Partizani lë dy pikë në Vlorë, ndalet nga Flamurtari

10 Nëntor 2019, 18:38Sport TEMA

Ka përfunduar ne Vlore edhe ndeshja mes Flamurtarit dhe Partizanit, e mbyllur një barazim me shifrat 1-1.

Pjesa e parë do të mbyllej me rrjeta të paprekura, ndërsa të kuqtë po rrezikonin më shumë në 10 minutat e fundit.

Loja e ka gjithmonë një llogjikë dhe pa kaluar shumë minuta nga nisja e pjesës së dytë ka ardhur edhe goli i Belicës.

Një skemë e Lerdës që kërkoi një gjuajtje të fortë nga Telushi dhe lojtarët e kuq që të sulmonin zonën. Ashtu edhe ndodhi, Moçka e ka grushtuar topin dhe Belica e ka dërguar në rrjetë.

Por festa nuk zgjati shumë, pasi Nebihi i barazoi shifrat vetëm 4 minuta më vonë me një super gjuajtje.

Glamurtari merr pikën pas shumë kohësh, ndërsa vendi i parë kthehet në një enigmë të madhe, tani që të gjithë prisnin shkëputjen e Partizanit pasi kishte shumë humbje të pikëve nga pretendentët e tjerë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje