BB 18 milionë dollarë për lagjet “Mangalem”, “Goricë” dhe qendrën e Beratit

Rreth 18 milionë dollarë do të financojë Banka Botërore për një sërë projektesh infrastrukturore turistike në lagjet “Mangalem”, “Goricë” dhe qendrën e qytetit.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari u bashkisë së Beratit, Ervin Demo, i cili thekson se jemi në rrugë të mbarë për fillimin e transformimit të qytetit.

“Gjatë dy muajve të fundit kemi punuar intensivisht së bashku me partnerët në mirëpërcaktimin e projekteve dhe ditët e fundit mbyllëm me sukses takimin e radhës për Programin e Investimeve, për periudhën kohore 2020-2021, me Ekipin e Bankës Botërore, Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, mbi “Programin për Zhvillim të Integruar Urban dhe Turistik””, – tha Demo.

Kryebashkiaku Golemi shprehet se “ndërhyrjet përfshijnë: restaurimin e peizazhit historik urban të Lagjes ‘’Goricë’’; rehabilitimin urban të Sheshit “Iljaz Vrioni”, rigjenerim i zonës përreth Muzeut Etnografik dhe Rrugës “Mihal Komneno”, restaurim dhe përdorim me përshtatje i ish- Selamllëkut të Vrionasve dhe zonës rrotull; përmirësim pamor i siluetës urbane përgjatë rrugës ‘’Antipatrea’’ në qendër të qytetit; rehabilitimi i shtegut të Kalasë së Goricës dhe krijimi i potencialeve turistike pranë monumenteve dhe vendosje sinjalistike turistike dhe tabelat informuese për vizitorët”.

Programi gjithashtu mbështet ngushtë edhe rritjen e kapaciteteve të “bashkisë Berat në fushën e turizmit dhe menaxhimit të destinacioneve.

“Duket ëndërr, por së shpejti do ta kthejmë në realitet”, thekson Demo.

Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet-muze. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.

Midis këtyre vlerave, nga më të spikaturat janë: Kështjella, ose kalaja, siç quhet nga beratasit, është ndërtuar mbi kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër të mureve 1440 m, me 24 kulla e me dy porta.

 

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “BB 18 milionë dollarë për lagjet “Mangalem”, “Goricë” dhe qendrën e Beratit”

  1. Vlonjati says:

    Isha se fundi ne Berat dhe vura re dicka,Po marr shembull Pedonalen e Vlores dhe shoh qe cdo lokal buze saj eshte Pajisur me Cadra qe hapen e mbyllen ku akomodohen kliente qe perfitojne sherbimet e njesive te ndryshme, bare lokale e restorante ,Cadrat hapen dhe mbyllen perseri,dhe me rezulton nje zgjedhje e duhur qe nuk asgjeson ate dimension lirie qe ofron ambienti pedonal, hapesire urbane per te gjithe , i cili ne fund te dites nuk i perket lokaleve por publikut, tek e fundit eshte investim i kryer me para publike per PUBLIKUN, Kurse ne Berat me cfare pashe ndodh e kunderta , baret dhe lokalet anes pedonale e kishin uzurpuar nje pjese te mire te teritorit , me ndarese xhami e Streha druri duke vendosur sinore dhe kufij ndares bash si ne kohen e gardhimit e duke e shqyer praktikisht ate cope rruge panoramike (e vetmja qe ka qytetit)ne nje rruge jo pedonale por ne nje seri kafeneshe asfiksuese ne stil Kapanonesh Ushtrie ne natyre te cilat jane ne lufte te pashpallur per klientele, O njerez hiqni dore nga lakmia per para , njerezit vijne ne qytetin tuaj te bukur per bukurite e tij dhe jo per gardhet tuaja prej xhami e druri, boll i shqyet hapesirat publike me tavolina , stola streha , ato nuk jane tuajat dhe nuk jane investim per pasurimin e disave ajo eshte hapesire pedonale dhe e tille duhet te mbetet, mos merrni me teper se sa qyteti mund tu jape, trajtojeni qytetin me bujari, dhe ne fund te dites kthejini qytetit identitetin e vet …

  2. * says:

    pastroni me par emrat e tjetersuara nga pushtuesit.emrin e vertete gorica e kishte GURIC,por me ardhjen e pushtuseve u tjetersua ne g(o)rice qe kuptohet ne sllavisht.Tregojuni UNSKos te verteten shqiptare,dhe jo ate te basarduar nga pushtuesi.

  3. Epirioti II says:

    Gjeja me urgjent eshte RRUGA E KALASE nga prapa kodres nga vijne te gjithe autobuzat turistike.
    Eshte ne nje gjendje tmerresisht skandaloze. Eshte vrastare per turizmin. Me kedo qe kam folur kur kam qene aty me kane thene se imazhi i keq i kesaj rruge i mbyt gjithe imazhet e tjera te Beratit dhe ai te mbetet ne mendje.

    Kur qellon qe po behet ndonje varrim, apo nderrohen dy autobuza nga situate dramatike, kthehet ne situate vajtimi.
    Edhe per autobuzat qe parkojne poshte kalase duhet zgjeruar/permiresuar parkimi.

  4. Jimi says:

    Nuk e di se sa qendron pretendimi i komentusit te mesiperm * !? Une them qe ne emertimin e lagjes “Gorice” nuk kemi te bejme me toponim sllav, jo se eshte cudi qe t’mos jete, pasi ne Shqiperi jane te shumta ato, por une mendoj, se ky toponim mund dhe duhet te vije si rezultat i pyllit te goricave i cili vishte gjithe kodren, ku sot eshte ndertuar kjo lagje. Varianti i dyte eshte edhe ai qer parashtron komentusi i lartpermendur. Kodra e cila eshte ndertuar lagjia, ne variantin tjeter , ka qene e zhveshur dhe struktura e tokes ishte e tille, ku ne te dominonin “Gurickat” sic quhen rendom ne te folmen vendase, mbase per emertimin “Gorice” eshte perdorur nje lloj transformimi i lehte dhe nje shkurtim i “Guricke”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *