Besnik Mustafaj: Lulzim Basha po luan pisët, ai nuk e do reformën zgjedhore

9 Nëntor 2019, 10:24Politika TEMA

Ish-ministri demokrat Besnik Mustafaj, thotë se Lulzim Basha dhe PD nuk e duan reformën zgjedhore, me mënyrën si po veprojnë.

Sipas tij, PD nuk mund të ngrejë grup më vete për reformën zgjedhore, kur ajo është jashtë Parlamentit dhe s’ka fuqi ligjore.

“Unë jam shprehur skeptik, jo se nuk është e mundur. Reforma zgjedhore është çështje vullneti politik.

Unë konstatoj një mungesë vullneti politik nga ana e mazhorancës për të bërë një reformë të vërtetë zgjedhore.

Konstatoj një mosbesim shumë të madh dhe një mungesë sinqeriteti nga ana e opozitës për të qenë kontribuuese në kryerjen e reformës zgjedhore.

Kjo duket në hapat që po hedh opozita.

Ajo ka ngritur një grup paralel me komisionin parlamentar të posaçëm, sepse opozita është jashtë parlamentit për reformën zgjedhore.

Ngritja e një grupi të tillë për mua është e panevojshme.

Për mua, është një tentativë për ti thënë opinionit publik se ne po  punojmë për reformën, kur në fakt ku do i çojë ai, kush do i miratojë ato propozime?

Si do bëhen ligje këto propozime?

Këto bëhen ligje kur shkohet në Komisionin e mandatuar për të kryer reformën zgjedhore dhe shkohet atje me propozime konkrete dhe me një përgatitje paraprake.

Nuk e do Damian Gjiknurin? Propozo të largohet dhe gjej konsensus për reformën”, tha Mustafaj.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje