Revista franceze: Enver Hoxha, një djalosh i bukur, bridhte pas femrave dhe dashuriçkat e tij, ishin një faktor

Memorie.al sjell kujtimet e panjohura të Sadik Premtes, ish-kryetar i Grupit Komunist të të Rinjëve dhe njërit prej themeluesëve të PKSH-së, të botuara në revistën “Le drapeau du socialism” që nxirrte Internacionalia e IV-të Komuniste në Francë, dhe në dy nga numrat e saj të vitit 1988, redaksia ka botuar kujtimet e tij me titull “Enver Hoxha një shitës duhani” dhe nëntitull “Kujtime të Sadik Premtes, një komunist shqiptar”. Këto kujtime janë përgatitur nga gazetari Maurice Najman, duke i paraqitur ato pak a shumë në formën e një interviste…

Nga Dashnor Kaloçi

Gjatë gjithë periudhës që Sadik Premtja qëndroi në Francë, prej vitit 1946 e deri sa ndërroi jetë në 7 prillin e vitit 1991, ai pati një jetë aktive në angazhimet politike si anëtar i Partisë Komuniste Franceze dhe gjithashtu si kryetar i Internacionales së IV-të, Komuniste për seksionin shqiptar. Si rezultat i kësaj, ai herë pas here botonte dhe artikuj të ndryshëm në revistën “Le drapeau du socialism” që nxirrte Internacionalia e IV-të Komuniste dhe në dy nga numrat e kësaj reviste të vitit 1988, redaksia e saj ka botuar kujtimet e Sadik Premtes me titull “Enver Hoxha një shitës duhani” dhe nëntitull “Kujtime të Sadik Premtes, një komunist shqiptar”.

Këto kujtime janë përgatitur nga gazetari Maurice Najman, duke i paraqitur ato pak a shumë në formën e një interviste. Ndërsa periudha e botimit të tyre disa vjet pas vdekjes së Enver Hoxhës dhe kur në Europën Lindore po fillonin ndryshimet politike, me shumë gjasa ka të bëj me faktin se ai nuk ka dashur që t’ju sillte pasoja të mëtejshme familjarëve dhe të afërme që kishte lënë në Shqipëri. Siç do t’i shikojmë më poshtë në këtë kapitull të librit, kujtimet e Sadikut, janë me shpjegime nga ana e redaksisë së revistës dhe që në fillim të tyre flitet për Enver Hoxhën, duke e cilësuar atë “shitës duhani”. Lidhur me këtë aty shkruhet:

“Tregimi që po botojmë më poshtë është një dëshmi thelbësore kundër shtrembërimit të historisë së lëvizjes komuniste në Shqipëri. Shoku ynë, Sadik Premtja, tregon se  çfarë ndodhte, në vitin 1941, gjatë Luftës Antifashiste Nacional -Çlirimtare, u krijua Partia Komuniste Shqiptare, një prej themeluesve të së cilës ishte ai vetë dhe, se si, që prej fillimit, kjo lëvizje ishte pre e gangrenës staliniste, gjë që i dha mundësi shitësit të duhanit, Enver Hoxha, të shtinte ne dorë pushtetin”.

Më poshtë kujtimet e Premtes vazhdojnë me një kronologji të jetës dhe veprimtarisë së tij, duke filluar që nga fshati i tij i lindjes, Gjormi, familja dhe të afërmit, shkolla Teknike Amerikane e Fultz-it në Tiranë, njohja me idetë komuniste, aderimi në Grupin Komuniste të të Rinjëve, mbledhja themeluese e Partisë Komuniste Shqiptare, kontraditat me Enver Hoxhën dhe lufta që ai i bëri për ta eliminuar fizikisht gjatë periudhës së Luftës në vitin 1943-’44, duke i përmbyllur ato me atentatet që iu bënë Sadikut nga ana e Zbulimit Shqiptar në bashkëpunim me ambasadën shqiptare në Paris, etj etj. Gjëra të cilat do t’i shohim të zgjeruara ashtu siç i ka botuar revista franceze organ i Internacionales së IV-të Komuniste duke i dhënë ato të plota dhe pa asnjë shkurtim.

Enver Hoxha, një shitës duhani

Kujtime të Sadik Premtes

Një komunist shqiptar

Tregimi që po botojmë më poshtë është një dëshmi thelbësore kundër shtrembërimit të historisë së lëvizjes komuniste në Shqipëri. Shoku ynë, Sadik Premtja, tregon se  çfarë ndodhte, në vitin 1941, gjatë Luftës Antifashiste Nacional- Çlirimtare, u krijua Partia Komuniste Shqiptare, një prej themeluesve të së cilës ishte ai vetë dhe, se si, që prej fillimit, kjo lëvizje ishte pre e gangrenës staliniste, gjë që i dha mundësi shitësit të duhanit, Enver Hoxha, të shtinte ne dorë pushtetin…

Gjormi ishte një fshat tipik i Shqipërisë së para luftës. Me ca baraka druri përqark xhamisë dhe një farmacie, jeta e vështirë e fshatit mbahej në këmbë me një bujqësi malore. Tagrambledhësi ishte e vetmja prani e dukshme e shtetit, nëse mund ta quajmë kështu atë gjoja administratë, që feudalet kishin ngritur nëpër fshatra, para se në fillim të viteve 1920, një e ashtuquajtur qeveri qëndrore të arrinte bashkimin kombëtar, nën kujdestarinë e një Republike sa jetëshkurtër aq edhe të ngathët. Këtu kam lindur unë, në janar të vitit 1915. Si gjithë banorët e Gjormit dhe si 80% e banorëve të Shqipërisë, prindërit e mi, familja ime, ishin fshatarë të varfër, pronarë të një copë toke të vogël, të disa dhënve e dhive.

Thuajse si gjithë të tjerët edhe ne ishim myslimanë, por nuk ndiqnim shartet e fesë as gjatë muajit të Ramazanit, kur vetëm gjyshja ime agjëronte. Bile të rinjtë talleshin me “ata pleqt”, që shkonin në xhami. Gjithë rininë time e kam kaluar në këtë fshat, i izoluar nga çdo gjë, pa asnjë të dhënë për botën, pa radio, pa gazeta. Jetë politike? As që ia dinim kuptimin kësaj fjale. Shqipëria në atë kohë nuk e dinte fare se ç’ishin partitë politike. Zgjedhje bëheshin në kohën e Republikës, kur duheshin zgjedhur deputetë për në Parlament. Në fakt ishte fjala për një sistem të tërthortë. Nëpër fshatra zgjidhej “kolegji zgjedhor”.

Pjesëtarët e tij, pastaj, zgjidhnin anëtarët e Parlamentit. Një kushëriri im ishte zgjedhur për të përfaqësuar fshatin tonë. Po pse zgjodhën atë, nuk më kujtohet. Me sa mbaj mend, politika, programet politike, të drejtat e njeriut, e të tjera si këto, as që hynin fare në këtë mes. Ai ishte marrë vesh me një kandidat për deputet se do t’i jepte votën, nëse i premtonte se do t’i siguronte një bursë studimesh në Institutin Teknik të Tiranës, një kushëririt të tij të ri. Eshtë kështu që pas katër vjet studimesh në Vlorë, unë munda të nisem për në kryeqytet. Në atë kohë, Ahmet Zogu, mbreti i ardhshem i vendit ishte një pronar tokash, familja e të cilit jetonte në malësi, si edhe ministër i Brendshëm i qeverisë republikane, president i së cilës ishte patriarku ortodoks i vendit, Fan Noli. Fan Noli njihej si shkrimtar dhe si përkthyes i Rubairave të poetit Persian Omar Khayyam, veçori karakteristike e të cilave ishte vënia në dyshim e ekzistencës së Zotit.

Në vitin 1923 Zogu organizoi një kryengritje kundër Republikës. Fan Noli iu përgjigj duke i bërë thirrje popullit të ngrihej në këmbë. Në atë kohë të gjithë ishin të armatosur; nuk kishte ushtri të rregullt, vetëm disa milicë në shërbim të feudalëve. Lufta civile u zhvillua me shpejtësi, duke e detyruar Zogun të strehohej në Jugosllavi, ku u prit me dashamirësi nga monarkistët dhe grupe të Ushtrisë së Bardhë, me të cilët ai edhe u lidh. Fan Noli, si shumë intelektualë të rinj shqiptarë, nuk e fshihte simpatinë e tij për Revolucionin e Tetorit. Në vitin 1924 ai kërkoi që Parlamenti shqiptar të mbante një minutë heshtje për vdekjën e Leninit. Kjo shqetësoi vëndet përreth, sidomos Jugosllavinë, e cila, që nga ai çast nuk kurseu mbështetjen e saj për komplotin monarkist kundër Republikës Shqiptarë. Në këtë mënyrë Zogu, me ndihmën e rusëve të Bardhë, mundi të ngrejë në këmbë një ushtri të rregullt, me të cilën pushtoi Shqipërinë. Lufta e re civile zgjati rreth tre muaj. Por ç’mundet të bënin fshatarët e paarmatosur si duhet, kundër ushtrisë së mirëorganizuar të Zogut?

Me shpejtësi mbrojtësit e Republikës u thyen. Fshatarët nuk e kuptonin përse Fan Noli duhet të lidhej me feudalët republikanë, gjë që e pengoi t’i japë luftës civile një përmbajtje sociale. Pas humbjes republikanët mërguan në Itali dhe në Francë, kurse Zogu u emërua president i Republikës, para se të shpallej nga Parlamenti, mbret i vendit, nën emrin Zogu i Parë, mbret i shqiptarëve. Nga ky çast u krijua diçka që i ngjante një shteti “modern”, me ushtri, me polici, e kështu me radhë, por pa ndonjë ndryshim të madh në jetën e një milion shqiptarëve, që mbetën gjithmonë larg rrymave të mëdha të mendimit, pa jetë politike, pa sindikata.

Shumica e shqiptarëve fshatarë të mjeruar, 80% analfabetë. Jeta ime e ndërgjegjshme nisi kur erdha në Tiranë. Atëherë kryeqyteti ishte një qytet fare i vogël, një qytezë fshat, si të thuash, me nja 30 mijë banorë, që mbaheshin gjallë me pazaret, ku fshatarët e zonave përreth, dy herë në javë lejoheshin të shisnin mallrat e tyre. Deri në vitin 1934 bëra atë jetën pa problemë të një studenti me bursë. Por atë vit gjërat ndryshuan. Policia mbretërore zbuloi një komplot republikan dhe arrestoi nja njëzetë intelektualë e tregtarë, të cilët, pas disa kontakteve të dyshimta, kishin menduar se mund ta bënin për vete ushtrinë. Të paorganizuar mirë dhe pa një program të qartë, ata u zbuluan, apo u denoncuan shpejt.

Dy nga kushërinjt e mi ishin përfshirë në këtë komplot pa të ardhme. Njëri prej tyre mundi të ikë në Greqi. Tjetri u arrestua dhe u dënua me vdekje. Revolta ime kundër monarkisë fillon menjëherë pas kësaj ngjarjeje. Në institut të gjithë studentët flisnin për “çështjen”, edhe pse, në përgjithësi, as që e kishin idenë se cili ishte thelbi i çështjes. Duke u ruajtur me shumë kujdes nga spiunët e panumërt të Mbretit, që vërtiteshin gjithandej, fillova përpjekjet për të kontaktuar me të rinj, që, sikurse unë, donin “të bënin diçka”.

Kështu, një ditë u njoha rastësisht me disa studentë që më dhanë një broshurë të shkruar nga Kropotkinë. M’u duk sikur bëra një zbulim. Zbulova botën me një gëzim të madh, që më habit edhe sot kur e mendoj. Leximi i kësaj broshure më bëri të vendos vërtet të hyj në luftë. Por atëherë kjo për mua sikur nuk kishte ndonjë domethënie të madhe, se nuk dija çfarë të bëja. Në këtë kohë u njoha me Anastas Lulon. Edhe ai ishte student i Institutit. Ishim takuar ndonjëherë. Por nuk e dija që ishte komunist. Ai më kishtë zbuluar. I njihte ndjenjat e mia antimonarkiste.

Në atë periudhë, një republikan bëhej shpejt komunist. Anastasi ishte pjësë e një fraksioni të një prej tre grupevë komuniste të vëndit. Shqipëria, atëherë, ishte i vetmi vënd i Evropës që nuk kishte parti komuniste, qoftë edhe në ilegalitet. Kishte disa grupe të vogla të ngritura më tepër mbi baza sentimentale, sesa teorike. Secili prej tyre e mbante vetën si e vetmja “parti e vërtetë”, megjithëse gjeografikisht baza e tyre kufizohej thjesht në një qytet apo krahinë. “Grupi i komunistëve shqiptarë”, të cilit i përkiste Anastas Lulo, ishte formuar në Moskë më 1928 dhe ishte njohur nga Internacionalja Komuniste. Quhej grupi i Korcës, nga emri i qytetit ku ishte vendosur. Enver Hoxha, asokohe shitës duhani, ishtë një nga drejtuesit e tij.

Anastasi më shpjegontë marksizmin, mënyrat e shfrytëzimit të shoqërisë, luftën e klasave, karakteristikat e feudalizmit… Ai më fliste shumë për Bashkimin Sovjetik, për Revolucionin e Tetorit… Ne filluam të rekrutojmë disa studentë, gjimnazistë, bile edhe vajza nga Instituti i Femravë i Tiranës. Shpejt ne u shtuam dhe u ndamë në celula, në fillim me tre e më pas me pesë veta. Veprimtaria jonë përqëndrohej në problemet e formimit dhe të edukimit politik. Ne botonim libra, duke përkthyer në shqip veprat kryesore të Marksit, Engelsit, Leninit dhe bile të Trockit. Nga ky i fundit kemi botuar edhe disa shkrime me karakter ushtarak, pa e ditur në fakt se ato ishin ndaluar. Deri në vitin 1939 ne nuk kishim lidhje me grupet e tjera komuniste, as ndonjë veprimtari të vërtetë politike.

Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 prill 1939 e ndryshoi situatën. Në prag të pushtimit banorët e Tiranës u mblodhën vetvetiu para Pallatit të Mbretit duke kërkuar armë për të luftuar trupat fashiste. Një ministër doli në ballkon “për të folur në emër të mbretit”. Ai tha se “Mbreti ishte gati të dilte vetë në mal për të luftuar fashizmin”, por “populli duhet të kishte durim“. Ndërsa disa forca të ushtrisë e disa qindra civilë, përpiqeshin të përballonin me dëshpërim përparimin e ushtrive të Musolinit, Mbreti përgatiste valixhet, duke mbledhur pasurinë që kishte e ia mbathi për në Greqi, Britaninë e Madhe, Francë, Egjipt e me radhë.

Pushtimi krijoi menjëherë për ne një terren të përshtatshëm për të rekrutuar anëtarë të rinj. Problemi ynë i vetëm atëhërë ishte të organizonim sa më shumë njerëz, të formonim kuadro, të zgjeronim përhapjen e grupit, në përgatitje të një rezistence të armatosur. Militantët tanë më të përgatitur u dërguan në zona të ndryshme për të bërë propagandë kundër pushtuesve dhe për të krijuar bërthama rezistence. Më kujtohet që gjatë  këtyre muajve, të kem kaluar në këmbë të gjithë fshatrat e rrethit të Vlorës. Kur mbërrita në një fshat, kërkova së pari të takoj kryeplakun e fshatit, të cilit i shpjegova gjëndjen dhe i kërkova të thërriste në mbledhje banorët e fshatit. Kur njerëzit u mblodhën, mora fjalën duke dënuar pushtimin fashist dhe duke bërë thirrje për rezistencë kombëtare.

Në fund të mbledhjes, zgjodhëm një këshill të çlirimit kombëtar, i cili, ndër të tjera, kishte për detyrë të rekrutonte të rinjt më luftarakë e të gatshëm për të rrokur armët. Por gjithë kjo veprimtari rëndohej nga ndarja e grupeve komuniste. Ne kishim disa kontakte me njëri-tjetrin dhe, herë pas here, botonim së bashku trakte dhe proklamata. Pas hyrjes në luftë të Bashkimit Sovjetik, në qërshor të vitit 1941, ne na shkuan kot përpjekjet për afrimin e Grupit të të Rinjve, me atë të Shkodrës dhe të Korçës, për themelimin e një partie komuniste të unifikuar. Atëherë, përmes disa shokëve tanë që banonin në Kosovë, provincë shqiptare e Jugosllavisë, kërkuam arbitrazhin e komunistëve jugosllave. Në atë kohë u njoha me Enver Hoxhën. Në atë periudhë ai ishte rreth 35 vjec dhe njihej fare pak. Ishte një drejtues i kategorisë së tretë apo të katërt. Ishte shumë i fryrë.

Hiqej si intelektual, është e vërtetë që kishte studjuar në Universitetin e Montpëllier, në Francë (ca thonë për drejtësi, ca për letërsi), pasi kishte mbaruar liceun francez në Korçë. Babai i tij ishte një tregtar i pasur nga Gjirokastra. Sipas legjendës, ai u hodh në luftë në moshë fare të re dhe pasi kreu shkëlqyeshëm studimet në Francë, u kthye në Tiranë “për të marrë drejtimin e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare“….Në të vërtetë ai nuk mori dot provimet në Francë dhe u mor në punë në Legatën e mbretit Zog në Bruksel.

Nuk e di nëse ai ka zhvilluar ndonjë veprimtari politike në Francë, siç thonë, por nëse në të vërtetë ai ishte përjashtuar nga Legata për “arsye politike”, si mundi të gjejë punë si profesor, në liceun e tij të vjetër, në kohën e mbretit Zog? Në të vërtetë, Enver Hoxha, një djalosh i bukur, bridhte pas femrave dhe ka kohë që qarkullojnë pëshpëritje se dashuriçkat e tij, ishin një faktor jo i parëndësishëm në dështimet e tij universitare dhe profesionale. Sidoqoftë në fillim të viteve 1940, kur u njoha me të, Enver Hoxha nuk kishte autoritet politik ndaj komunistëve. Sipas biografëve të tij, ai udhëhoqi manifestimin e madh anifashist në Tiranë, më 1942. Gënjeshtër

Memorie.al

21 komente në “Revista franceze: Enver Hoxha, një djalosh i bukur, bridhte pas femrave dhe dashuriçkat e tij, ishin një faktor”

  1. Korabi says:

    Eshte pak e cuditshme kjo puna e Enverit. Edhe kurvar,edhe shites duhani,por i vuri perpara keta trimat e shkolluar jashte …. . Populli ndoqi kete kurvarin e duhanshitesin e jo kokat e medha . Sa cudi ?! Si ka mundesi qe kokat e mbushura plot me die nuk hapnin dot gojen para nje kurvari e duhanshitesi ? Keto kokat e medha dinin te flisnin ,apo u merrej goja se s’dinin c’te flisnin ? E habiteshme apo jo ?

    1. Jimmy Trendelina says:

      O Korab, po cili popull mo, ai qe te thote baba po ti besh nenen?

    2. Jimmy Trendelina says:

      O Korab, po cili popull mo, ai qe te thote baba po ti besh nenen??

    3. Olsi says:

      Enveri bridhte pas femrave me parate e Bahri Omarit.Dhe me pas e pushkatoi si armik.

    4. Dengla says:

      Po mire more mashtruesa,pse priti Sadiku sa vdiq Enveri dhe filloi e shpifi per ate?
      Pse nuk shkroi ne ne 1945 keto gjera?
      Pasks qene bukurosh dhe shkonte me femra!
      Ha ha ha haaaaaa,po me cilet te shkonte,me gomeret?
      Po shurren mo a e hidhte dot perpjete?
      Po breket i vishte poshte pantallonave apo siper?
      Sa dashnore kishte dhe te cfare moshe?
      A la ndonje me barre?etj.
      Jo per gje,por keto i duhen historise,qe brezat sot te mos ndjekin shembullin e tij se behen komuniste!
      Po akuzen se Enveri ishte homo e harruat mo?
      Po ndonje interviste me ndonje nga dashnoret e Enverit si nuk mori njeri?
      Plotesojeni deri ne fund shpifjen tuaj se Enverit sa ishte gjalle i hengret mune!

  2. rexha 10 says:

    SE MOSE PO E HAPIN GOJEN SOTE ,PO I NJEJTI POPULL.LULUSHJA FUTI NE PARLAMENTIN SHQIPTARE TE GJITHE LLUMIN E INJORANTEVE ,DHE RAMUSHI TE GJITHE KRIMINELA ,DHE POPULLI I KORABIT NA E PASKA FAJIN AKOMA.SI U VRANE NJERZE TE PAFAJSHEM NE PROTESTEN E 21 JANARIT 2011 ME DUARTE NE XHEPA.A E GJETI GJE LULUSHIN HALLANDEZ ,APO RAMUSHIN ME POTURET E SELFOS.KURSE SALIU I DHA GRADAT PUNONJESIT TE GARDES QE I VRAU. AHE MORE POPULL SA GJYNAHE BEHEN NEN EMRIN TENDE.

  3. Edi Durres says:

    Po nuk thate deri dje qe ishte homoseksual?

    1. pjeter says:

      Kete e thoshte CIA.Mund te kete qene dopio, se mos i mbajten pishen ç’bente ai neper France

      1. kurvari says:

        Po pse sot kete shkrim nuk e ka bere CIA or Pjeter,apo je tui fshi b…en me leter!A ja ke pa ftyren ketij Dashnor Kaqolit ,ku po te vesh re me vemendje vertetohet kjo qe pretendoj ma siper!

    2. Isuf kapertoni says:

      Ne fakt thame bi-sexual 😉

  4. Bambi says:

    Ky tregim ne forme interviste eshte “deshmi thelbesore kunder shtremberimeve te historise bere ne vitet e komunizmit “… thote Kaluçi
    …”deshmi thelbesore” ???!!!
    Kurvar dhe shites duhani ?
    Apo student ne France , punonjes legaten Shqiptare Bruksel, profesor ne Liecun e Korçes ?
    He mo Kaluç – pa na thuaj se kush eshte e verteta, sipas deshmive thelbesore ?

  5. Alban says:

    O Edi Durres, keta i bien bythes vete edhe thone Enveri gay. Keta Enverit as te niveli i hajdarit nuk i vijne. Keto shkrimet e Kalocit pertej idiotesirave plot rrena, se ketij i duket vetja historian, ja shtojne edhe me shume vlerat atij. Le ti krahasoje zoti historian 30 vjetet e para te pushtetit te Enverit me keto 30 vjet. 1945-1975 dhe 1990 me 2020. Si del bilanci ? Shqiperia eshte ne gremine ne cdo aspekt dhe nje vend pa sovranitet i kapur grykesh nga mafia. Na rrofte demokracia e Kaloceve me mijera te vrare e te zhdukur, mijera ne mjerim, mijera ne emigrim, mijera familje te shkaterruara.

  6. Dori says:

    Kjo pacavure qenka turpi i dynjase! Asgje konkrete per Enverin, llafe thahsetheme!

  7. Fieraku nga Ferrasi says:

    @ korabi
    Sa dhen ke kullote ne ate mal bashke me baben dhe me gjyshin
    Enveri Ka qene shites cigaresh
    Dhe a e di se Ca’ i beri atij qe i gjeti kete Pune
    Dhe se la te ngordhte per buke?
    E kalbi ne Burg dhe kur e nxori nga Burgu e coi te pastronte wc e Elbasanit .
    Dhe ky ishte i biri i Aqif Pashes.
    Po’ nga nje ane mire jua Ka bere
    E pe qenin Duke ngordhur jepi edhe nje dru mos i jep buke.
    Kurse budallenjte i jepnin Flori per luften i jepnin Vilen te jetonte me nexhmien ,linin akademite ushtarake ne Rome vinin i bashkoheshin luftes nac-cl.
    Dhe Moren nga nje plumb kokes.
    Dhe ta mendosh korab qe vendin tone Ka 100vjet qe e Kane vene prepara tipa te tille.

    1. Enveri vrau rivalet per Xhelozi ,
      tipik Jugor me temperamet ,jo bythqim injorante shpellash ,
      qe nuk njeh ndjenja e as pricipe ne dashuri ,por vetem dhunen
      e jo si intepretojne shkerdhatat e Shkerdhatokracise dal nga shpellat ,
      gjasme se do t’i zinin vendin ,
      nderkohe qe ishte i padiskutueshem si i Pari PK .
      Sa i takon pastaj shkrimet qe e paraqisi gey ,
      kjo Shpifje ka qe ne ate kohe ji nder Propagandat
      me te pafytzyra te Njerezimit qe ka perdorur Poli.Peredimor ,
      kunder Liderve Komuniste kudo ne Bote nuk ishte i vetmi Enveri .
      Prandaj pulat e dala nga koteci sduhet tebesoje se gjithcka kakariset jashte
      eshte Kaposh qe do me i shkerdhy pulat e ballit te bythqimeve .
      Enveri ishte Diktatore ,ishte kriminel ,vrau shume intelektuale te dilpomuar ne Europe
      sepse nuk supertonte jeri me iteligjent se vehten e vet ,
      karakteri i muslumanit ky eshte kudo ne Bote .
      S’e suporton Realitetin dhe ka ne gjak krimin ,gje e cila nuk eshte e pranishme ke i krishteri shqiptare ,
      qe atrishte eshte nji rrace e civilizuar .
      Musllumani mbijeton vetem me dhune ,me pabesi e terror ne cdo POST
      dhe ka talenet per Diktatore i pashpirt si njeri .Eshte vertetuar tashme ne gjithe Boten .

  8. MH says:

    Sa ma shume kerkoni ti ulni vlerat diktatorit aq ma shume ulni vlerat tuaja dhe ia ngopni vetvetes ne prapanice si mos ma keq.C’ka don te thote.Qe ky njeri i pa vlere ka lujte harush me ju.Dhe nuk keni kene ne gjendje ta neutaralizoni,eleminonit.Aq ma teper sot qe asht i vdekur nuk iu ndigjon por ju frymzon duk folur me veten.C’ka don te thote per njeriun qe flet me vetveten.Padyshim qe asht jo normal me tepelekun e kokes.Zgjuarsia e juaja qe merrni zahmetin te na trgoni dicka.Do ishte ma me mend qe te mos merreni me te vdekurin,sepse dilni te humbur.Bota ju qeshe dhe tallet me “trimbrin” mbas luftet.Pa dyshim dhe per urtin mbas kuvendit kur ishte gjalle diktatori.

  9. Gano says:

    Pirdh o Kaloc pirdh.

  10. Tepelena says:

    Cfare eshte shkruar nga Sadik Premtja eshte e vertete por jo e plote sot ne Shqiperi jane hapur arshivat dhe eshte bere e mundur te dihen shume gjera qe ne perpara shume kohesh te lindur ne Tirane dhe ne kohen e diktatures e kemi mbijetuar ate por sekretet shtetrore nuk i kemi njohur. Enver Hoxha ka qene nje personalitet i frymezuar nga Stalini nje pionier i tij . Ne 1929 liceun e Korces ka pasur nota te dobeta kaluese me pak te mesme ne 1930 ne fakultetin e shkencave te natyres ne Montpellier ka qendruar ka vjet por vetem vitin e pare ka dhene provimet kaluese dhe ne 1934 ministri i asaj kohe Ivanaj leshoi nje urdher terheqes te burses. Ne 1934 shkon ne Paris dhe merr kontak me emigracion anti-zogist me karten e kunatit te tij Bah meri Omari burrit te motres. Ne 1936 kthet ne Shqiperi . Bahri Omarin me nje gjygj special e denoi me vdekje ne 1945 dhe njihet edhe fillimi i tij ne politike me keshillat e para nga Miladin Popovici dhe krimet e tij ne emer te sofistikuar armiq te popullit dhe te partise. E verteta eshte kjo ka qene diktator dhe vrases per gjithe kohen qe ka sunduar fati i jone ishte i censuruar jeta e diktatures totalitare dhe kurre nje diktature rrezohet dhe e gjen nje popull te pa pregatitur si psh sic jane popujt e Evropes qe e harruan luften dhe u bashkuan si Evropean natyrisht sot ne shohim nje pasqyre qesharake te ngjarjeve . Sali Berisha , Fatos Nano, Edi Rama dhe vjedhje galopante te cilat vijne nga mos pergjegjesia dhe mentaliteti i yne i varfer dhe jo i formuar qytetar por i dhunuar qe nga koha e Zogut e deri me sot ku drejtuesit tane te sotshem sikur e kane pritur rrezimin e nje diktature per te sunduar shtetin nepermjet vjedhjeve dhe korrupsionit.

  11. Ilir says:

    Shikoni sa shumë i deshte shokët e tij:
    Koçi Xoxe: Kryeminister, minister i brendshëm-dënohet me varje
    Pandi Kristo: anëtar i byrosë politike/ministër pa portofol/Shef i sigurimit-dënohet me 15 vjet burg-1948-1963
    Gjin Marku: gjeneral-dënohet me burg 1948-
    Tuk Jakova: kryetar i komisjonit të kushtetutës/ministër i industrisë/ministër i brendshëm/zv. Kryeministër/ ministër i financës-1955-dënohet me 25 vjet burg (vdiq në burg)
    Bedri Spahiu: ministër i ndërtimit/ prokuror i përgjithshëm/anëtar i byrosë politike/ministër i arësimit e kulturës; në 1957 dënohet me 25 vjet burg; në 1974 internohet deri në 1990.
    Liri Belishova: anëtare e byrosë politike 1948-60. 1960 përjashtim nga partia dhe internohet për jetë
    Koço Tashko: sekretar i këshillit të përgjithshëm të luftës NÇ/sekretar i asamblesë kushtetuese/ambasador në Moskë/ zv. ministër i punëve të jashtme/kryetar i komisjonit të revizjonimit; dënohet në 1960 me 8 vjet internim, pastaj 10 vjet burg
    Sejfulla Malëshova: anëtar i byrosë politike/ministër I kulturës dhe propagandës; në 1946 perjashtohet nga partia dhe internohet në Fier
    Nako Spiru: Sekretar i përgjithshëm i rinisë (pas QS)/ kryetar I komisjonit shtetëror të planifikimit); vritet në 1947
    Musine Kokalari: shkrimtare, në 1946 dënohet me 18 vjet burg, në 1964 internohet ne Rrëshen për 19 vjet
    Teme Sejko: komandant i flotës detare shqiptare dhe i bazës detare në Durrës, dënohet me pushkatim në 1961
    Beqir Balluku: minister i mbrojtjes 1956-74, dënohet me pushkatim në 1975
    Petrit Dume: shef i shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura, dënohet me pushkatim në 1975
    Hito Çako: komandant i flotës detare shqiptare dhe i bazës detare në Durrës, hero i popullit, gjeneral; pushkatohet në 1975
    Kadri Hazbiu: drejtor i sigurimit të shtetit/ministër i brendshëm/ministër i mbrojtjes, anëtar i byrosë politike; në 1983 dënohet me pushkatim
    Mihallaq Zicishti: gjeneral lieteinant, drejtor i sigurimit; me 1983 dënohet me pushkatim
    Mehmet Shehu: Kryeminister 1954-81; vetevrasje/vrasje
    Fiqirete Shehu: Kryetare e kuvendit 1950-58/ drejtoreshë e shkollës së partisë; në 1981 burgoset dhe vdes ne burg me 1988
    Feçor Shehu: drejtor i pare i sigurimit/ministër i brendshëm; dënohet me pushkatim në 1983
    Llambi Pecini: dënohet me pushkatim në 1983
    Koço Theodhosi: anëtar i byrosë politike/ministër i industrisë e minierave; në 1975 dënohet me pushkatim
    Abdyl Këllezi: anëtar i byrosë politike/ministër i ekonomisë dhe zv/kryeministër i Shqipërisë në vitet 1945-1975, në 1975 dënohet me pushkatim

  12. Qivaçi says:

    Paska qen pidhar Dulla.
    Si Bill Kllintoni.
    Si Berluskoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *