Merkel: Europa të mbrojë lirinë dhe demokracinë

9 Nëntor 2019, 14:21Bota TEMA

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i kërkoi sot Europës të mbronte lirinë dhe demokracinë, gjithnjë e më shumë e kontestuar, me rastin e festimet të 30-vjetorit të shëmbjes së Murit të Berlinit.

“Vlerat që mbajnë themelet e Europës duhet të mbrohen gjithmonë. Në të ardhmen duhet të angazhohemi për demokracinë, lirinë, të drejtat e njeriut dhe tolerancën”, theksoi Merkel në Tempullin e Paqes, memoriali i Murit të Berlinit, një vend që kujton ndarjen e qytetit në kohën e Perdes së Hekurt.

Tempulli i Paqes u ndërtua në vendin e një kishe të vjetër që u shkatërrua nën diktaturën komuniste gjermano-lindore sepse ndodhej në një zonë mes dy pjesëve të qytetit.

“Në të ardhmen duhet të angazhohemi për të mbrojtur vlerat e Europës”, shtoi kancelarja.

“Muri i Berlini i përket historisë dhe ne kemi mësuar se asnjë mur që përjashton njerëzit dhe kufizon lirinë nuk është aq i lartë sa nuk mund të kalohet”, nënvizoi Angela Merkel, e cila e nisi karrierën politike në vazhdën e shëmbjes së Murit të Berlinit.

“Kjo vlen për të gjithë ne, nga Lindja në Perëndim”, shtoi ajo.

Nën një qiell të zymtë, ajo vendosi në trëndafil në të çarat e një pjesë të Murit të Berlinit, një vend i mbushur me histori përsa i përket ndarjes së qytetit, Bernauerstrasse.

Merkel shoqërohej nga presidentët e Hungarisë, Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë, vende që përgatitën terrenin për shëmbjen e Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989, por që sot gjithashtu nën zjarrin e kritikave, akuzohen shpesh për mosrespektim të plotë të rregullave të shtetit të së drejtës.

Gjermania dhe Europa festojnë sot 30-vjetorin e shëmbjes së Murit të Berlinit që i dha fund ndarjes së kontinentit, në një atmosferë mosmarrëveshjesh mes aleatëve të asaj kohe të Luftës së Ftohtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje