“Raketat” që presidenti, “Zonja e Parë” dhe PD kanë drejtuar ndaj SHBA-së

12 Nëntor 2019, 10:21Blog TEMA

Nga Frrok Çupi

Pyetje kryesore është: Pse vallë kthehen po këtu, te një godinë e vjetër si barakë e periudhës së mbretit Zog, dhe këtu e ngrenë luftën kundër Amerikës?…

A nuk kishim një periudhë bajagi të gjatë që nga hera e fundit kur ‘opozita’ sulmoi me bomba e me zjarr selinë e Kuvendit? Ndoshta ka qenë fillimi i korrikut kur ‘luftëtarët e demokracisë’ nuk e përdorën me terrorizmin politik për të arritur qëllimin e marrjes së pushtetit me dhunë…

Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kërkuan njëmijë herë nga autorët e luftës që të ulnin armët, por as zoti Basha, as zonja Kryemadhi, as zoti Meta, nuk dëgjuan: Ata veç luftë e frikë! Kjo krijoji përplasjen e madhe mes ‘opozitës’ dhe aleatëve tanë jetikë të Perëndimit.

Dje u kthye prapë përplasja me Shtetet e Bashkuara, por pa bomba molotov. Dje u mblodh Kuvendi i Shqipërisë dhe zgjodhi dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, duke i hapur rrugë ringritjes së Gjykatës Kushtetuese e cila kishte dalë nga funskioni për shkak të manipulimit gjigand të saj, së pari nga politika dhe korrupsioni.

Ja që po ngrihet Gjykata Kushtetuese. Presidenti i Republikës gati plasi nga inati teksa ndodhet në Paris, nga ku deklaroi kërcënueshëm: ‘Më prisni se po vij, ua tregoj unë. Kjo është Ramaformë’, tha ai. Edhe Partia Demokratike e Bashës u sul egër kundër vendimit të Parlamentit për ringritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës menjëherë reagoi: ‘Votimi i sotëm në Kuvend e çon përpara Shqipërinë!’

Përplasja e ‘opozitës’ me Aleatin e Madh është përsëri shumë e ashpër.

Pse po e shkruaj fjalën opozitë në thonjëza ‘opozitë’? Prej shumë kohësh partitë e quajtura ‘të opozitës’ janë disa parti familjare, me familje të rrezikuara prej krimit të tyre, që po luftojnë për të shpëtuar nga ndëshkimi. Ja kaq janë. Dikush prej tyre, më hileqari i tyre, po e shet opozitën, domethënë protestën e Kalimashit, protestën e Astirit, protestën e Teatrit…, me qëllim që të fitojë ca miliona, por edhe këto për familjen. Ja kaq janë…

Por vallë pse ‘opozita’ i ngreh armët kundër Amerikës gjithnjë në të njëjtën pikë: Te kjo godinë e vjetër, sa një barakë, e ndërtuar në periudhën e mbretit Zog dhe që tani quhet ‘Selia e Parlamentit’? Në qoftë se Amerika nuk do të kishte punë me Parlamentin, atëherë as ‘opozita’ nuk do të përplasej kurrë me Fuqinë e Madhe…

Por këtu te kjo seli e vjetër, e ndërtuar si me qerpiç qëndron forca ku ‘opozita’ zbërthehet pjesë-pjesë, pavarësisht sa shumë pasuri ka mbledhur dhe sa armë ka fabrikuar.

Herën e parë, shkurt- korrik 2019, ‘opozita’ e sulmoi me zjarr e hekur selinë e Parlamentit me qëllim që t’i vinte flakën; d.m.th, siç deklaruan liderët e ‘opozitës’ të kthejnë një situatë si në vitin 1997. Nëse do të kthehej ajo gjendje, atëherë zjarri do të digjte arkivat, dëshmitë, Shtëpinë e Ligjit pranë Fushës së Aviacionit që ka ndërtuar Amerika, etj. Atëherë fajtorët e mëdhenj të krimit e korrupsionit do të dilnin shesheve të lirë, mbi gërmadhat e vendit, dhe do të garantonin se ‘nuk ka më ndëshkim’.

Herën e dytë, kjo është dita e djeshme kur u përplasën me Amerikën, presidenti i Republikës, Zonja e Parë dhe Basha i PD, bënë tentativën e fundit që ‘Gjykata Kushtetuese të mos ringrihet’. Nëse nuk ka Gjykatë Kushtetuese, ata e dinë se nuk ka mbyllje të ciklit të ndëshkimit. President i Republikës pritet që të shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese, dhe zinxhiri vazhdon…

Por prapë rrezikun e panë në derën e kësaj godine të vjetër, gati si barakë prej qerpiçi, ku gatuhet ligji. Këta e dinë një gjë përderisa mu në Portën e Ligjit i dërgojnë ‘raketa’ Amerikës.

9 komente në ““Raketat” që presidenti, “Zonja e Parë” dhe PD kanë drejtuar ndaj SHBA-së”

  1. lisi says:

    Bravo je asi i gazetarise vetem bjeru me gjithe forcen e penes se te paudhet jane gati ne gremine, saliu me shpuren e tij vetem dit kane jo jave e muaj,fetyrat e shqipetateve vetem buzeqeshin me autokololen e krimineleve qe do te nisen per ne godinen e reqit, vetem mbeshtetje per kete qeveri asgje me shume, respekt

  2. Zener says:

    Vetem president nuk eshte…por bastard kriminel hajdut….dhe ajo zonja e pare nga fundi…nje cope bajge….hajdute genjeshtare….hipokrite ANALFABETE…te fshije bythen me doktoraturat…fuck

  3. Z says:

    Duhet te besh kujdes kur Frok Cupi shkruan keshtu! Nuk permend Saliun fare,sikur nuk ekziston,pavaresisht se Vicidolsi luan guret ne prapaskene!

  4. Drejtesi says:

    Ja i sakte, respekte!

  5. jona says:

    Z.Çupi, keto jane ne gramat e fundit me mallkimin qe kane nga populli i tije. Meta, mona jane te gateshem ta djegin kete vend vetem e vetem qe vemendja te spostohet. President i ardhur nga pazaret e Rames dhe Berishes, ku pasojat i vuajne populli. Ky eshte kryemafiozi i shqiperise, bashke me te shoqen keta kane shantazhuar njerez te ndershem, u kane vene gjoba, deri ne eliminim. Shikojini si egersirat ulerasin duke dale nga vetja, arsyja se dita e madhe e drejtesise po afrohet.

  6. Marsida says:

    N.q.se Basha i la leket tek Ruset per lobim ne SHBA,toto Likja po i le ne Monako tek princi per lobim ek Makroni!Thone qe kesitin e pare e dha per mosçeljen e negociateve kete te dytin per vehte dhe femijet e tij!Ja perse ka vajtur toto Likja ne France ku per lete lobim ka dhene vetem interesin e depozitave ne Monako!

  7. Farà hisllit says:

    Na myten spiunat e enverit ,akoma gjalle.

  8. rexha 10 says:

    NJE BRAVO TE MODHE PER KETE ZOTRI,SEPSE I KA THENE TE GJITHA.KUSHE NUKE TOLERON NE POLITIKE AI NUKE ESHTE POLITIKAN ,PORE NJE PERSON ORDINERE ME NOSTALGJINE E KOHES SE SHKUAR .BERTASIN ,NGREJNE 2 GISHTA SI DEMOKRATE TE DEVOTSHEM ,PORE NE FAKTE HISTORIJA E KETYRE SAHANLEPIRESEVE ESHTE SE I HUMBEN INTERESI EKONOMIK.TE GJITHE E DIME SE JANE KONJUKTURAT E NDRYSHME TE SHITUR PER TE DJEGUR E DAMKOSUR ATE VENDE QE QUHET SHQIPRI.ME MINISHENGEN QE MUNDE TE RALIZOHET SERBIJA,JUGOSLLAVIJA,GREQIA ,MAQEDONIJA E VERIUT NUKE KA NEVOJE ME PER TE TILLE NJERZE ,QE TI SHERBEJNE SI AGJENTE TE SHTETEVE PERKATESE.

  9. Evdal NURI. says:

    Me logjike te qete , por bindese. Me fakte data e qendrime qe opozita e sotme i eshte kundervene SH.B A-se e Bashkimit Evropian .
    Duket preken interesat i tyre .
    Te lumte mendja Frok ÇUPI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje