Rikujtimi i një debati

Pas artikullit të mëparshëm për Mukjen dhe Luftën NacÇl, një stuhi e tërë u ngrit kundër meje. U shquan sidomos dy profesorë të historisë. Dhe unë botova shkrimin që vijon:

Nga Pëllumb Kulla

Zotërinj profesorë! Në krye fare, ju falenderoj të dyve për vëmendjen ndaj shkrimit tim të para tri ditëve.

Nuk e di, se sa u takon juve të përgjigjeni për një frazë vendosur arbitrarisht në faqen e parë të gazetës DITA, datë 15 nëntor, ku, thuhet se “nëse zotit Kulla nuk i pëlqejnë ‘enveristët’ nuk ka përse t’i pëlqejnë ‘kuislingët’!..

Nuk kam thënë kurrë as mbyllur, as fshehur, që më pëlqejnë kuislingët! Gazeta DITA le të mos mundohet të marrë me mend se ç’pëlqej unë dhe le të më lerë t’i them vetë preferencat.

Mbetem me mendimin se Balli Kombëtar ka përgjegjësi historike të rëndë për fatet e shqiptarëve dhe nuk kam marrë kurrë ndonjëherë anën e tij.

Kurse ju, zoti Paskal Milo, mik i “kohës së Enverit,” presupozoni se unë i mohoj komedijzat e shkurtra me ballistët gjatë luftës, dhe vazhdoni, për fat të keq në nivele të opinionit ordiner, të përfytyroni sikur mua ato më venë në pozitë të vështirë?! Absolutisht jo! Disa prej tyre i quaj më të bukurat faqe skenike të krijimtarisë sime dhe lumturohem sa herë shfaqen. Të ishte ndryshe unë do t’i kisha hequr nga qarkullimi, siç kanë bërë me dhjetra krijues të tjerë të skenës, ekranit, letërsisë dhe historiografisë.

Dhe ju nuk ka se si të mos e dini për cilët autorë e kam fjalën. Nuk e kam ndalur shfaqjen e tyre në tërë kanalet televizivë, sepse më mbështet edhe bindja e pandryshuar që përmenda më lart në lidhje me mëkatet historike të Ballit.

Unë mendoj se, që të dy ju, nuk interpretoni drejt artikullin tim. Unë kap figurën e Mukjes, sepse mendoj që ajo simbolizon diçka më shumë së një marrëveshje.

Më shumë se aq, ajo është një mosmarrëveshje! Dhe nuk e them për herë të parë këtë gjë. Po në këto gazeta nja dy muaj më parë (3 shtator, saktësisht!) jam shprehur se “dy forcat rivale, Balli dhe komunistët, e ndjenë erën e gostisë që përgatitej pas Stalingradit, Kurskut dhe El Alamejnit! E ndjenë që humbja e Boshtit nazifashist kishte filluar…

Hileqarët shqiptarë, të të dyja palëve, u mblodhën në Mukje thuajse pa hedhur fare pushkë “çlirimtare” deri atëherë… Vezullimi i pushtetit do të prodhonte pa tjetër luftë civile.” Kështu kam shkruar.

E nuk është aspak e vërtetë, ajo që thoni se unë i shtyj historianët drejt analizës së pasluftës, kur ata nuk e kanë qejf atë analizë dhe duan të flasin vetëm për luftën. Mua më duket se në temën e Luftës Nacionalçlirimtare jemi, kur unë bëj pyetjet për asgjësimin e komandantëve të kësaj lufte, Shehut, Ballukut, Dali Ndreut, Hazbiut, Çakos, Dumes e dhjetëra e dhjetëra të tjerëve! Bile, nxitoj të them se është turp që nuk mjaftuan 29 vjet për të zgjidhur këtë lëmsh stalinian të KQPPSH-së! Dhe është hipokrizi totale e festuesve, (të përzjerët me politikanët e rinj me shalla të kuq të ditëve tona!), që tundin portretet e Enver Hoxhës pa e pleqëruar, siç ua do mosha, nëse ishin tradhëtarë dhe agjentë të kinezëve, rusëve dhe amerikanëve ata komandantët e brigadave sulmuese, apo është tradhëtar ai, që ne ngrejmë dhe tundim përmbi kokat tona?

Të festosh Përvjetorin e Madh, pa u dhënë shqiptarëve këtë përgjigje, është të futësh kokën në rërë si struci!

Dhe nuk e fsheh se kam kënaqësi tek ve re pozitën e pavolitshme të historianëve enveristë, kur ata vetë detyrohen të pranojnë se qënkërka e mundur, një herë në njëmijë vjet të ngjasë ajo, që edhe ujqërit të ngopen edhe delet të mos pësojnë gjë! Le, pastaj kur ca nga ju, profesionistët e historisë, nuk flisni në mënyrë të qartë, apo nuk i prekni fare temat djegëse të ekonomisë, izolimit, gojëkyçjes dhe diplomacisë, që vijuan pas luftës. Por le të mbetemi tek lufta, meqë e preferoni!

Kur ju flisni për rrezikun e humbjeve territoriale që do të kishim ne po të mos ishim rreshtuar me fituesit duhet të na tregoni se cilët territore humbën shtetet e turpëruara të Boshtit, Gjermania, Italia dhe Japonia, që ishin kryehumbësit? Dhe a kanë humbur ata ndonjë entitet si Kosova, që e humbi pikërisht ky vendi i rreshtuar me nder, me koalicionin fitimtar?!

Paskal Milo , o “miku im i kohës së Enverit,” siç më quan ti. Për asnjë çast nuk ta mora skeptrin e profesionistit. Atë ta gëzosh dhe ta mbash! Por, me nder ama! Se, të jem i sinqertë atë skeptër, deri tani… Dhe le të jetë ky gjykim i një “amatori” të shkencës tuaj, por edhe i një intelektuali që pretendon se njeh fort mirë të tashmen dhe rolin negativ që i vjen kësaj të tashmeje nga e kaluara!

Dhe veçanërisht i neveritur jam me keqkuptimin tonë mbi mesazhin e artikullit tim mbi Mukjen, i cili përfundonte me thirrjen “Zjarr Ndalo!” që mund ta bëjë çdokush, pa qenë nevoja të jetë profesionist historie!

Por unë e kuptoj që u kam shkelur në një kallo të mallkuar historike fituesve të luftës, kur u prek të vetmen kollonë që u ka mbetur. Se sikur, për illustrim, në faqe të parë, në vend të Komandantit dhe shokëve të tij me lule në duar në Tiranën e çliruar të 1944, të vendoseshin dy tre nga tragetet e 1991, (si ky mē poshtë!) tragete që flasin për një çlirim tjetër të shqiptarëve, atëhere përshtypja do të ishte më kuptimplotë.

Mos u ligështoni, zotërinj, se ngre duart dhe e pranoj! E pranoj që edhe ky çlirim i dytë meritë e juaja, e komunistëve ishte!

Sillni, sillni pak ndërmend ato anije të ngarkuara gati për fundosje, me kuverta të mbipopulluara dhe njerëz që u varen jashtëparmakëve e mureve të anijeve, si vile rrushi! A thua atë mizëri e përbënin vetëm të persekutuarit e kohës?

Ata që mbajnë ende në gjoks, medaljonin e komandantit e kanë vështirë të mbrojnë pasluftën dhe shtrëngojnë fort në gjoks luftën. Nderim atyre që i hynë asaj lufte me pastërti dhe pa djallëzira politike!

Nderim dëshmorëve dhe jetëve të tyre të prera në mes! Përsa i përket asaj që përmendni, ecurisë time në fushën e letrave dhe

të artit, ky është ilustrimi më hipokrit dhe më gënjeshtar i Luftës së Klasave! Sepse nuk mund të lihet pa një shpjegim kur unë i sjell ngjarjet në terrenin familjar. Unë flas për persekutime, ekzekutime, burgime dhe internime, por, sado të padrejta, unë i quaj pasoja logjike të përplasjes së madhe. Mua më duken qesharake akuzat ndaj atyre që u pushkatuan. Dhe më besoni, kam hulumtuar mjaft në arkivat gjyqësore!

Këtu është në lojë mëndësia e shoqërisë shqiptare. Nëse unë qahem për Luftën e Klasave dhe lukunia e komentatorëve kërkon të më mbyllet goja, se pikërisht unë nuk u dashka ta prek atë tel drithërues, nuk e kuptojnë se unë nuk jam aspak i vuajturi në atë luftë klasash, (siç thua që paske qenë ti, i dashur Paskal!). Jo, jo, ke të drejtë: ti më gjete në Fier, si “veshkën në mes të dhjamit!”

Dhe mbase është vënë re që, sinqerisht, nuk jam ankuar kurrë. Do të ankohesha, por për tërë fëmijët e talentuar dhe të etur për dije të të deklasuarve, për gjithë jetët e sakatuara të njerëzve pa faje, për tërë fëmijët që nuk lindën kurrë ngaqë mijëra vajza të asaj shtrese nuk u martuan dot kurrë.

Unë e kam për dëmet që Lufta e Klasave i ka sjellë shoqërisë shqiptare, daç fitimtarëve dhe daç humbësve. Dhe ajo po u sjell ende edhe sot, se Lufta e Klasave nuk bën pushim mbi truallin arbëror.

Kur unë flas për Mukjen, unë flas për një qetësim gjakrash dhe bëj një apel që nuk lidhet ngushtësisht me mua.

Megjithatë, për të shuar edhe kureshtjen e atyre që shkrimi im i revolton dhe lëshojnë nga goja të lara dhe të palara, lejomëni zoti Milo, që në replikën për ju, t’u bëj pak vend dhe atyre dhe t’u them se për shkollimin tim, paradoksalisht, ka meritë vetë ai, Enver Hoxha, të cilit ia shfaqa kërkesën gojarisht, tek e ndalova një ditë në repartin e uzinës ku punoja. Pra në një farë mase, në planin strikt personal, unë i jam përjetësisht mirënjohës atij. Dhe po të mos ndodhte ajo rastësi, sinqerisht, nuk do të dihej fati im.

Por pa cënuar mirënjohjen, ia lejoj vetes të them se atë burrin e portreteve tuaj, në planin shoqëror, unë e quaj, një figurë nga më të zezat e historisë kombëtare.

Miku im Paskal, unë dua të jem me ty mik jo vetëm në një “kohë të përcaktuar”. Dihet që njerëzit ndryshojnë në varësi nga veprimet dhe qëndrimet. Të falenderoj që premtove të ma japësh librin tënd të fundit, (siç ta kam dhënë edhe unë timin, tani vonë, në këtë kohën tjetër!) dhe sinqerisht uroj që libri yt të më pëlqejë.

Por, ta them hapur, do të lumturohesha në rast se nuk do të të shihja në krye të atyre që shkruajnë historinë!

Në fund të replikës ndaj meje, ti i luteshe Zotit, që Ai të më ndihmojë. Faleminderit!

Por Zoti të ndihmoftë edhe ty, se për Atë, nuk është mundim i madh të na ndihmojë të dyve! Sipas një botimi, kohë më parë, në DITA

REMOTE_ADDR:[]

13 komente në “Rikujtimi i një debati”

  1. !1!1! says:

    Ti Kulla me dukesh ne shkrimet e tua te tanishme dhe te meparshme si nje person me mungese te theksuat te ekulibrit te mendimit. Mos valle duke kercyer nga nje dege ne tjetren si pelivan te duket vetja i zgjuar e i shkathet ? Kete kategori njerezish pa bosht e neveris sepse jane me toksiket.

  2. Hamdi Jupe says:

    Kepucar, rri te kepuca. I ke bere lemsh punet e Pellumb, se nuk je ne zanatin tend. Pershendetje.

    1. PKulla says:

      Ruaje keshillen per vete, Hamdi. Je futur ne nje bisede qe nuk e kupton se kete gjuhe ti nuk e ke ditur kurre. Kepuca jote eshte “Zeri Popullit” me te merru se te ka futur uje tere jeten

      1. E verteta dhemb ! says:

        Z.Kulla,mos u lodh kot,Pashkali eshte profesori i histerise
        Jo me kot Dega e “Zerit te Popullit” del ne “vigjilje” te histerise se historise

      2. Tiri tangua says:

        E kishte bibilo dhe e vuri Milo,,,,,e kishte Suma e vuri Duma,,,,,e kishte gunga e vuri Xhunga,,,,e kishte hajvani e vuri Nishani.
        E kishte Dylberi e vuri Enveri… Nje popull pa forme ,pa besim do te jete gjithmone ne fund te kavallit.

  3. Bashkim Kopliku says:

    Jam 100% dakord me z. Kulla!
    I duhet, sidomos popullit mbi 50 vjeç, ta lexojë e “ta konspektojë”, këtë shkrim.
    Bashkim Kopliku
    ish-komunist; ish-i përndjekur; ish-antikomunist; ish-pëdëist; aktualish i uritur për një parti popullore (të Djathtë) evropiane këtu, në Shqipëri

  4. Qivachi says:

    Duhet then se shqiptart iken me anije transoqeanike,t kohs s enverit,pron e tyre,
    Se kemi edhe nji foto te ismail qemalit dhe isa boletinit tu ik per n londer me nji vark me vela..

  5. h says:

    Shqiptaret ndjehen gjalle vetem kur zihen ,shahen dhe vriten me njeri tjetrin.
    Shkaku mund te jete i rastit, dhe pa asnje interes ,si sporti,koha,historia apo teollogjia.

  6. degelisi says:

    Te lumte pena o Pellumb
    Si gjithmone i kethjellet ne mendime dhe shkrime
    Keto qe shkruan jene me vlere per demokracine dhe perparimin

  7. Rebel says:

    Ti P.Kulla je nje antishqiptar ballist dhe tenton te besh historine pa qene luftetar i saj.
    Historine e bejne fitimtaret dhe ata gjykohen per fundin e betejave te tyre.
    Per Luften Antifashiste komunistet ishin organizatoret dhe drejtuesit e luftes,duke u bere pjese e koalicionit fitues boteror.
    Sa per Mukjen tregohesh injorant,se sjo ishte nje Varkize greke,qe deshtoi dhe pati fatin e nje letre higjenike.
    Kerkon te futesh ne nje thes UNCL qe luftonte kunder pushtuesve me ballistet qe ishin bashkepuntore me pushtuesit,por ketu tregon felliqesine tende prej fallcifikatori.
    Ne se do akuzosh UNCL,atehere skuxo edhe qeverite e SHBA dhe Britanise se Madhe qe derguan perfaqesuesit e tyre prane Enver Hoxhes deri ne clirimin e vendit.
    Kurre nuk do mundni te lsni tradhetine balliste me shpifjet kunder UNCL!

  8. nord.al says:

    Ky rebeli qenka injorant komplet. Ngushellime

    1. Rebel says:

      Bravo nord.al,qe dukesh nga larg se je kelysh ballisti!
      Ne se une qenkam treguar injorant,po ti more kellire si po e verteton zgjuaresine tende?
      Ty te mungon vetem samari se te tjerat i ke tamam!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *