VIDEO: Sulmoi një person me hanxhar, agresori qëllohet me pistoletë nga policja

Ky është momenti kur një police që nuk ishte në detyrë arrin t’ia shpëtojë jetën një burri që po sulmohej me hanxhar nga një person.

Claudia Kafer, 32-vjeçe qëlloi me pistoletë agresorin para një ëmbëltoreje në qytetin Colniza në perëndim të Brazilit.

Policja braziliane arriti ta plagos në këmbë sulmuesin,  Cremildo Ribeiro, 21-vjeç, i cili akuzohet për tentim vrasje.

“Për një moment e hodhi hanxharin në tokë duke menduar se do të ndalet. Por ai e mori sërish dhe filloi ta ndjek viktimën. Në këtë moment un e qëllova me pistoletë”, ka deklaruar ajo për mediat braziliane.  (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *