PD: Akuzat për lobim rus nuk qëndrojnë, u sajuan nga Rama. Të merret i pandehur Rama, jo Basha

8 Nëntor 2019, 18:06Politika TEMA

Partia Demokratike ka dalë me një reagim në lidhje me akuzat e Prokurorisë së Tiranës për Lulzim Bashën, Arben Ristanin dhe financierin e PD, Ilir Derivshi.

Sipas PD, Prokuroria pranoi se akuzat për lobim rus nuk qëndrojnë dhe se ato akuza u sajuan nga Edi Rama.

“Sot prokuroria vendosi pushimin e akuzës qesharake që e stisën dhe e përdorën për të goditur kundërshtarin politik sipas një strategjie të miratuar nga zyra e Edi Ramës.

Pasi u keqpërdorën duke akuzuar zyrtarët e Partisë Demokratike për pastrim parash dhe përdorim të parave ruse, prokuroria sot u detyrua të pranojë se këto akuzave të stisura nuk qëndrojnë.

E vërteta është se ishte Partia Demokratike që i kërkoi Prokurorisë hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të financave dhe shpenzimeve të saj, e bindur se ka vepruar në përputhje të plotë me ligjin.

Partia Demokratike ka deklaruar që ditën e parë se kjo akuzë u sajua nga Edi Rama për të zhurmuar skandalet korruptive të Qeverisë së tij dhe lidhjet me krimin e organizuar.

Sot u vërtetua se nuk ka patur kurrë asnjë hetim në SHBA as ndaj Partisë Demokratike, as ndaj kompanisë së lobimit, as ndaj ndonjë zyrtari të Partisë Demokratike. Ajo ishte një sajesë e Edi Ramës, për të fshehur një tjetër hetim që po zhvillohej në SHBA.”, thuhet në reagimin e PD.

Në njoftimt thuhet se Partia Demokratike vlerëson faktin që pas 2 viteve të mbajtjes së kësaj çështje të hapur për qëllime propagande qeveritare, çështja është dërguar në gjyq.

“Tashmë shqiptarët do të kenë mundësi të njihen me dokumentet e plota, në seanca gjyqësore të hapura dhe transparente, ku do të provohet se Partia Demokratike ka bërë transparencë të plotë të financave të saj dhe ka deklaruar në përputhje me ligjin çdo shpenzim të kryer”, thotë PD.

PD thotë se në SHBA ka patur vetëm një hetim që lidhet me Shqipërinë dhe që ka përfunduar me dënimin e të paktën 2 personave, mbi financimin e paligjshëm të Edi Ramës.

“Edhe pse faktet janë bërë publike, edhe pse është depozituar kallëzim penal nga opozita, edhe pse dosja e drejtësisë amerikane është e plotë, edhe pse avokatët e personave të dënuar deklaruan që kanë vepruar për llogari të Edi Ramës, prokuroria shqiptare nuk ka kryer asnjë veprim.

Prokuroria e kontrolluar prej Edi Ramës, as ka nisur hetime dhe as ka marrë të pandehur Edi Ramën për financim të paligjshëm, edhe pse ky fakt është provuar tashmë nga drejtësia”.

Sipas PD, “ndërkohë që partnerët strategjikë bëjnë thirrje për reforma që forcojnë pavarësinë e institucioneve, drejtësia e kontrolluar nga Edi Rama, nuk heton krimet dhe korrupsionin qeveritar, mbyll sytë përpara lidhjeve të krimit me politikën, dhe sajon akuza kundër kundërshtarit politik të Edi Ramës.”

3 komente në “PD: Akuzat për lobim rus nuk qëndrojnë, u sajuan nga Rama. Të merret i pandehur Rama, jo Basha”

  1. Zigur Qarri says:

    Ne kete situate pa shprese te drogaxhiut Edvin Escobar D’Rama,duhet te perbalti patjeter dikë,qe te largoje vemendjen nga
    zullumet pa fund te tij.Gjashtë vite qeverisje vetem me mashtrime!Beson vertete drogaxhiu,se kjo eshte menyre me e mire
    per ti shpetuar burgut?!Fundi i Edvin Escobar D’Rames eshte vetvrasja,si vetmja menyre per te shpetuar Familjen e tij.

  2. topi says:

    Ju lerofsha ropt ju te PD bashk me Ramutin mut jeni te dyja

  3. rexha 10 says:

    RAMA DO TE DENONCOJE PD NE PROKURORI ,DHE CESHTJA DO TE MBYLLET SI NJE FLLUCKE SAPUNI.PASTAJ FILLOJNE MESAZHET TE KAME PER TE BERE NJE NDERE ,SE ME BERE NJE NDERE.TAMAM SI FLORIRI ME BAFTJARIN,NE KOHEN E DRITAN PRIFTIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje