Shpërthim me tritol në banesën e Gazmir Kosiçit në Dibër, një vit më parë i vranë djalin

Shpërthim me tritol në një banesë në Maqellarë të Dibrës. Sipas informacioneve të para shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit Gazmir Kosiçi.

Mësohet se para një viti Gazmir Kosiçit i kanë vrarë djalin Elsi Kosiçi.

Fatmirësisht nga shperthimi nuk ka pasur te lenduar.

Nje vit me pare i biri i Gazmir Kosiçit, Elsi atëherë 32 vjeç, u ekzekutua në oborrin e banesës së tij.

Si ndodhi ngjarja:

Rreth orës 01:30, krismat e armës kanë terrorizuar pjesëtarët e familjes Kosiqi në Maqellarë. Në momentin që kanë dalë jashtë, ata kanë parë trupin e pajetë të 32- vjeçarit dhe menjëherë kanë sinjalizuar policinë, e cila ka mbërritur shpejt në vendngjarje. Pas kryerjes së veprimeve paraprake, blutë kanë gjetur dhe sekuestruar në oborrin e banesës së kësaj familjeje dy gëzhoja kallashnikovi.

Pasi e thirrën në emër, ishin tri të shtëna me armën e zjarrit që i morën jetën 32-vjeçarit.

(TemA)

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Shpërthim me tritol në banesën e Gazmir Kosiçit në Dibër, një vit më parë i vranë djalin”

  1. Revizori says:

    O ti gazetar!
    Kjo Maqellara ku bie? Ne Kroaci?
    Jo Kosiç o kungull. E ka Kosiq. Eshte nga fisi i Servet Kosiqit, brigadierit te dalluar te kohes se Enverit.
    Te pakten ne ate kohe gazetaret e dinin gjuhen shqipe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *