Reja nuk e fsheh zhgënjimin: Mentalitet ballkanas, u kërkoj falje tifozëve. Mos pritni dhurata nga Franca

15 Nëntor 2019, 13:38Sport TEMA

Edi Reja nuk e ka fshehur zhgënjimin pas ndeshjes së barazuar mes Shqipërisë dhe Andorrës. Trajneri i kuqezinjve, para gazetarëve e cilësoi paraqitjen e skuadrës si mungesë përqendrimi e motivimi, një çështje ballkanase siç e intepretoi vetë trajneri.

Ai ka marrë përgjegjësinë mbi vete për këtë paraqitje ndërsa ka paralajmëruar që të gjithë të mos mendonin se me Francën do të ishte e thjeshtë pasi skuadra e Deshamp nuk bën dhurata të tilla.

Mister, ndjeheni i zhgënjyer?
“Po, shumë, se prisja një paraqitje ndryshe mga aspekti karakterial. Jo se nuk deshëm të luanim, por kur përballen këto ndeshje, ku dihet që ka vështirësi… Ne e kishim zhbllokuar rezultatin në 15 minutat e para dhe e kishim zgjidhur problemin. Por pastaj lojtari i tyre bën 60 -70 metra me asnjë që shkon për ta ndalur… Menduam se e kishim fituar ndeshjen, kjo është sjellje, mentalitet që duhet dënuar në mënyrë absolute. Nuk më pëlqeu paraqitja dhe qartësisht unë jam trajneri dhe jam përgjegjës. Si rrjedhojë, faji i jepet trajnerit dhe jo lojtarëve. Me shumë mundësi nuk arrita ta karikoj siç duhet ekipin”.

Përgjegjësia është e trajnerit, e lojtarëve, apo kështu është futbolli?
“Jo, jo, trajneri duhet t’i motivojë edhe pse ka shumë mungesa, si Çikalleshi e Abrashi se nga pikëpamja e temperamentit ndjehen. Bare ishte me kartonë dhe mund të skualifikohej. Unë u mundova që të provoja lojtarë të tjerë se është e drejtë të jetë kështu, se unë dua të krijoj një grup me 18 – 20 lojtarë të cilët të jenë të të njëjtin nivel dhe pak nga pak do t’ia dalim”.

A ishin zgjedhjet e duhura apo mund të bëhej diçka ndryshe?
“Mund të hidhja Hysajn nga minuta e parë apo ndonjë tjetër, por nuk është çështje e një lojtari apo një tjetri, është çështje kompleksi se sipas meje e interpretuam këtë ndeshje jo në mënyrën e duhur, jo me karakterin e duhur, jo me agresivitetin e duhur. Se nëse dëshiron të bësh një ndeshje të nivelit të lartë nuk luan në këtë mënyrë”.

Mos ndoshta lojtarët menduan më shumë për rekordin e pikëve dhe ndeshjen me Francën…
“Nuk ishte çështje rekordi, u thashë djemve se duhej të vazhdonim këtë rritje që kemi pasur dhe sot duhej të ishte kurorëzimi  i një rrugëtimi që kemi bërë. Por ishte një zhgënjim. Ju kërkoj falje atyre që erdhën në stadium dhe që panë një paraqitje jo në nivelin e ndeshjeve të mëparshme”.

Tani vjen Franca…
“Duhet të bëjmë një paraqitje të madhe, jemi në stadiumin e ri dhe në këto 2 ditë të shohim. Aty nuk nevojiten stimuj se do të kenë të gjithë të tillë, duhet të përdorim kokën. E dimë se do të luajmë me kampionët e botës dhe duhet të bëjmë një paraqitje të madhe”.

A keni besim për atë ndeshje se mund të arrijmë diçka?
“Po, besimin e kemi gjithmonë, nuk është se e humbëm nga një ndeshje kështu. Jemi të zhgënjyer qartësisht, duhet dënuar një paraqitje e tillë, nuk duhet të ndodhë më. Mentaliteti fitohet edhe me këto skuadra. Ka pasur edhe precedentë me Shqipërinë që ka humbur me skuadra inferior apo që cilësohen inferiore, nëse luan ndeshje sa për të thënë. Kjo nuk është e mirë. Nga kjo pikëpamje ekipi duhet të rritet. Në Ballkan kanë këtë lloj sjellje, këtë mendimin që “jemi superiorë, herët a vonë do e fitojmë”. Nuk ekziston, kur gabon qasjen ndaj ndeshjes, nuk arrin ta rikuperosh më dhe sot ishte kështu”.

A ndryshon ky barazim ndonjë gjë rreth të ardhmes së Rejas këtu?
“Jo, me presidentin flas përdite, flasim për të ardhmen, për programe pune. Por dëshiroja që të përfundonim këtë cikël, më interesonte sot të arrija 15 pikët. Ishte sodisfaksion për lojtarët, për ambientin, për Shqipërinë duke parë që ka këtë rritje e dëshirë për të bërë mirë. Më vjen keq, jam i zhgënjyer, shumë i zhgënjyer. Por jo vetëm unë, edhe lojtarët. E përsëris që faji është i imi, me shumë mundësi nuk karikova siç duhet skuadrën e ndaj kërkoj falje ndaj tifozëve që nuk janë argëtuar edhe aq shumë”.

Por me Francën mund të arrijmë 16 pikë…
“Qartësisht, se ne luajmë për të fituar, nuk është aty puna. Por të shohim a është dakord Franca në këtë aspekt se nuk mendoj se do të jetë dakord. Tani janë të kualifikuar, shpresojmë që të vijnë këtu jo me motivimin e duhur. Por Franca nuk të dhuron asgjë, nuk është një skuadër që të bën dhurata”.

10 komente në “Reja nuk e fsheh zhgënjimin: Mentalitet ballkanas, u kërkoj falje tifozëve. Mos pritni dhurata nga Franca”

  1. Roberto says:

    Kombetarja jone e ka patur kete difekt prej vitesh.E pate Angline me Malin e Zi ??? 7-0 ????? Ata nuk te falin bile me ato ekipe qe jane te dobta rregullojne golaverazhin ndersa ne neglizhojme sa bejme nje gol ose hidhemi ne sulm sa hame golin e pare.Ky mentalitet duhet hequr perfundimisht.Ekipi duhet te jete i vemendshem ne c’do sekonde sepse kundershtari ate rast pret. Shpresoj qe te motivohet ne ndeshjen me Francen qe eshte ndeshja e fundit dhe te na jape nje rezultat pozitiv pasi kemi dhe inagurimin e Stadiumit te ri.

    1. Futja kot says:

      Po për Anglinë me Çekinë ke ndonjë koment?!

  2. Qinani says:

    Shqiptar pordhacër.
    Kujtojn se jan me t miret e dynjos.
    Me fitu,duhet pun djers,sakrific,e jo pordh me rigon shqiptareske.
    As do zejn men nanjiher.
    Kshtu kan qen,bishti i kavallit,kshtu do mbeten ,t fundit e dynjos.
    Rrac debilash madiv.

  3. BK says:

    Mosaktivizimi I Bares nga fillimi, eshte I justifikuar per shkak te kartonave qe kishte.
    Pergjegjesia bie mbi lojtaret, se u pa qarte se disa lojtare nuk sakrifikonin si duhet duke menduar Francen.
    Ne te dy golat e pesuar, skuadra tregoi nenvlersim per kundershtarin qe na kapi ne befasi.
    Futbollistet, nuk I kane lexuar mire paraqitjet e Andores.
    – Moldavine e mundi.
    – Ne Turqi u thye ne min e fundit.
    – Ne France u mund 0 – 2, ndersa ne u mundem 1 – 4.
    – Ne Andore, 2 gola I shenuam ne fund te ndeshjes.
    Nuk eshte faji I trajnerit, pasi berthama e skuadres ishte. Goli erdhi shpejt.
    Ndeshja per tu fituar, ishte me Andoren, se me Francen mundesite jane shume te vogla.

  4. Tifozi kuq e zi says:

    Ju jeni njeriu me i rrespektuar ne rrepubliken e kti vendi profesor REJA nga ne futbolldashesit SHQIPTAR : vertet kta te bejn me turp , por jemi ne qe duhet tju kerkojm falje profesor me kta lojtar alabak te pa edukuar qe ti ngjitem nga pas , na fal profesor REJA ne tifozve kuq e zi qe nuk te treguam te verteten se çfar letyrash kemi ne kte perfaqsuse , MBAJE KOKEN LART PROFESOR REJA : NUK ESHT FAI JUAJ , POR FAI JON SI FEDERAT E KORRUPTUAR DHE SI RRAC : RRESPEKTE PROFESOR TE UROJ ME TE MIRAT E BOTES SE JU VERTET I MERITONI RRESPEKTE .

  5. Tifozi kuq e zi says:

    Ju jeni njeriu me i rrespektuar dhe me i dashur ne rrepubliken e kti vendi profesor REJA nga ne futbolldashesit SHQIPTAR : vertet kta te bejn me turp , por jemi ne qe duhet tju kerkojm falje profesor , me kta lojtar alabak te pa edukuar qe ti ngjitem nga pas , na fal profesor REJA ne tifozve kuq e zi qe nuk te treguam te verteten se çfar letyrash kemi ne kte perfaqsuse , MBAJE KOKEN LART PROFESOR REJA : NUK ESHT FAI JUAJ , POR FAI JON SI FEDERATES TON TE KORRUPTUAR DHE FAI JON SI RRAC E DEFORMUAR : RRESPEKTE PROFESOR TE UROJ ME TE MIRAT E BOTES SE JU VERTET I MERITONI RRESPEKTE .

  6. Pato says:

    Memushaj me i vjetri ne fushe tregonte zemer ne loje po fatkeqsisht mosha ben te veten dhe kembet nuk te binden me.

    Manaj kishte shume pordhe.. bashke me Balaj kenaqen me nje gol ose me keqe me ndonje gjuatje sporadike. Rroshi po ashtu ben nje sprint dhe do 30 min te marr veten per te ber aprintin tjeter dhe pastaj merzitet perse nuk futet qe ne minutat e para.

    Hysaj nuk luan nuk ka minuta ne kembe dhe ne fushe ben gafa. Trashi dhe Ndoj ishin peribret…

    Mbrotja jone ishte ne gjume ne te dyja golat e Andores.

    Oganizimi i ndeshjes peribret si nga FSHF dhe stafi I trajnerit.

    Analistet ne media edhe me skandal, nuk dine te bejne pyetje dhe nuk merret veshe pse bejne batuta dhe qeshin kot me ato qe thone vete. As analize asgje.

    Reja si perfundim eshte i vetmi klas ne ate stalle. Me erdhi keq per te dhe shpresoj te kthej disiplinen.

  7. Peçua në rolin e "trainerit". says:

    Fjalë dhe asgjë më shumë. Po të mos kemi në fushë Strakoshën,Abrashin, Gjasulën, Baren,Xhakën, Cikalleshin e ndonjë tjetër është fakt se ne jemi të njëjtë me Andorën, në mos më keq. Ne nuk kemi zëvëndësues të të njëjtit nivel për këta. Hysaj është absolutisht jashtë çdo forme sportive. Mosaktivizmi ka bërë punën e vetë. Pa këta dhe vetëm siç thotë trajneri, me karikim të domosdoshëm nuk arrihet asgjë. Jo vetëm kaq, por në fushë lozet 11 me 11, nuk loz një popull i gjithë me një tjetër. Sepse i bije sikur do vijë të lozë gjithë Franca këtu të dielën. Turqia barazoi me vështirësi me Islandën në Stamboll. Francezët për 70 minuta e kusur ishin nën ferrin e barazimit në shtëpinë e tyre me Moldavinë, kur ne e mposhtëm 4-0 Moldavinë në shtëpinë e saj. Ky është futbolli. Sidomos me ekipin kombëtar. Janë pak ndeshje dhe ose turpërohesh po nuk qe i përqëndruar në të gjitha ose nderohesh duke bërë detyrën. Tani futboll është ky, sport dhe jo luftë, çka iku, iku, të përqëndrohemi tek e ardhmja dhe të mos perëndojmë sytë si dhi e therur, duke vajtuar ububu ç’na gjeti. Asgjë nuk na ka gjetur.

  8. Arifi says:

    Mire e ke o (pecua ne rolin e trajnerit) po ne na ikin shume ndeshje me ekipet qe i quajme inferiore se na hipin pordhet. Kemi ter jeten me kto ulje ngritje . Kishte 9 vjet qe nuk shenonte jash andora.. dhe duan mbeshtetje kta nga tifozat. Ne aq e kemi bejm 2 ndeshje dhe na duket vetja qe dim te lozim futboll se te tjeret hane bare. Po ik me gjith kta legena. Do shqyejn bythen tani me francen per tu dukur .

  9. Tifozi kuq e zi says:

    Per te ardhur keq per kombetaren tone sidomos per profesor Reia qe merr persiper gjynahet e lojtareve te shitur nga presidenti Duka per arritjen e rezultatit ne favor te Dukes Mjafton kompromisi vetem me dy mbrojtes dhe rezultati dihet Pra ishte e shitur si ndeshje Dhe si gjithmone i fituar i bastit eshte Duka U kuptua qysh me barazimin qe ISLANDA i mori TURQISE dhe e siguroi vendin e trete qe per kombetaren tone nuk kishte vlere 3 pikshi por X i Dukes Nuk eshte e para here qe kombetarja jone vepron ne ndeshjet e fundit te fazave si per eleminatoret e EUROPIANIT ashtu dhe eleminatoret e BOTERORIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje