Zbulimi i fortë i gazetarit: Ja cila është lidhja mes parave ruse të lobimit në SHBA dhe vilës së Bashës në Tiranë

8 Nëntor 2019, 20:47Politika TEMA

Lorenc Vangjeli paralajmëron një lidhje të çuditshme mes personazheve të përfshirë në historinë e lobimit në SHBA të Partisë Demokratike, dyshimit për përdorimin e parave ruse dhe historisë së vilës me qera ku është zhvendosur kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Sipas tij, është provuar ekzistenca e të paktën një personazhi që është protagonist në ato të dyja dhe që me gjasë, do të jetë në telashe serioze nesër.

Të paktën nëse do të ketë një hetim për burimin e financimit të blerjes së vilës në Long Hill.

Vangjeli tha:

“Ka një zhvillim dramatik dhe ende të mistershëm në historinë e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, me lobistin Nick Muzin.

Dy personazhe nga Tirana, të afërt me Lulzim Bashën, konfirmohet se kanë udhëtuar në pranverën e vitit 2017 në Edinburg, në Skoci. 

Një udhëtim që ishte i lidhur dhe kishte “destinacion” kompaninë Biniatta Trade, një nga hallkat e zinxhirit financiar që sherbeu për të bërë pagesat e lobimit.

Për një koinçidencë të çuditshme, njëri nga këta personazhe, i dyshuar se ka ndihmuar në realizimin e kësaj skeme, shfaqet sërish, kësaj here në Tiranë. 

Zbardhja e pronësisë mbi vilën në të cilën po jeton me qera tashmë kryetari Basha dhe financimin mbi blerjen e saj, mund të shpjegojë edhe motivin se pse disa njerëz bëjnë karrierë të çuditshme në PD, specifikon një burim i mirinformuar për Java në RTSH.

Java në RTSH i njeh identitetet e dy personazheve, por vendos të mos i bëjë publike.

Për momentin, kryetari i Partisë Demokratike është marë i pandehur në këtë çështje bashkë me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së Ristani dhe një zyrtar të partisë së tij.

Afatet hetimore janë zgjatur edhe me tre muaj ne pritje te marjes së dëshmisë me letër porosi nga përfituesi direkt i kontratës Nick Muzin”.

14 komente në “Zbulimi i fortë i gazetarit: Ja cila është lidhja mes parave ruse të lobimit në SHBA dhe vilës së Bashës në Tiranë”

  1. Drini says:

    Fol më hapur mor mik.

    1. vang says:

      Mos u beni naive Nuk paska para Basha per te blere vile dhe po i qajme hallin Ai hyri ne politike me 1 milion euro. PO I VJEHRRI NUK DO JA JEPTE?Lorenc,ata e ndaluan procesin .Per ate fol se sa per milionat i gjen ai apo harrove dhe rrugen e KOMBIT.

  2. Arber iliri says:

    Te zgjaten deri ne marjen e proves se fundit.ceshtja duhet te sqarohet deri ne fund.krim i rezikshem luli njesoj si berisha i zhytur ne paligjshmeri.keta njerez e kane vendin ne burg jo te drejtojne vendin.

  3. Raimond vlonjati says:

    Ama ky gazetar pasia bere zbulimin ?
    Hahahahs

    Ky nuk esht gazetar, ky eshte zedhenesi i qeverise

  4. Kovaci says:

    Hekuri rrihet sa eshte i nxehte , per 3 muaj ftohet fare .
    Te shkuara , te haruara .

  5. gjergji says:

    Ore shqiptar: kur do ta kuptoni se PD asht organizata me mafioze e mundshme ne Shqiperi,ku veprimet mafjoze kryhen nga mafjoze tropojane (kujtoni jo me kot Markun nga tropoja) kryesisht funksionar te larte te policis se shtetit te cilet shpesh dalin neper ekranet e televizionit ne programet qe drejtohen nga S.Mece,A.Zhei apo B.Fevziu qe jo vetem perkrahin ato por edhe I paraqesin ato edhe si alternative te mundeshme per rikthimin e tyre ne pushtet.Mos ardhte kurr ajo dite !!!!!!

  6. Debatik says:

    Asgje nuk do pesojne sepse ajdutlleku maskarralleku kane mbijetuar qe para njerezimit BRAVO MASKARENJ

    1. Arti says:

      ???‍♂️ fatkeqesisht, keni te drejte!

  7. LORA says:

    Asnje zbulim nuk ka ketu.Mjegullte qellimshme ka
    sa te doje qejfi i l.vangjelit.

  8. BRSS says:

    TE QIFSHA SHTETIN DHE MAFJOZET E DREJTESISE .ASNJE POLITIKAN NUK KA PER TU NDESHKUAR SA TE JET GJALL KY POPUULL SHKERDHAT QE NUK REAGON .POLITIKANET PER 30 VJET ÇFAR SKAN BER ÇFAR SKAN VRARE E KAN VJEDHUR DHE POPULLI BEN SEHIR POPULL LESHI ,ME KEQ E BEFSHIN

  9. Redi says:

    Te vazhdojne hetimet dhe arrestimet derisa franca te mos jete me pengese!

  10. Stadiumi Dinamo says:

    Eshte zhurme. Asgje nuk do ndodhi. Eshte per konsum politik, per elektorate. Edi Rama dhe Lulezim Basha nuk i prekin bizneset e njeri tjetrit. Thjesht duan te karikojne elektoratin. Asgje me teper.
    Nqs dikush ka ende shprese qe Edi Rama ka qellim per te luftuar korrupsionin dhe nepotizmin i them te shohi cfare ndodh me emerimet ne Shkoder, sesi vazhdojne te shijojne pasurine e vjedhur ish ministrat dhe ministate e qeverive te meparshme. Edi Rama eshte bizesmeni me i madh ne Shqiperi. Ka bere cdo gje per ta fituar kete pozicion,tani po vjele frutet. Mire e ka, ne shitemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje