Histeria fallco kundër Lulzim Bashës për Unazën

12 Nëntor 2019, 18:06Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nën tensionin e pritshëm të prishjes së shtëpive të fundit që po bllokojnë projektin e  Unazës së Madhe në kryeqytet, duket se shumë shigjeta helmuese janë drejtuar nga Lulzim Basha, për mosreagimin e tij. Dhe kjo, kryesisht nga mbështetës verbalë të opozitës, nga ata që tentojnë të influencojnë në rrjete sociale, nga karrige zyrash, apo qoshe kafenesh.

Në të vërtetë, sot nuk është dita të shpallet ndonjë fajtor. Faji i asaj që ka ndodhur në Unazën e Madhe, nuk qëndron tek reagimi i sotëm, cilido që të jetë ai, por tek mosreagimi i viteve të shkuara, kur ne i lamë të gjithë ata fatkeqë të ndërtonin aty ku ishte e qartë se nuk duhet të ndërtohej.

Dhe këtë nuk e ka bërë vetëm partia që ka trashëguar Lulzim Basha, por dhe partia që ka trashëguar Edi Rama.

Ai është një krim i kryer në dekada, është një tmerr pa fund i zaptimit, mungesës së vizionit për urbanizimin e qytetit, shkeljes flagrante të njollës së vizatuar të Unazës qysh në fund të viteve ‘80 etj.

Nuk po hyj më tej tek problemet e pronës, zaptimit të tokës së pronarëve dhe plagëve të tjera sociale që ka hapur.

Sot është vërtet fundi i tmerrshëm i këtij fenomeni, që i jep fund tmerrit pa fund të 30 viteve. Por nuk është dita të linçohet Lulzim Basha, pse nuk e ndal dot këtë vendim.

Ajo për të cilën duhet fajësuar Lulzim Basha, është se në mungesë të aftësive për të prodhuar opozitë reale, kapet pas çdo kauze sociale banale, që të ndihet gjallë.

Protesta e Unazës së Madhe nisur një vitë më parë, nuk u përkah nga Lulzim Basha, si një kauzë që ai mendon se ishte e drejtë, por si një kauzë që shpresonte se mund ta nxirrte nga gropa ku kishte rënë.

Ai shpresoi se dhuna e ca tipave tek Unaza e Madhe do ishte një shkëndijë për dhunë kombëtare, për revolucion, për jelekverdhë, për marrëzira të tjera, gjysma marksiste e gjysma fashiste, që ai shpresonte se do ta bënin të ndjehej gjallë.

Projekti i shpronësimit të Unazës së Madhe është projekt i çdo qeverie shqiptare, përfshi dhe i Lulzim Bashës, kur ishte kryetar bashkie.

Sot, ai thjeshtë e ka parë se flaka e Unazës së Madhe nuk ngrohu zemrat e shqiptarëve për luftë, por rriti nervozizmin e tyre ndaj bllokimit të një projekti që po e kthen Tiranën në një ferr të pajetueshëm.

Ai sot mund të fajësohet pse rriti pritshmërinë e tyre, pse i gënjeu, pse i veshi me jelekë të verdhë, për t’u dukur si revolucionarë francezë, por jo pse nuk i ndali fadromat.

Nuk mund të ndalë, as ai, askush tjetër, një akt i cili ka interes themelor publik, pasi ka të bëjë me mbijetesën e një kryeqyteti që po i zihet fryma nga trafiku.

Lulzim Basha duhet fajësuar për atë që ka bërë, jo për atë që nuk bën dot sot. Asgjë nuk bën dot sot dhe nuk është faji i tij.

Ajo protestë nuk zgjoi zemërim popullor për projektin, por më shumë zemërim ndaj protestuesve. Ata u përdorën si kamikazë nga partia e Lulzim Bashës, me shpresë se do të ndiznin shkëndijat e një lufte.

Asgjë nuk ndodhi dhe sot nga hiri i godinave të prishura, ne duhet të reflektojmë për më shumë barazi dhe drejtësi për ata njerëz, ndaj të cilëve janë përdorur kritere të ndryshme shpërblimi dhe për të qenë të gjithë të barabartë para ligjit, por jo të vajtojmë pse dështoi revolucioni që Basha shpresonte.

Sot duhet të reffektojmë për tentativat e korrupsionit, apo keqpërdorimin që i bëhet projekteve të tilla me rëndësi të jashtëzakonshme nga oligarkë të lidhur me pushtetin, për interesa të tyre, por jo pse ka fituar ndërtuesi mik me Lulin, lotin më të vogël.

Tirana nuk mund të ngelet peng i një grupi të gatshëm histerikësh që bëjnë si protestues, edhe tek Teatri, edhe tek Unaza, edhe tek Parku, edhe tek molotovët e Parlamentit, ata të cilët bëjnë edhe si ekologjistë, edhe sulmojnë parqet e fëmijëve, edhe si adhurues biçikletash, edhe si përkrahës së rrumpallës që prodhon trafik.

Ata janë një grup gjobaxhinjsh shëtitës, që mendojnë se duke vjedhur çdo kauzë sociale si protestues, siç vidhnin dje si ish- drejtora, bëhen të rëndësishëm. Në fakt, ata po bëhen varri i çdo proteste.

Kauza e Unazës së Madhe, nuk është kauzë politike, por politikë e sforcuar për të prodhuar një kauzë. Sforcimi prodhoi më në fund, dështimin e saj dhe një leksion të hidhur për të gjithë ata që duan të nxjerrin gështenjat nga zjarri me duart e hallexhinjëve.

Për këtë po, mund ta shani Lulzim Bashën. Jo se sot u çua prapë vonë nga gjumi. Mirë bëri. Ditë shiu është.

13 komente në “Histeria fallco kundër Lulzim Bashës për Unazën”

  1. Jozi says:

    Tani po tremben ata te aleances per teatrin. Kur te zgjohen neser ne mengjes, teatri eshte rrafshuar.
    Pleqte e pare thoshin : – Me ujin, zjarrin dhe qeverine, mos bej shaka.

  2. Jam e lumtur qe informova gabim thote pampurja says:

    Ketu eshte te ulerish dhe nuk ka fund te tmerreve qe kane bere pushtusit shpellar….
    Te ulerish,per astirin apo per lalzin apo per spillen e gjith bregdetin..
    Apo per pasurit nentoksore e mbitoksore qe u vodhen dhe u pervetsuan nga sypeshkaqenet e qent politikan qe jetojne si sheike dhe aprovojne ligje se si ti bejne gjene e vjedhur legale si te shtojne privilegjet e veta….
    Dhe munika me macet hiqet si e derguara e zotit se do shpetoj te varferit….
    Ky vend eshte mbush me maskarenj hajdut e kriminel qe mburren si te ditur e te zote dhe populli trushplar i ndjek

  3. Tërfoni pe Kolkondasi says:

    Lulëzim Basha hesht jo vetëm për arsyen se nuk ka të drejtë në bllokimin e projekteve publike, pasi këtë e ka ditur i pari, por ai hesht në radhë të parë si një kërkesë ndaj Ramës që ti lidhi zagarët e tij mediatik kundër tij për rastin e vilave që bleu. Për të siguruar këtë heshtje Basha është gati të mos ndihet edhe për njëqind gjëra të tjera. Keni parë që mori fund zhurma për vilat? Ja thjesht në këmbim të kësaj që ndodhi sot u arrit. Por, thoni shyqyr, që Balliu Jr. nuk u hodh në rrotatve fadromave thuaj, se pas këtij akti do ngrihej në këmbë i madh e i vogël në këtë vënd! Dhe kaosi kish për të përfshirë dynjanë!!!!!!

  4. Babale says:

    jozi! Thuhet edhe: Mos pi uje ne cezem belike!

  5. Veshgues says:

    Keshtu e mbajme mend gjithmone:
    Falls, tinzar dhe skile! Duhet te jete edhe i pa lexuar!

  6. Taraboshi says:

    Lulash ka qrdhurkoha tja futesh gishtin ne bythe vetes dhete thuash se nuk je per kete pune.Se gjate gjithe kohes tende si kryetar vetem deshtime ke patur.Kur ishe ne pushtetfjete edhe tani ne opozite perseri po flene.Se me ato listat qe bere per deputet ishin fallso per se siguruat vetes jete gjatesi si kryetar.

  7. Peço says:

    Prisni se nuk ka ardhur akoma stuhia. Sepse kur të sulet vigani i protesave, i madhërishmi Sazan Guri, deri edhe Karaburuni do dridhet. Zot, ç’mund të ndodh, llahtari e vërtetë! Nuk ishte asgjë ajo që i ndodhi Bahamasit!……

  8. Njëri says:

    Këmbëngulja për të ecur përpara me projektin e Unazës së Re, duke gjetur zgjidhje pragmatiste, për të kënaqur të gjithë ata që kanë zaptuar troje e kanë ndërtuar pa leje në gjurmën e rrugës, për t’i hequr qafe ata, megjithëse nuk është e ndershme në raport me qytetarët e tjerë, të cilët megjithëse të pastrehë nuk shkuan të zaptojnë tokat që s’i takojnë, për të ndërtuar aty ku i teket e çfarë i teket, duket se është e vetmja zgjidhje që i ka mbetur qeverisë! Kjo në fakt është fatura që njerzit e ndershëm të këtij vendi duhet të paguajnë për shkak të qëndrimit indiferent ndaj fenomeneve të tilla të kahershme, si të zaptimit të tokave, ashtu edhe të mos shlyerjes së detyrimeve të ujit e dritave, etj,…etj. Ata që dikur kanë zaptuar, mund të jenë vërtetë në hall sot, por duhet të dinë dhe kuptojnë që qytetarët e tjerë, që trokitën në bankë dhe morën kredi për të pasur një shtëpi mbi kokë, nuk ua kanë për borxh!? Se përveç parave të përqindjes së kredisë që ua paguan bankave, tani duhet të paguajnë përsëri me taksat e tyre, idiotësinë e atyre qeveritarëve të dikurshëm që toleruan këta njerëz hallexhinj në paudhësinë e tyre, në shkëmbim të votës për pushtetin e tyre duke e lejuar këtë katrahurë. Kjo është t’i hapësh rrugë budallenjve, dhe atyre që e dinë këtë shprehje dhe që bëjnë rolin e budallait për të përfituar nga toleranca e njerzve të arsyeshëm dhe që kërkojnë zhvillim. Kjo në fakt nuk është e ndershme, dhe nuk e stimulon paqen sociale e cila është katalizator për një shoqëri të shëndetshme. Le të hapej një konto bankare, dhe ata njerëz të përdorur e fatkeqë, që u lanë të lirë të bëjnë ç’të duan me pronat e të tjerëve dhe ndërtuan shtëpitë e tyre në gjurmën e rrugës, le të ndihmoeshin nga ata të cilët kanë përfituar benefitet e pushtetit të fituar nga vota e këtyre njerzve hallexhinj e të përdorur.

  9. TNT says:

    Si gjithmone shume shume i sakte, dhe fjalia fundit çiçin?????

  10. Roland says:

    E thene me thjeshte lulushi i vari shpresat tek çuni i fahri spiunit …. tek nje gruaqir pa asnje grame shkolle , i biri i nje pithropi qe i fshinte bythen ramiz alise….pune bythqirash

  11. Tomori USA. says:

    Zoti Mero, si gjithnje briland ne editoret tuaja. NJe gje skutiva nga shkrimi tuaj. Ate qe . qeveria edhe pse keta kane shkelur ligjin, ne shtetin rumpall qe instaloi Berisha, Meta. po idemshperblen kjo qeveri.
    Pamvaresisht, se oreksi apo nevoja e tyre esht shuar, keta si shume te tjere, duhet te prnojne, qofte banesat socjale, apo cfardo benefiti qe u jepet dhe te mos terorizojne me me qindra mije qytetare me gjithfare sjelljesh te kundraligjeshme.
    Berisha, Basha, meta e Monika, qe u qajne hallin ketyre hallexhinjeve, as u bie ndermend se cdo bekne, vecse interesit per tu mare voten.
    SHtet demokratik, dote thote shtet ligjor, se rumpalla e pame ku e coi vendin tone.
    RRuga e unazes esht imedjate, su be nga viti 80 e ketej, te behet tani se esht domosdoshmeri jetike per qytetret e Tiranes dhe gjith shqiperis.

  12. Tomori USA. says:

    Zoti Mero, si gjithnje briland ne editoret tuaja. NJe gje skutiva nga shkrimi tuaj. Ate qe . qeveria edhe pse keta kane shkelur ligjin, ne shtetin rumpall qe instaloi Berisha, Meta. po idemshperblen kjo qeveri.
    Pamvaresisht, se oreksi apo nevoja e tyre esht shtauar, keta si shume te tjere, duhet te pranojne, qofte banesat socjale, apo cfardo benefiti qe u jepet dhe te mos terorizojne me me qindra mije qytetare me gjithfare sjelljesh te kundraligjeshme.
    Berisha, Basha, meta e Monika, qe u qajne hallin ketyre hallexhinjeve, as u bie ndermend se cdo bejn keta qytetar pamvaresisht se u premtojne parajse, vecse interesit per tu mare voten, qe ata te marin kariken e pushtetit.
    SHtet demokratik, dote thote shtet ligjor, se rumpallen e pame ku e coi vendin tone.
    RRuga e unazes esht imedjate, su be, nga viti 80 e ketej, te behet tani se esht domosdoshmeri jetike per qytetret e Tiranes dhe gjith shqiperis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje