Alarmohet Kosova, deputeti i ri spiun i Serbisë?

Futja në Kuvend e Branisllav Nikoliçit ka krijuar mjaft debate në Kosovë, kjo për shkak se ky person dyshohet se ishte pjesëtar i BIA-s serbe.

Nikoliç kishte punuar në zyrën e presidentit Thaçi si këshilltar për tri vite.

Por siç shkruajnë mediet në Kosovë, Branisllav Nikoliç ishte shkarkuar në qershor nga kreu i shtetit pas raportimit të T7, pasi dyshohej se kishte qenë pjesë e shërbimit të Inteligjencës së Serbisë, BIA.

Pavarësisht kësaj Nikoliç do të rikthehet prapë të punojë në të njëjtin objekt në Prishtinë, por një pozitë tjetër.

Pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja, shihet se Nikoliç është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, pasi ka arritur të marrë 14 mijë e 467 vota.

Lidhur me përzgjedhjen e Nikoliç si deputet e ka komentuar edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

“Ne me keqardhje e pranuam këtë informatë që dikush ishte pjesëtar i BIA-s, por nuk është ne fuqinë dhe vullnetin tonë, por ligji duhet të veprojë…”, tha Mustafa.

Plator Avdiu nga QKSS e sheh problematike përzgjedhjen e Nikoliç si deputet.

“Personit të tillë do të duhej t’i bëhej verifikimi i sigurisë, aty do të shihej a është besnik ndaj Kosovës dhe a ka paraqitur rrezik për sigurinë kombëtare…”, thotë Avdiu. Po ashtu edhe njohës të tjerë të çështjeve të sigurisë nuk e kanë me sy të mirë zgjedhjen e Nikoliç.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Alarmohet Kosova, deputeti i ri spiun i Serbisë?”

  1. luzi says:

    Po Isa Mustafa kush ka qene!E theme me pergjegjshmeri te plote pasi e njof qe ne rini.Nje kumonist jugosllav i linjes anti Fadil Hoxha ,pra nje njeri qe sherbeu ne poste te larra edhe ne kohen e Milosheviqit.Shumica (kombetar) i rrishin large nga friga se mund tI paraqiste….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *