Prapaskena: “Jeni hale”, Allan goditi me shuplakë djalin e presidentit të Napolit!

Revolta e Napolit duket se ka nisur nga përplasje e fortë mes brazilianit Allan dhe Edo De Laurentiis, djali i presidentit Aurelio dhe zëvendës president i klubit.

Një audio-mesazh “whatsapp” i shpërndarë ditën e djeshme tregon se si lindi gjithçka.

Pas barazimit me Salzburg, Edo De Laurentiis ka hyrë në dhomat e zhveshjes dhe në dërrasën ku trajneri Ancelotti shkruan skemat ka shkruar “jeni të gjithë hale!”.

Magazinieri u mundua ta fshinte në kohë, por lojtarët e kishin lexuar dhe mes tyre edhe braziliani Allan, që ia referoi të tjerëve.

Këtu lindi ideja për të mos shkuar në grumbullim siç ishte vendosur. Edo De Laurentiis ka vazhduar debatin e ashpër dhe u ka thënë lojtarëve “nuk keni b**e! Hypni në autobus shpejt!”.

Allan e ka goditur me shuplakë dhe kanë ndërhyrë Milik dhe Llorente për të ndarë palët dhe për të rikthyer normalitetin.

Insigne ka ndërhyrë duke i thënë: “Ne në grumbullim nuk shkojnë. Do të ikim në shtëpi tani!”. E gjitha në sytë e Ancelottit dhe stafit të tij të shtangur.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Prapaskena: “Jeni hale”, Allan goditi me shuplakë djalin e presidentit të Napolit!”

  1. BK says:

    Po te isha lojtar, nuk do ta vishja me ate fanele.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *