U mor i pandehur, reagon Arben Ristani: Unë nuk kam firmosur asnjë dokument, i ka bërë Basha

“Unë personalisht nuk kam asnjë dokument që ta kem përpiluar firmosur apo vulosur unë, dhe që i drejtohet KQZ-së.”

Kështu deklaroi ish-sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani në një prononcim për Report TV, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, për ta marrë atë të pandehur për akuzën “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” në lidhje me deklarimet e shpenzimeve pranë KQZ.

Për Ristanin, akuza e ngritur ndaj tij nga Prokuroria e Tiranës, nuk është asgjë tjetër veçse një akuzë e montuar politikisht.

“Prokuroria e Tiranës ka pasur një hetim lidhur me dy akuza për falsifikim dokumentesh dhe parash, ndaj Bashës, meje dhe Dervishit.

Pasi kanë vijuar, hetimet i kanë përfunduar. Dhe sot na komunikuan akuzën për falsifikim, duke rrëzuar akuzën për pastrim parash, dhe duke lënë akuzën për falsifikim të dokumenteve shtetërore.

Unë Arben Ristani nuk kam përpiluar asnjë dokument shtetëror, as nuk e kam vulosur, që të akuzohet dikush për falsifikim të dokumenteve.

Unë personalisht nuk kam asnjë dokument që ta kem përpiluar, firmosur apo vulosur unë, dhe që i drejtohet KQZ-së.

Nuk ka asnjë dokument të firmosur në emrin tim, është një akuzë në ajër ndaj meje, është një montim politik.

Kjo çështje nuk besoj se me rrezikon, se është e pabazuar në prova dhe bëhet për të dëmtuar Partinë Demokratike dhe njerëz që kanë mbajtur peshën e opozitarizmit gjatë kësaj kohe.

Unë jam totalisht në padijeni të kësaj historie, unë nuk kam asnjë komunikim zyrtarë, vulë apo firmë timen në dokumentet që i drejtohen institucioneve shtetërore”, deklaroi Ristani për Report TV.

Prokuroria e Tiranës, pasi mbylli hetimet, vendosi që Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, bashkë me Arben Ristanin dhe financierin e partisë, Ilir Dervishin, të merren të pandehur për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampava ose i formularëve” në lidhje me deklarimet e shpenzimeve pranë KQZ, ndërsa akuza e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ka rënë.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “U mor i pandehur, reagon Arben Ristani: Unë nuk kam firmosur asnjë dokument, i ka bërë Basha”

  1. hahahaha

    ky eshte vetem fillimi o bij putanash antishqiptare .
    shpresojme qe radha t’i vije te gjitheve
    edhe bashkpuetoreve analisto gazetkare ,
    tufes se plehrave toxike qe helmoj shoqerine shqiptare .
    nji der te cilet ,ga me helmuesit eshte edhe ky surrabythpederasti katudit
    pronari ksaj gazete hahahhahaah
    e hale e keni vendin pjella te ndyra te njerezimit

  2. arti says:

    Nuk ka rendesi se shoku ta futi te rroj partia.

  3. Tropojan says:

    Mos …mbetem pa kryetar….po tani? Une them te kalojme me partine …..ore sa parti kemi? Fuck bastardeve ….qe rrenuan vendin..

  4. LBT says:

    Motoja e SHQUP it ; LBT , larg bythes time !

  5. rexha 10 says:

    KESHTU PERFUNDON KURE I SHANE TJETRIT KALIN PERPARA SE TE KALOSH LUMIN.KY ESHTE RISTANI I KQZ QE ME 30 VOTA E BERI LULUSHIN KRYTARE BASHKIE TE TIRANES. SA PARA MORI VALLE?? APO NA MORI NJE POSTE NE PD SI SEKRETAR I PARTISE KOMUNISTE .
    PAKE KOHE ,DHE DO TE RREGULLOHET CDO GJE.

  6. Johani says:

    E more ristani ke menduar se ti je nje ylle per bashen,kujto çfar i ka bere basha te tjereve para teje, psh ish presidenti Topi per berishen e bashen ishte Skenderbe por kur Topi deklaroi se vrasjet ne shesh Jane kriminele dhe mbrojti ish kryeproren Ina Rama kjo dyshe ju kthye Hôpital duke e quajtur sherbetore te Rames e shume fyerje tjera pastaj Olldashin e vrane se guxoi te dali kunder berishes e bashes, poashtu Pashko perfundoj ne det,patozi,jozefina e shum te tjere nga Skenderbe u kthyen ne njerezit me te ndyre ne PD,lute zoti ti qe te shpeton me kaq se ujku mjegull do e ne mjegull kaqejt si sa salianji, paloka, alibeaj,strazua,dallapi,i biri i fariut e disa te tjere per ti treguar bashes e berishes se Jane ushtar te tyre ta hane koken tu dhe te gjuajne tek dera e Rames siq Kane ber me qindra te tjere.

  7. dhembeli says:

    “Zoti jem:- Jam t’uj u lut, s i joti ta ka fut.” (Gj. Fishta)

  8. Jimi says:

    Do te shterezoj mali, e do te pjelli nje mi! Lulka eshte monument hajni, mbrohet nga shteti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *