Kushtetuesja nis me çështjet e nxehta, nëse Meta bllokon, anëtaret e reja betohen para Kuvendit?!

Për 18 muaj pa Gjykatë Kushtetuese, opozita por edhe Presidenca kanë akuzuar qeverinë për bllokimin e qëllimshëm të organit më të lartë për interpretimin e Kushtetutës në vend.

Ndërsa sot, pasi Kuvendi miratoi dy anëtaret e reja, opozita dhe Presidenca akuzuan qeverinë për shkelje të procedurave.

Me 105 vota pro, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji u përzgjodhën anëtare të reja të Gjykatës Kushtetuese duke e çuar në pesë numrin e anëtarëve të kësaj gjykate që pritet të nisë shumë shpejt punën me disa nga çështjet më të nxehta që janë bërë shkak për thellimin e përplasjes mes Presidencës dhe Qeverisë.

Çështja e zgjedhjeve të 30 qershorit, ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar, por edhe vetë kërkesa për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, pritet të shqyrtohen të parat sapo Kushtetuesja të jetë funksionale.

Por anëtaret e reja duhet të dekretohen në Presidencë ku do të kryhet edhe betimi.

Ashtu si anëtari i parë i Kushtetueses, gjyqtari Besnik Muçi vendosi dorën mbi Kushtetutë dhe u betua në prani të të përfaqësuesve të institucioneve të pavarura, ambasadorëve si dhe përfaqësuese të vendeve të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E nëse kreu i shtetit refuzon të organizojë ceremoninë e betimit të tyre, Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji do të duhet t’i drejtohen Kuvendit.

Tre anëtaret e reja mund të betohen në sallën e Parlamentit, ose t’i drejtohen Gjykatës Administrative për zhbllokimin e ngërçit, shkruan Newsbomb.al.

Ambasada e SHBA, ajo gjermane dhe prezenca e BE në Shqipëri reaguan sot duke përshëndetur përzgjedhjen e dy anëtareve të reja të Kushtetueses.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Kushtetuesja nis me çështjet e nxehta, nëse Meta bllokon, anëtaret e reja betohen para Kuvendit?!”

  1. Oparaku says:

    Like furu ne rrugete zotit se ske ku shkon Se sic i thote edhe nje fjale te urte Se kur ke fytyren prej muri dhe bythen nga kunji nuk ke nga te shkoshe vetem te hash kunjin.

  2. Ilir floriri says:

    Ta gezosh shtepine e Recit o flori muti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *