Blendi Fevziu: Stërgjyshi im ka marrë pjesë në vrasjen e Esat Toptanin, ndërsa unë ngjaj me Abdyl Ypin

11 Nëntor 2019, 18:06Sociale TEMA

Blendi Fevziu ka bërë një libër të ri, ku ndër të tjera flet edhe për gjyshët dhe stërgjyshët e shumtë të tij.

Më poshtë poi u sjellim një pjesë të një interviste që Fevziu ka dhënë për “GSH”.

– Personazhe politikë dhe historikë, nga Toptanët në zë, si Refiku te Esati e Zogu, e te Bajram Fevziu që ju vetë duket se e njihni përmes dokumenteve tek shkruani. Si ka qenë ‘takimi’ me këta personazhe tashmë jo si gazetar, por si pinjoll e njeri i lidhur përmes gjakut me ta? Si të thuash si një prej tyre?

Lidhje gjaku kam me Refik Toptanin dhe Bajram Fevziun, ose Abdyl Ypin. Me Esat Pashën dhe Zogun nuk ka lidhje familjare. Por ata vërtiteshin në po atë hapësirë ku ishin edhe të parët e mi. Natyrisht, rrëfimet familjare janë emocionale. Çdo gjë që vinte nga familja e quanin të drejtë, çdo gjë që kishte qenë kundër familjes, të gabuar. Duke u përballur me dokumentet zbulova që nuk ishte kështu. Për shembull, ata nuk e duronin dot Zogun dhe e bënin atë përgjegjës për shumë gjëra, por dokumentet historike tregojnë në shumë raste që pikërisht Zogu dhe jo të parët e mi kishin të drejtë.

– Një figurë që e ritakoj në librin tuaj është Haxhi Qamili. Pas shumë debateve edhe historike edhe ideologjike për të, ai rivjen në librin tuaj përmes ‘dy takimeve’ që ka me Toptanët, si ‘shërbëtor’ dhe si ‘përndjekës’. Si është kjo histori?

Histori e njohur kjo tashmë. Haxhi Qamili dhe frymëzuesit e tij kërkonin të rikthenin Shqipërinë e porsa pavarësuar në Perandorinë Osmane. Ose minimalisht në një monarki me një princ osman. Vetëm në kohën e komunizmit pati disa qëndrime kontradiktore për të, përfshi vlerësimin. Historiografia sot e ka kapërcyer këtë problem. Ai kishte qenë shërbëtor i Refik Toptanit, por qe larguar në një moment kur tregoi lëkundje mendore. Më pas ai nuk pati problem me Toptanasit, që janë fis shumë i madh, por me Refik dhe Murat Toptanin që kishin marrë pjesë në pavarësinë e vendit dhe visheshin si europianë. Kur dogji shtëpitë e tyre, mori masa që zjarri të mos kalonte në shtëpitë e toptanasve të tjerë që ishin ende miqësorë me perandorinë osmane.

– Kam gjetur edhe përndjekjen komuniste në rrëfimin tuaj. Sa është vuajtur kjo te ju? Që nga takimi i vonë me Lisin në New York edhe me konteshën Izabel në Vjenë?

Komunizmi nuk përndoqi disa emra, por një klasë të tërë. Për këtë arsye mbështetej tek lufta e klasave. Unë nuk e kam ndjerë shumë, sepse linda dhe u rrita deri student në atë kohë. Nuk e dija ç’do të thoshte të jetoje ndryshe dhe në një botë të lirë. Por paraardhësit e mi, që kishin jetuar gjysmën e jetës pa komunizëm dhe të lirë, padyshim që e vuanin atë.

– Mustafa Kruja si një ndër organizatorët e vrasjes së Abdyl Ypit. Si i sheh një gazetar ose një autor libri personazhet historikë kur diku rrugët e tyre kanë pikëtakime jo të këndshme?

Histori e gjatë kjo. E gjen edhe në librat e historisë së Shqipërisë. Nuk ishte e vetmja vrasje politike e kohës. Pothuajse të gjithë protagonistët politikë qenë përfshirë në to. P.sh, Bajram Fevziu, stërgjyshi im del i lidhur me vrasjen e Esat Pashës. Atentati dhe eliminimi fizik ishte një nga mënyrat politikëbërëse të kohës, jo vetëm në Shqipëri.

– A duket se keni ngjashmëri fizike me Abdyl Ypin?

Këto ditë që kam postuar fotot ma kanë thënë disa vetë. Unë vetë s’e kisha vënë re.

– Toptanasit, nga Topiajt te lidhja me Skënderbeun, një teori e trajtuar disa herë. Ju vetë, sa i besoni?

Toptanasit kanë besuar gjithnjë që vijnë nga Topiajt. Mund të jetë e mundshme, por legjenda, që tregojnë ata vetë, nuk përputhet me datat historike. Ajo që ka lidhje me Mamica Kastriotin, pra ideja që në linjë mashkullore lidhen me Topiajt dhe në femëroren me Kastriotët, por brenda legjendave ka gjithnjë të vërteta. Deri ku dhe si, nuk e them dot. Madje nuk e ka thënë dot asnjë historian.

– Enver Hoxha si shitës cigaresh, Nexhmija dhe i gjithë komunizmi, nuk lënë peshë. Ato kalojnë si një kohë që veçse pritej të ikte deri te gjyqi i turpshëm i kafeve, siç e cilësonte edhe Bibia …

Nuk është që komunizmi s’ka peshë, por komunizmi nuk kishte kulme. Nuk lejonte karaktere ndryshe. Komunizmi ishte i njëtrajtshëm dhe barazitist. Personazhet e spikatur, në barazi nuk jetojnë dot.

– Si u ndjeve pas ‘njohjes’ me Bajram Fevziun, ‘toskun’ që nona nuk e kuptoi kurrë?

Nuk besoj se jam njohur ndonjëherë tamam me të. Rrëfimet familjare thuajse mungonin krejt, ndërsa gjithë njohja reduktohet në kujtimet e bashkëkohësve dhe në dokumentet historike. Çdo gjë tjetër personale e tij u tret, ashtu siç ju tret edhe varri në Vjenë, ku vdiq.

– Lidhja juaj me toptanasit, ka qenë gjithnjë e njohur, ndërsa kërkimi i Fevziut, duket sikur plotëson atë përmasë të ‘panjohur’ edhe për ju?

E thashë edhe më sipër, ishte një proces i dështuar, nuk gjeta dot ndonjë gjë të re. Por në një moment të jetës çdo njeri ka nevojë të kthejë kokën pas e të kuptojë nga vjen dhe kush janë të parët e tij. Për këtë arsye librin ia kam dedikuar dy vajzave të mia, duke besuar se kur kurioziteti familjar t’i mbërthejë, të dinë më shumë gjëra se sa unë për të.

19 komente në “Blendi Fevziu: Stërgjyshi im ka marrë pjesë në vrasjen e Esat Toptanin, ndërsa unë ngjaj me Abdyl Ypin”

  1. Koba says:

    Gazetar i Pjerdhur.(jo per Blendin po per ate qe ka vene titullin)Bajram Fevziu ka marre pjese ne ne thurjen e ngjarjes se vrasjes se Esat Pashes ,bashke me disa Oficere te Larte Shqiptare. ,me ndihmen e Aqif pashe Elbasanit .Parate e udhetimit te Avni Rustemit jane dhene nga Arka e Ushtrise Shqiptare.

    1. Epiriiiiii says:

      O Fevzo Tullaci, Gjysherit e tu mut muti kan qene Bythlepires te Sulltanit, edhe Pasurine Sulltanèt ja kan dhurus sepse kan qene ysmeqar te tyre TurkoShqiptar muti. Mos na u krekosi sikur na rrjedh nga Gjaku i Kastriotit, o farè muti

  2. ANTROPOLOGU says:

    O LOQE TI NGJAN VETEM ME SHREKUN E ASKEND TJETER

  3. te theme diçka dhe une. says:

    Po me ato tokat qe te kishin rrahur dhe ti u bere dhe pjesmarres ne ekzekutimin e gjyqtarit Konomi , si ja bere ? I ke marre? Nuk genjen historia, genjen Fevziu, prandaj fshini bythen me librat e Fevziut, Beqir Metes apo dhe ca injoranteve te kohes si Celo Hoxha me shoke.

  4. Dulla says:

    O JU PJERDHSHA MENDJEN QE MERENI ME KETE LEGEN PA BYTHE. SI ESHTE KY SAHANLEPIRES PUSHTETESH ASHTU KANE QENE DHE PARAARDHESIT E TIJ. DARDHA BIE NEN DARDHE DHE MUTI NEN BYTHE, THOTE NJE SHPREHJE POPULLORE DUKE PERFSHIRE DHE FEVZIUN ME DOKRAT QE FANTAZON. KA NJE PRIVILEGJ QE PUBLIKON IDIOTESITE E TIJA KA TELEVIZIONIN KATNARESK TE FRANGAJT KY ESHTE SEKRETI ASGJE TJETER.

  5. Gani says:

    Eshte e vertete qe ti ngjan me dike…. me K…. e toptanit.

  6. shqip says:

    Kaq i ngaterruar o Fevzo, i bie te kesh qene dobiç. Si perfundim, pas tere atyre emrave, e thua nje te vertete te thjeshte. “Nuk gjeta lidhje ” thote Fevziu, dhe ju kushtova dy vajzave. Po normal o koke veze struci. Gjithe bota nje dy gjysher/gjyshe , vetem ti paske me shume. Prandaj them qe je dobiç. Refiku, Esati, Bajrami, Haxhiu, Zenepja, Hajrie Homni, Sulltonia, e te tjera emra pinjollesh. O te hengert mortja o idiot. Keta i la Turku ne keto ane. Ose me mire i harruan ti merrnin me vete, dhe keta arabe pervetsuan troje duke vrare njeri tjetrin. Zogu vriste nje pale, Haxhi Qamili vriste nje pale tjeter. Kurse keta merren me biografine e Enverit. Nderkohe qe ky koke pe***i e pranon vete qe; ne ate kohe thote, keshtu ishte. Kishte vrasje politike . Politike zeza e Ypit dhe Bajromit, plus ijes me tumane. Keta vriteshin njesoj si sot. Kush mbetej gjalle merrte toka e kafshe. Njesoj si sot, qe Ikonomin e shkrete e hodhen ne ere, kurse Libanezin e nisen me barrele per Rinas. Edhe nje gje. E kam me Temen. Po publikojeni komentin , fundja Fevziu parate e librit i ka marre paradhenie. Ja paguan Saliu. Shpif, shpif, se diçka do ngelet. Keshtu po bejne me luften NaÇl, keshtu po bejne namin me arkivat, pa lene mbas dore dosjet e tyre qe i kane fshire te shkuaren prej spiunesh. Me te tille si Fevziu apo Balliu, Shqiperia do lengoje akoma ne llumin e injorances.

  7. Buda says:

    Duke u nisur nga Tefik Mborja, Qazim Kokoshi, Bajram Fevziu, Xhavit Leskoviku dhe Ahmet Zogu, te gjithe keta e kane ndihmuar patriotin idealist Avni Rustemi ne realizimin e planit te tij per atentatin kunder kriminelit dhe tardhtarit me te madh te shqiptareve ne shekuj, Esat Pashe Toptani.

  8. Noli says:

    Xha Bledi po tregon perralla nga e kaluara

  9. Flamuri says:

    Nuk na intereson shume jeta e Blendi Fevziut.Kemi jetet tona me uljet ngritjet tona dhe na pelqen.Nuk e kuptoj pse e beni protagonist.Na e neveriti interviste pas interviste.

  10. Goni says:

    Ore si shpjegohet qe ka gazetare te gatshem ti lepijne bythen kujtdo, perfshi edhe te ketij shreku te peshtire. Kush eshte Bajram Fevziu o turk i prishur? qe nga mbiemri Fevziu je nje mut dhe kaq.

  11. Cuni i Vuk Karaxhicit nga Vicidoli says:

    Ti mund te thjuash vc`te duash , por nje gje eshte e siguirte. . . . se
    Stergjyshi yt eshte dora vete Esat Toptani dhe , dihet boterisht qe ate
    e vrane e nuk eshte vetevrare ! Sa per ty , degjojme nga shume njerez
    te thone , here fantazme e here ngjashem me karikaturat per ufot . Une
    me disa shoke , jemi te mendimit se ti i ngjan me shume Xhafer (Q)Ypit !

  12. tullaci says:

    Ti tamam tamam ngjan me Azem rrypin se sa me Abdyl Hypin.

  13. dejan says:

    Ti je nje bythqir muti qe ke nderu nja 5-6 here mbiemrin.

  14. Anida kulla says:

    Genjeshta, ti kerkon te perziesh historine…..kushedi te atyre 50 ha toke ke gjiri i lalzit….qe nuk u paraqite per 7 vjet qofte edhe njehere ne gjygj…….por mos harro ! Mos sot ,mot …….

  15. Lasgushi says:

    A e.dini që për këtë BAJGË që ju çan trapin dhe vjedh pronat e shqiptarëve; E ka fajin KAJO KARAFILI.Pse se shkruan drejt edhe këtë ky Kadare xhunjor,por na servir në produkte që na bëjnë për të VJELLË.Talent i rallë,pëlqyer nga Rama Berisha,Nano dhe Mul Noka.

  16. Qepe se Shqiperija edhte e vogel. says:

    O sojliu i bythes. Na e nxore vehten edhe nga gjaku i Kastrioteve! Kur kaperceve kaq larg pse nuk i le vajzave edhe kujtimet per xhaxhane tend (vellane e babes), te ndjerin Juli Bregasin qe nuk dua ti permend bemat mbasi tani eshte i ndjere. Megjithate, ay mund te ishte shume here me i sinqerte se ty
    Sa per Toptanet eshte turp per ti zene ne goje mbasi gjithe Shqiptaret e dine qe ishin Turkoshake te mbetur nga koha e Sulltaneve dhe me perjashtime te ralla te gjithe kane bere pazare per shitjen e Shqiperise tek te huajt. Mire do ishte te na tregonje diçka dhe per ” pronat” e Hamalles.

  17. Anida kulla says:

    “Zoti” Fevzi! Me Refik Toptanin je: leng, sterlengu, gjeth, hardalli….kurse femijet e mije ,jane trashegimtare me testament te djalit te Refik Toptanit…ku jane tre vendime gjygji…dhe kaq e vertete eshte kjo, sa qe: ne 2009, ju kam bere nje telefonate duke u prezantuar se kush jam, dhe ju ma miratuat pretendimin tim, por nuk u paraqitet per gati 7 vjet gjygj….shpresoj qe apeli te marre vendimin e duhur kur te jete per gjykim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje