VIDEO/ Mbyllet ndeshja Çeki-Kosovë me rezultatin 2-1. Të gjithë golat e ndeshjes me VIDEO

14 Nëntor 2019, 22:27Sport TEMA

Kosova luan ndaj Çekisë në transfertë, një ndeshje e cila mund të konsiderohet edhe si finale nisur nga pozitat në grup të dyja ekipeve.

Dardanët janë vetëm një pikë larg çekëve dhe një sukses në mbrëmjen e sotme do të ishte një hap i madh drejt finaleve të Euro 2020.

Sa i përket formacionit, trajneri i Kosovës, Bernard Shaland vuan mungesën e Vedat Muriqit, teksa e ka zëvendësuar me sulmuesin Atdhe Nuhiu. Ndërkohë, vendin e Shalës në mesfushë i cili gjithashtu është i padisponueshëm, e ka zënë Rashkaj.

Një fanellë titullari për Dardanët i është rezervuar edhe Celinës. Sakaq, në kampin kundërshtar mungesa më e madhe është ajo e sulmuesit kryesor Patrik Shik.

KOMENTI LIVE:

Mbyllet ndeshja Çeki-Kosovë me rezultatin 2-1

85′ Kosova kryen edhe ndërrimin e fundit, largohet Celina, në fushë Rashani

80′ Gol! Sërish i njëjti autor, Kosova përmbyset në Çeki

71′ Gol! Barazon Çekia, Kral shënon nga jashtë zonës

66′ Çekia gjen rrugën e rrjetës por gjithçka anulohet pas një faulli në dëm të portierit Muriç

49′ – Gol, shenon Kosova me ane te sulmuesit Atdhe Nuhiu. Nje gol spektakolar nga shtatlarti kosovar duke shperthyer ne feste Dardanet

Nis pjesa e dyte e ndeshjes Çeki-Kosove

Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-0

41′ – Demtohet Mergim Vojvoda, por pa problem duke u rikthyer serish ne fushen e lojes

36′ – Nje kros mjaft i bukur nga Valon Berisha, por e pafat Kosova per te gjetur golin e avantazhin ne rastin me te rrezikshem te ndeshjes

32′ Ndërhyrje me vonesë nga Nuhiu, gjyqtari Roki nuk e fal dhe e ndëshkon me të verdhë

30′ Kanë kaluar 30 minuta lojë, me çekët që kanë dominuar që nga fillimi i ndeshjes

25′ – Serish fantastik gardiani kosocar Aro Muric qe ben nje tjeter pritje te mrekullueshme duke shpetuar porten e tij

24′ Ndërhyrje e ashpër nga Aliti, mbrojtësi ndëshkohet me karton të verdhë

18′ – Cekia vazhdon te rrezikoje, Kosova po mbrohet mire dhe po tenton te dali ne sulm me ane te kundersulmeve

10′ – Rrezikon Kosova me Anel Rashkaj duke rrezuar kundershtarin ne zone, por gjyqtari kryesor vijon lojen

7′ Pritje e mrekullueshem nga Aro Muric, shpeton Kosoven

5′ Aliti spastron zonën nga një harkim i kundërshtarëve dhe e dërgon sferën në këndore

4′ Provon Kosova në kundërsulm, por Celina gabon pasimin në fund

1′ Starton sfida mes Çekisë dhe Kosovës, Dardanët shpresojnë te kualifikimi

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje