.

  7. Te gjith ne kete vend jane te paster says:

    Hajdari matajt doli i paster nga vetingu,dhe ky ja con dosjen hajdares se azemit dhe lulashi bredh hajdar me hajdar dhe i paster ose i lar

  8. PPP says:

    Robt e shpise prokuroreve Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako. Felliqesria Putiniane. Robt edhe shefave te tyre dhe kush eshte ne krye te vetingut qe i lejon keta parazite te behen mbroje e politikaneve kriminele.

  9. Arturi says:

    Këtu po ikin miliardat me PPP e do shikoni në 2022-2024 po nuk plasi ndonjë luftë civile, ju hiqni vëmendjen me cilat e Lulit dhe 650mije € . Për ato milionat e unazës që do jepeshin offshore nuk u tha asgjë , i mori lumi hetimet.. ju dhe gazeta si ju jeni kriminelat me të rrezikshëm se bëni diversion e hiqni vëmendjen nga hallet reale e kur Shqipërisë t’i ndodhë gjëma pas disa viteve ju do hidhni gurin e do fshihni dorën . Këtu do jemi e do komentoj serish si emigrant që jam .

  10. Titi says:

    IK O MERO SE JE KATANDISUR ME KEQ SE FARI BALLIU.

  11. Alban says:

    Le te flasin faktet….

    KY DI VETEM TE KERKOJE PUSHTET NE TAVOLINE E MILIONAT NEN SURDINE!

    SHKURT- Ky p….jeshke mashkull kerkon dhe lufton per qofte tek daja…
    Apo… apo

    Kujtese

    A MUND TE QEVERISE KJO MAFIA QE VJEDH EDHE SHTEPINE E VET POLITIKE !?

    A MUND TA LUFTOJNE KRIMIN KRYEKRIMINELET E SHQIPERISE APO …

    … KUR KRYEKRIMINELET E KRYEHAJDUTET E SALI BABES CIRREN “KAPENI HAJDUTIN APO…APO…

    A MUND TE KRIJOJE ANTIMAFIA KJO MAFIA QE VJEDH VOTAT EDHE SHTEPINr E VET POLITIKE !?

    From: Alban Dega
    Date: July 25, 2017 at 12:47:46 PM EDT

    – Vjedhja mbi e nen tavoline e PDSH-se

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kam vetem disa pyetje logjike per shqiptaret kudo ne Bote:
    1 – A mund te krijoje nje qeveri Anti-Mafia kjo “Bande Gangsteresh”e “kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “, sipas “The Times” e “Independent”te Londres ne shkurt 1997 dhe “The New York Times” te 15 marsit 2008, epitete qe nuk i kane perdore as per Kim Jong Unin e Enver Hoxhen…, me Sali Berishen ne krye, qe e rrenoi te pakten 13 here, qe e zhberi e beri Gerdec e Otranto shtetin shqiptar, qe i plackiti dhe vodhi , genjeu e vrau ne 13 vjet Salikraci me shume shqiptare se ish- diktatura komuniste ne 46 vjet !?

    2 – A mund ti vihen melcite ne qafe per ti ruajtur ketyre ujqerve e kucedrave krimi e korrupsioni qe na bene gazi i Botes me kusarine e vrastarine e tyre perbindeshe me Kryeprokuhora me diploma te falsifikuara e kryegjyqtare qe shesin blejne drejtesi si te ishte prona e tyre !?

    3- A mund tu besohet kenges se Sirenave dhe vajtimeve te kukumjackave ala Monika Kryemadhi e Like Floriri, ala Lulezim Basha e Sali Berisha qe qajne e vajtojne per rreth 100 mije shqiptare qe kane marre rrugen e kurbetit ne 4 vjetet te qeverisjes Rama- Meta- Vasili…kur jo 100 mije por 1.6 milione shqiptare , gati gjysma e popullsise totale te Shqiperise u detyruan te emigronin ne 13 vjetet e qeverisjes Berisha per shkak te Kuotes, Zero, Cekut te Bardhe e Ligjit 24 te Sali Kadafit qe i ndante shqiptaret ne te nenes dhe ne te njerkes … !?

    4- A mund tu besohet ketyre kryebanditeve e kryemafiozeve qe me sundimin e tyre, me politiken e tyre antishqiptare e antipopullore ia bene Shqiperise ate qe nuka ia ka bere asnje pushtues i huaj qe nga Roma e Greqia e Lashte, qe nga Bizanti e zaptimi otoman, qe nga barbaria e copetimi serb e grek i trojeve shqiptare, qe nga pushtimi nazifashist e deri tek terroristet e Aleksander Rankovicit e Sllobodan Milloshevicit, Venizellosve e Zerves. Ia kane bere Shqiperise hyjnore nga bukuirite, perrallore nga pasurite, fantastike nga klima e hijeshia njerezore shqiptare ate qe as hordhite barbara te Cincizkhanit nuk do tia kishin bere ! Lanet!

    5- A mund te drejtoje qeveri antimafia kjo Mafia qehajai i se ciles Lulezim Basha vodhen me ze e me figure votat e votuesve te vet qe votuan 4- 5 here per kryetarin de jure te kryetarit de facto te PDSH-se Sali Berisha me 23 korrik 2017 dhe perjashtoi nga konkurimi e ndoshta edhe nga jeta Sokol Olldashin ne 2013- en !
    Cfare nuk ben Mafia !?
    6-A mund ti besohet qeverisja e nje shteti nje hajduti me cizme te 600 milione eurove te Autostrades se Kusarise se Kombit qe vodhen edhe familjen e shtepine e vet politike PDSH- ne, qe ua vodhi Sali Berisha me koburen e Azem Hajdarit mbi tavoline dhe ndihmen e Milloshevic Rajersonit nen tavoline ne janarin e vitit 1991 !?
    Mendoni pergjigjet e ketyre pyetjeve para se te ndiqni kete “Bande Gangsteresh” e “kete Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” ne theqafjen e cmendurine, ne panikun dhe lemerine nga Vetingu dhe Reforma ne Drejtesi qe do tua konfiskoje jo vetem pasurite e vjedhura por edhe lirine e abuzuar ne kurriz e ne dem te shqiptareve e shtetit shqiptar! Sipas burimeve teper konfidenciale kjo bande eshte duke u instruktuar nga operative te RIA-s, DIA-s… etj.
    Vigjilence!
    Syceltesi shqiptare kudo jeni !

  12. ALBAN DEGA says:

    Opinione

    MOS E BENI ATE GABIM….!?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Mos arrestoni asnje prej Kapove te Mafias politiko- familjare te Berishes para Reformes ne Drejtesi!
    A mundet qe kryprokuhora si Adriatik Palla dhe ai i krimeve te renda Besim Hajdarmataj te nenshkruajne urdher- arreste per Sali Berishen, kryebosin e bosit te tyre Bujar Perishani!?
    Kurrsesi.
    A mundet qe Gjin Gjonet e KLD-se dhe Fatmira Hajdarajt e Plepave, Arjana Fullanet e Tom Ndrecajt, Aliajt e Zagarnjoret … e Luigjit te 14-te te ndeshkojne Padrinon e Mafias vrastare e kusare te Shqiperise!?
    Asesi .
    Vetem pasi te pastrohen halet e antidrejtesine shqiptare duhet te filloje spastrimi dhe ndeshkimi I kryehaleve te politikes shqiptare, I Kryekrimineleve te Shqiperise Berisha, Basha, Mediu, Bode, Imami, …. Gjingjonet Llalla, Zagarnjori, Nishani, Hajdarmataj e Corp. e krimit e antidrejtesise shqiptare .

    PS:

    A e dini vellezer e motra shqiptare se as gjysma e prokuroreve dhe gjykatesve te sterkorruptuar kane dhene doreheqjen ose jane spastruar deri tani nga OMN dhe KPK – ja per shkak te zvarritjes absurde te Reformes ne Drejtesi dhe Vetingut qe po ecin jo me hapin e breshkes por me ritmet e zbarritjes se kermillit per shkak te pengesave, minave me sahat, trazirave dhe dhunes e komploteve te kryebanditeve e kryekrimineleve te SaLikekracise !
    Ngadale ngadale shkohet larg por nuk mberrin kurre thone italianet !
    Avash avash behet shelegu dash thone turqit !
    As gjysma e tyre nuk kane kaluar ende ne siten e tyre !
    Vetem pasi te pastrohen organet e antidrejtesine shqiptare duhet te filloje spastrimi dhe ndeshkimi I kryepeshqeve te politikes shqiptare, i Kryekrimineleve te Shqiperise Berisha, Basha, Mediu, Bode, Imami, …. Gjingjonet Llalla, Zagarnjori, Nishani, Hajdarmataj e co…
    Gjykata Administrative vazhdon te marre vendime ne kundershtim te plote me ligjin.
    A e dini pse !?
    Sepse 75 per qind e gjyqtareve te saj kane pasuri dhe para te pajustifikuara me pagat qe marrin !?
    Pra kane vjedhur dhe jane te korruptuar nga koka tek kembet dhe vazhdojne avanzin e SaLikekracise !?
    Nuk kane pse te paguajne gjoba kusaresh juridike per kusaret politike qe i nxjerrin te pafajshem sepse kryprokuhorat Llalla dhe Hajdarmataj “harrojme te apelojne” vendimet e tyre, sic ndodhi me Agim Shehun, me Ndrea Prendin, me Ardian Fullanin e co. e mijera te tjere.
    Ndaj shteti i varferuar e sakatuar shqiptar per 100 vjet, paguan 3 e 4 rroga per nje vend pune ne administrate nga vendimeve te Gjykates Administrative SaLukekratike!
    Me gjeni nje shtet tjeter ne Bote ku ndodhe nje dukuri e tille ne sherbim te kamikazeve dhe mercenareve te SaLike Floririt me diploma Plepash e Kristalesh, Vitrinash …. e Akademive te Vicidolit !
    Cfare mund te beje Edi Rama qe e rrrezikoi kater here karriken e qeverisjen e tij per Reformen ne drejtesi!
    Te beje kyegjykatesin Suprem Saleh Ramollah Berishen, Bujar Jarismsn Nishanin apo Like Mona Floririn!?
    Enough it’s enough, thone vellezerit tane amerikane!
    … Boll me!
    Ndaj mos e beni ate gabim ! From: Alban Dega
    Date: June 25, 2016 at 1:54:39 PM EDT

  13. On says:

    Objekt I hetimit Shqiptar eshte vetem 25000….te tjerat normalisht u takojne Britanikeve e Amerikaneve….

  14. Debatik says:

    Per memedhene per memedhene vraponi burra nuk ka me prit

  15. kontabilisti says:

    Keta prokurore, jo vetem qe jane te papafte, (edhe korrupsioni u ka ka erresuar ndergjegjen), paaftesia e tyre eshte aq e dukeshme sa edhe nje fakt qe tregon hapur mashrimet e bashes per 650,000 Euro nuk eshte hetuar. Pasi ne rastin konkret Luli i PD-se se ka bere deklarrime kontradiktore nje here kjo shume deklarohet se perbehet nga donacione te shqiptareve te Amerikes dhe jane xhiruar direkt ne llogarine e Nick Muzin dhe nje here tjeter deklaron se keto te ardhura jane deklaruar ne bilancin kontabel te PD. Ne fakt sipas bilanncit kontabel te dorezuar ne KQZ nuk rezulton te jete deklaruar donacioni ne vleren prej 650,00 euro. Kaq do mjaftonte qe keta dy prokurore te hetonin dhe te formulonin aktAkuzene fshehje dhe pastrim parash, dhe jo fallcifikim se nuk gjen asnje fakt qe luli te kete fallcifikuar, pasi ka lidhur nje kontrate dhe nuk ka respektuar kushet e saj duke kryer pagesa te padeklaruara, te cilat perbejne objekt fallcifikimi dhe fshehje te te ardhurave nga ky subjekt juridik politik.

  16. Drini says:

    Eshte nje loje e perbashket e te dyja partive.
    Demokratet (Basha) duan te shpetojne Bashen dhe socialistet tremben se po doli Basha ne gjyq na mer lumi i SPAK-ut te gjitheve.

  17. Tani says:

    Perralla per budallenjte fanatike te Rilindjes me te cilet Mero tall rrushin.

  18. Likja says:

    O Mero pse derdellitni kot kur sjeni te zot te nxirrni te verteten e te denoni ne emer te ligjit.
    Nese gjykatat dhe prokuroret jane akoma te Sales pse denoncojne..!
    Rrini urte se kur te vijne ne pushtet do te fusin dhe ty ne burg se jane te zot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje