Stërvitje e fshehtë dhe skemë me dy sulmues, formacioni i mundshëm i Shqipërisë

Vendimi i Taulant Xhakës për të mos iu bashkuar ekipit Kombëtar është vetëm maja e ajsbergut, në atë që duket një proces i mirëfilltë spastrimi.

Edy Reja e pranoi se lojtarët që krijojnë polemika, apo janë të pakënaqur sepse nuk luajnë, nuk kanë vend në skuadër. Një reaksion zinxhir që nisi me Mavrajn, vijoi me Xhakën, por nuk përfundon me kaq.

Ergys Kaçe ishte përfshirë nga trajneri në listën e pritjes, por as mesfushori i AEL Larisës nuk do t’i bashkohet ekipit. Zgjedhja këtë herë ishte e teknikut kuqezi.

Edhe Kaçe është mes lojtarëve që mendon se duhet të ketë më tepër hapësira, madje shpeshherë 26-vjeçari është cilësuar në opinion si i keqpërdorur nga trajnerët.

Në situatën e krijuar brenda Kombëtares, e cila rrezikon të prishë balancat përpara ndeshjes me Andorrën, trajneri Reja ka krijuar një mur rreth ekipit.

Askush nuk ka mundur të ndjekë seancat kryesore të stërvitjes, pasi ekipi ka punuar në fushë në orare të ndryshme nga programi i përcaktuar.

E vetmja mënyrë për të parë fragmente të përgatitjeve ishte nga ajri, me pamjet e dronit të shpërndara nga vetë federata. Pjesa tjetër është hermetike, shkruan A2.

Reja pranoi se Shqipëria do të vijojë të luajë me skemën 3-5-2, por dilemat për formacionin nuk mungojnë. Në portë pritet të luajë Strakosha, me Berishën që është gati për çdo rast dhe mbrojtja nuk ndryshon.

Në mesfushë Bare është i paprekshëm, Memushaj mendohet të sakrifikojë dhe Ramadani është në balotazh me Ndojin, ndërsa Hysaj e Lenjani nga krahët do të ndihmojnë fazën sulmuese, aty ku nga minuta e parë pritet të aktivizohen Balaje Manaj.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *