VIDEO/ Mbyllet ndeshja Shqipëri-Andorra me rezultatin 2-2. Të gjithë golat e ndeshjes me VIDEO

Shqipëria luan sot përballë Andorras modeste dhe një fitore i fut në histori kuqezinjtë, sa u përket pikëve të grumbulluara në një edicion eliminator të vlefshëm për Europianin apo Botërorin.

Asnjëherë më parë Shqipëria nuk ka shkuar në kuotën e 15 pikëve, por tashmë ka shansin që, me triumfin ndaj Andorrës, ta bëjë realitet edhe këtë statistikë.

Formacionet:

Shqipëria: Berisha, Veseli, Gjimshiti, Ismajli, Roshi, Trashi, Ramadani, Memushaj, Ndoj, Balaj, Manaj
Trajner. Edi Reja

Andorra: Giomes, Martinez, Vales, Garsia, Klemente, Moreno, Alaez, Nikolas, Servos, Rubio, Lovera
Trajner. Koldo Alvarez

—————————————

KOMENTI LIVE

Mbyllet ndeshja Shqipëri-Andorra me rezultatin 2-2

84′ Goditje dënimi për kuqezinjtë aty ku kroson Memushaj dhe gjen Roshin i cili e kthen te Gjimshiti por ky e çon jashtë

80′ Goditje këndi për tonët aty ku kroson Memushaj dhe pas rrëmujës në zonë, del portieri dhe neutralizon

78′ Kuqezinjtë të gjithë në sulm, kërkojnë golin e fitores!

68’ Shqipëria realizon golin e tretë, por i anulohet goli Manajt pasi krosimi i Roshit erdhi pasi doli topi jashtë.

54′ GOL! Barazon shume shpejt Shqiperia qe realizon me ane te sulmuesit Rei Manaj

47′ E nis ne menyre te mrekullueshme Andorra ndeshjen duke kaluar ne epersi me ane te Martinez qe shenon golin e tij te dyte ne kete takim. Heshtje ne “Elbasan Arena”

Nis pjesa e dyte ndeshjes Shqiperi-Andorre

Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-1

45’ Mbeten para tonët me krosime të shumta teksa largohet topi në këndore. Vjen krosimi në zonë dhe shkon te Trashi i cili gabon

36’ Tjetër krosim në zonë por largohet topi dhe është Ismajli ai që tenton nga distanca duke kërkuar një supergol por topi shkon ngjitur me shtyllën

32’ Kuqezinjtë mbeten në sulm, aty ku nga e majta vjen një krosim i lartë në zonë nga Trashi por askush nuk arrin të përfitojë

22′ Ben mrekullin portieri kundershtar duke i mohuar golin e avantazhit Shqiperise me Memushajt

GOL! Barazon rezultatin skuadra e Andorres me ane te Martinez qe perfiton nga nje gabim ne mbrojtjen kuqezi

15’ Kuqezinjtë rrezikojnë sërish aty ku Memushaj i drejtohet zonës dhe tenton nga jashtë zone por topi shkon mbi traversë.

12’ Tjetër mundësi e mirë për Shqipërinë që avancon me Manajn i cili i afrohet zonës dhe provon një diagonale për Balajn, por mbyllet aksioni.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “VIDEO/ Mbyllet ndeshja Shqipëri-Andorra me rezultatin 2-2. Të gjithë golat e ndeshjes me VIDEO”

  1. Ai says:

    Turp!
    Njemilion here turp!
    Të shkrihet kombtarja.
    Ku jane talentet qe djegin klubet e rretheve te zhytura ne krim.
    Federata e Tiranise se Tiranes te jap dorheqjen.
    Asnje shkodran mos te luaj mê me kombtaren se jane kollone e peste dhe shesin ndeshjet.
    Kjo eshte pasqyra e korrupsionit ne sportin
    Shqiptar.
    Kjo eshte perfaqsuesja e Tiranes dhe jo ajo shqiptare.

  2. Aldo says:

    Pyetni strateget shqiptare, me ne krye Hafizin dhe do te thone, qe ,fajin e ka Panuci.

  3. Tifozi kuq e zi says:

    Profesor REJA ta shiten zorraxhinjt ndeshjen , kta me kryepushtin e federates armand katunar duken.ishin kuota te larta ne skedin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *