BE: Europa do të rrisë efikasitetin e energjisë

15 Nëntor 2019, 16:50Bota TEMA

Bashkimi Europian u dakordua për rregullat e reja në drejtim të përmirësimit dhe forcimit të etiketave të gomave, që mundësojnë kursim të energjisë, ekuivalente me heqjen e katër milionë automjeteve nga rrugët e BE-së çdo vit, njoftoi Komisioni Europian.

Kjo marrëveshje politike u arrit midis Parlamentit Europian, Këshillit dhe Komisionit Europian.

Këto rregulla të reja duhet të miratohen zyrtarisht nga Parlamenti dhe Këshilli Europian. Aplikimi i këtij rregulli pritet të fillojë më 1 maj 2021.

“Duke kaluar në gomat më efikase të energjisë, qytetarët europianë mund të ulin ndjeshëm konsumin e tyre të karburantit, duke kursyer para dhe duke ndihmuar mjedisin”, u citua të ketë thënë komisioneri për Klimën dhe Energjinë, Miguel Arias Canete.

Komisioni vuri në dukje se rregullat e reja i bëjnë etiketat e gomave më të dallueshme, më shumë rezistuese në të ardhmen dhe më të sakta.

Midis viteve 2014 dhe 2017, konsumi i energjisë në transportin rrugor u rrit me 5.6 % duke rritur emetimet e gazit serrë nga sektori i transportit.

Më tej, Komisioni sqaroi se meqë rezistenca lëvizëse e gomave përbën 20 deri në 30 % të konsumit të karburantit të një automjeti, është thelbësore të ulet kjo rezistencë për të rritur efikasitetin e karburantit dhe për të zvogëluar emetimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje