INTERVISTA/ "Kushtetuesja", deputetja e PS kritika Metës për shkelje: Ka tentuar të bëjë një veprim që nuk ka të drejtë ta bëjë askush, ja si do procedojmë

10 Nëntor 2019, 18:19Politika TEMA

Deputetja e Partise Socialiste Klodilda Ferhati ka folur mbi zhvillimet e fundit qe kane te bejne me plotesimin e Gjykates Kushtetuese dhe manovren e Presidentit Meta per te pezulluar per emerimin e nje anetari te ri te Gjykates Kushtetuese.

Ferhati shprehet se as Presidenti dhe as Kuvendi nuk mund te pezullojne proceduren e emerimit te anetarit te Gj. Kushtetuese sepse jemi perpara nje procedure kushtetuese  te lidhur me nje afat prekluziv 30 ditor te parashikuar ne ligj. Kushtetuta eshte e vetzbatueshme. As GJ.Kushtetuese si autoriteti qe ben interpretimin perfundimtar te Kushtetutes, nuk pezullon Kushtetuten.

Me poshte po ju sjellim pyetje-pergjigjet ku Ferhati sqaron kete shkelje te Presidentit Meta dhe fati i Gjykates Kushtetuese.

Pyetje: Presidenti ka pezulluar proceduren per emerimin e nje anetari te Gj.Kushtetuese? A e ka presidenti nje kompetence te tille?

Ferhati: Presidenti ka tentuar te beje nje veprim, qe nuk ka te drejte ta beje askush- te pezulloje Kushtetuten?!

As Presidenti dhe as Kuvendi nuk mund te pezullojne proceduren e emerimit te anetarit te Gj. Kushtetuese sepse jemi perpara nje procedure kushtetuese  te lidhur me nje afat prekluziv 30 ditor te parashikuar ne ligj. Kushtetuta eshte e vetzbatueshme. As GJ.Kushtetuese si autoriteti qe ben interpretimin perfundimtar te Kushtetutes, nuk pezullon Kushtetuten.

Aktualisht ka nisur procedura per emerimin e 4 anetareve te Gj.Kushtetuese, perkatesisht 2 nga Presidenti e 2 nga Kuvendi. Si Presidenti ashtu dhe Kuvendi duhet te zgjedhin anetaret e Gjykates Kushtetuese nga kandidatet e renditur prej Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi me vendim. Ky i fundit,  KED, ka vleresuar kandidaturat e me vendim per secilen nga vakancat ne Gjykate Kushtetuese ka miratuar kandidatet dhe ka listuar ata sipas nje sistemi pikezimi. Keto vendime KED ia ka njoftuar perkatesisht Presidentit dhe Kuvendit. Secili prej dy organeve, Presidenti dhe Kuvendi nga dita qe kane marre dijeni per vendimet e KED kane 30 dite afat qe te zgjedhin anetarin e Gj.Kushtetuese. Nese me mbarimin e ketij afati dy organet nuk shprehen kandidati i  listuar i pari, emerohet anetar i Gj.Kushtetuese. Kete e parashikon neni 125 i Kushtetutes dhe neni 7/b/4, dhe 7/c/6 i Ligjit nr.8577, date 10.02.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e Gj.Kushtetuese te RSh” i ndryshuar ne kuader te reformes ne drejtesi. Sipas njoftimeve te vendimeve te KED, afati 30 ditor per presidentin ka mbaruar me 07.11.2019, ndersa per Kuvendin mbaron ne date 13.11.2019.

Me skadimin e ketij afati kandidati i renditur i pari ne vendimin  e KED emerohet automatikisht anetar i Gj.Kushtetuese. Afati 30 ditor eshte prekluziv qe do te thote se ai nuk mund te shyhet e as te nderpritet. Kjo eshte e sanksionuar qarte ne nenin 53 te K.Pr.Administrative ku thuhet se afatet vendosen ne ligj dhe shtyrja e tyre behet vetem nese ligji ku parashikohet afati e ka parashikuar dhe e drejta e shtyrjes se ketij afati. Afati 30 ditor eshte parashikuar ne ligjin organik te Gjykates Kushtetuese dhe sic e shpjegova me siper me skadimin e tij, vepron nje mekanizem zhbllokues parashikuar ne te njejtin nen te ligjit te sipercituar sipas te cilit i pari kandidat renditur nga KED ne liste emerohet anetar i Gj.kushtetuse.

Thene keto, dy anetaret e Gj.kushtetuese qe ishin ne kompetence zgjedhje te Presidentit jane emeruar tashme. I pari z. Besnik Muci sipas dekretit te presidentit te para disa diteve dhe znj. Arta Vorpsi listuar e para ne vendimin e KED e cila konsiderohet e emeruar si anetare e Gj.Kushtetuese ne dt 7.11.2019, ne kushtet kur presidenti nuk e ushtroi kompetencen e tij te zgjedhjes se anetarit te Gj.Kushtetuese deri ne skadim te afatit 30 ditor.

E gjithe sa me siper eshte ne kuader te mekanizimit zhbllokues qe ka pasur si synim kryesor Kushtetuta dhe ligjet e reformes ne drejtesi. Ne fakt te gjitha, ligjet e Reformës në Drejtësi janë hartuar pikerisht për të evituar situatat që krijojnë ngërçe, si kjo aktualja.

Kete fryme zhbllokuese te Kushtetutes dhe te ligjeve te reformes ne drejtesi e ka analizuar qarte dhe Gj.Kushtetuese ne vendimin e saj nr.2/2017 si dhe
Komisioni i Venecias ne opinionet e dhena per ceshtje te mekanizmave zhbllokues si psh opinioni 677/2012.

Pyetje -Presidenti ka vendosur pezullim procedure sepse pretendon se sipas Kushtetutes zgjedhja e anetareve behet me radhe ku te parin e zgjedh presidenti, te dytin Kuvendi e me tej Gj.Larte dhe pretendon se Kuvendi  nuk e ka respektuar kete radhe?

Ferhati – Ky eshte nje interpretim i gabuar i Kushtetutes dhe ligjeve te zbatueshme ne rastin konkret per arsye se:

Se pari: Radha e percaktuar ne Kushtetute, neni 125, synon te qartesoje organin perkates qe ka kompetencen te caktoje anetarin e Gjykates Kushtetuese per vakancen qe krijohet here pas here. Pra qellimi i dispozites eshte te percaktoje organin qe vendos anetarin e Gj.kushtuese kur anetarit te meparshem i ka mbaruar afati, ne menyre qe mos kete konflikt mes institucioneve qe kane te drejte te zgjedhin anetarin e Gj.kushtetuese sa here ka nje vakance. Pra me pak fjale kushtetuta disiplinon kush eshte organi qe zgjedh ke anetar. Ne jemi para rastit kur jane krijuar njekohesisht me shume se 6 vakanca ne Gj.Kushtetuese qe duhen plotesuar nga Kuvendi 3 dhe nga Presidenti 3. Kushtetuta dhe Ligji nuk ka parashikim specifik kur krijohen me shume se nje vakance ne Gj.Kushtetuese.

E rendesishme per te qene korrekt me kushtetuten dhe ligjin sa i takon radhes eshte qe vakancat, pra vendet e mbetura bosh ne Gj.Kushtetuese qe duhen emeruar/plotesuar sipas procedurave nga Presidenti mos te plotesohen nga Kuvendi e anasjelltas. Duke qene se jane 4 vakanca ne proces per tu plotesuar me akt nga presidenti (2) e nga kuvendi (2) si presidenti ashtu dhe kuvendi duhet qe brenda afatit 30 ditor kur jane njoftuar nga KED per vendimet perkatese mbi renditjen e kandidateve te zgjedhin anetaret dhe kjo ska asnje detyrim te lidhur me radhen. Rendesi ka qe secili organ te plotesoje vendin qe i takon duke zgjedhur anetaret e Gj.Kushtetuese. Do ishim para nje rasti problematik nese nuk do ishte percaktuar qarte se cilat jane vakancat qe duhet te plotesonte Presidenti apo Kuvendi, gje qe nuk ka ndodhur pasi githe procedura qe nga shpallja e njoftimeve e deri ne vendimet e KED per secilen vakance e ka shume te qarte e te bazuar ne ligj secilin vend qe i takon ta zgjedhe Presidentit apo Kuvendit e per kete ska asnje pretendim apo dyshim.

Se dyti:

Koncepti “radhe” sipas Kushtetutes eshte vetem “kompetence” per te ditur se cili vend vakant zevendesohet dhe nga cili organ dhe nuk eshte kohe se kur do e ushtroje kompetencen.

Radha nuk eshte kohe. Pra, Kushtetuta ka percaktuar qartesisht radhen ndermjet tre organeve, me qellim qe te mos konfondohen me njeri tjetrin, per te njejtin vend vakant.
Parashikimi i radhes i ka caktuar Presidentit kompetencen per zevendesimin e vendit dhe jo kohen se kur do e kryeje.

Ndaj pretendimi i radhes me shume ngjan me nje tentative per bllokimin e zgjedhjes se anetareve te Gj.kushtetuese qe sjell zvarritjen e berjes se kesaj gjykate funksionale sa me shpejt sic kerkohet nga publiku dhe partneret nderkombetare. Fale frymes zhbllokuese te reformes ne drejtesi sic ju shpjegova me pare, ky ngerc eshte artificial pasi sot Gj.Kushtetuese i ka 3 anetare, znj. Vitore Tusha anetaren ne detyre, Z. Besnik Muci emeruar nga Presidenti dhe znj.

Arta Vorpsi emeruar ne skadim te afatit 30.ditor dhe ne mungese te ushtrimit te kompetences se zgjedhjes nga Presidenti. Neser ne Kuvend do te zgjidhen dhe dy anetare te Gj.Kushtetuese per vakancat qe jane ne kompetence te Kuvendit per t’u plotesuar dhe si rrjedhoje celet rruga drejt funksionalitetit te kesaj gjykate. Kam parasysh ketu se ne proces ne KED eshte dhe plotesimi i dy vendeve te tjera vakante per Gj. Kushtetuese, nga ku si Presidenti ashtu dhe Kuvendi zgjedhin secili nga nje anetar. Pra se shpejti Gj. Kushtetuese do jete funksionale.

PyetjePra Presidenti ka vepruar ne kundershtim me ligjin kur ka vendosur pezullimin e procedures?

Ferhati – Po sic ua shpjegova me pare Presidenti ka vepruar ne kundershtim me ligjin dhe ne mungese te kompetences per te vendosur pezullimin. Ne fakt nuk jam ne dijeni se me cfare akti e ka vendosur Presidenti pezullimin pasi ne Kuvend eshte depozituar vec nje shkrese e Presidentit per kete ceshtje dhe vendimet nga pikepamja proceduriale formale shkruhen ne akte/vendime dhe jo ne shkresa/letra. Por pavaresisht kesaj, me keqardhje konstatoj se ashtu si dhe me dekretin per shfuqizimin e  dekretit per 30 qershorin, edhe kete here presidenti ka vepruar jashte kompetences se tij, gje qe e ben cdo lloj vendimmarrje nul.

Ve re gjithashtu ne shkresen e Presidentit perdorimin e disa dispozitave te Kodin e Procedurave Administrative qe personalisht si gjej me.vend per zbatim pasi si ky Kod ashtu dhe ligji per ndryshimet ne Ligjin nr.8577, date 10.02.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e Gj.Kushtetuese te RSh” jane miratuar me shumice te cilesuar. Ne keto raste prevalojne dispozitat e ligjit te posacem, ne rastin konkret te ligjit per Gjykaten Kushtetuese qe jane te detyrueshme per zbatim nga Presidenti dhe Kuvendi.

Pyetje -Cfare do beje Kuvendi neser?

Ferhati – Nga kryetari i Kuvendit z.Ruci me te drejte eshte kerkuar te thirret mbledhja e Keshillit te Legjislacionit per te shqyrtuar situaten qe po flasim. Me tej seanca plenare do njihet me vendimin e Keshillit te Legjislacionit dhe do vijoje me zgjedhjen e dy anetareve te Gj.Kushtetuese qe kerkon shumice te cilesuar votash, ne rast te kundert i pari i renditur ne liste eshte automatikisht anetar i Gj.Kushtetuese.

Kuvendi ka ne dispozicion dy lista kandidatesh nga KED per secilen vakance. Duke qene se ne keto lista te kandidateve qe ka ne dispozicion Kuvendi  jane dhe z.Besnik Muci dhe znj. Arta Vorpsi qe jane tashme anetare te emeruar te Gj.Kushtetuese ne vijim te sa ju shpjegova me siper, mendoj se te dy gjyqtaret nuk mund dhe nuk duhet te jene pjese e votimit ne Kuvend neser.

4 komente në “INTERVISTA/ “Kushtetuesja”, deputetja e PS kritika Metës për shkelje: Ka tentuar të bëjë një veprim që nuk ka të drejtë ta bëjë askush, ja si do procedojmë”

  1. ka rrjedhur says:

    Per kete shkelje kushtetuese dhe bllokim te proçesit, a do te penalizohet presidenti ne komisionin qe eshte ngritur per te dhe jane disa raste qe ai e shkel me dashje kushtetute. Akoma do rrije ai atje president se tani i tille eshte vetem per Moniken se te gjithe e tallin me perjashtimin tim. E shikoj pa breke si tha ne nje shkrim para ca kohesh Merua. “Tani presidenti i hoqi breket”!.

    1. ben says:

      Ne fakt shkelje kushtetuese ka bere kuvendi
      Sepse banda e rilindjes nuk e thote te gjithe ligjin.
      Sepse ligji ka te shkruar edhe radhen si zgjidhen te zeze mbi te bardhe.
      Dhe rradha eshte:
      Zgjedh presidenti pastaj parlamenti
      Nese parlamenti shtyn afatet ne shkelje eshte parlamenti
      Eshte kaq e thjeshte
      Nese rilindja vellain e Rumit ose te Rrajes nga drejtor poste mund ti vendosi antar te kushtetueses, ky eshte ligji sipas rilindjes
      Por jo ligji I shkruar.
      Jemi pra brenda llogjikes se 1 bande, nuk ka rendei si shkruhet ligji e rendesishme eshte cfare I duhet bandes.
      Nese bandes I duhen toka
      Toka mer
      Nese I duhen leke, ka sa te duash nga leket e shqiptareve.
      Nese I duhet antar I kushtetueses vellai I rumit, vellai I Rumit vendoset.
      Thjesht pune bandash.

  2. h says:

    Veproni si te doni ,mjaft mos i cani trapin Venecias.
    Nuk ka kohe Venecja dhe Strasburgu te merret me injorante provinciale.

  3. dardan I says:

    Bravo, pergezime Kuvendit te Shqiperise qe ka ne gjirin e tij nje deputete me mend!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje