Kë lumturuan kaq shumë, hetimet për lobimin rus!

Nga Alfred Peza

Ndërkohë që e gjithë media zien, i vetmi që nuk ka folur, është pikërisht ai. Lulzim Basha. Aaaaa… Më falni se harrova. Edhe Sali Berisha!

Ata që komentojnë ditë e natë, për çdo gjë për këdo në këtë vend, kanë heshtur sot. Kanë bërë sikur nuk e kanë patur mëndjen, ose sikur nuk u ka bërë fare përshtypje ajo që u ka ndodhur. Shenjë e sigurtë, se ndihen jo vetëm triumfatorë, por edhe të lumtur.

Mbyllja e hetimeve i hoqi Bashës akuzën për “pastrim të produkteve të veprës penale” dhe ajo u kufizua vetëm mbi dy zyrtarë të PD, për “falsifikim dokumentash”.

Arben Ristani është njëri prej tyre. Ai po që ka vepruar krejt ndryshe nga Basha. Nuk ka heshtur. Përkundrazi! I tradhëtuar dhe i shitur, duket se është tërbuar keq. Dhe ka folur. Madje, fort. Shumë fort. Shumë më fort se kurrë më parë.

Ka thënë se ai si ish Sekretar i përgjithëm dhe i akuzuari tjetër financieri i PD Ilir Dervishi, nuk e njohin fare Nik Muzin, lobistin që ka deklaruar pagesat. Duke kërcënuar: “Kjo histori nuk do të përfundojë me kaq”.

Në këtë mënyrë duket se Prokuroria e ka mbyllur pa hetuar plotësisht skandalin e pagesës prej 675 mijë USD në emër të PD, për kompaninë lobuese në SHBA, pagesa që aty janë lëvruar nga një kompani me pronarë rusë.

Ndaj Lulzim Basha ka qenë i lumtur sot. Ka bërë atë që di të bëjë më mirë. I është shmangur drejtësisë duke ia “ngecur” dy bashkëpunëtorëve të tij, mëkatet e një çështje të bujshme, e cila me siguri që nuk do të mbyllet me kaq.

SPAK do ta marë me sa duket në dorë këtë çështje, për aq kohë sa nuk ka ardhur akoma nga SHBA, dëshmia e Nik Muzin. Personit kyç që pritet të hedhë dritë mbi një çështje për të cilën është e interesuar edhe drejtësia amerikane.

Pas kësaj, dikush duhet ti rikujtojë shefit të opozitës rrugore, shprehjen: Qesh mirë, kush qesh i fundit!

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Kë lumturuan kaq shumë, hetimet për lobimin rus!”

  1. Life is game says:

    Beni R. po paguan deformimin dhe falsifkimin e zgjedhjes z. BASHA, kryetar i Bashkise se Tirones.
    Pramdaj thone: Te gjitha paguhen ne kete bote!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *