Jari paralajmëron çfarë ka në videon e Metës kundër Dvoranit

16 Nëntor 2019, 19:06Antena TEMA

Pas paralajmërimit të Metës se po përgatit për transmetim një video të tmerrshme kundër gjyqtarit Dvorani, shumë demokratë janë bërë kuriozë, se çfarë përmban videoja që do shkatërrojë gjyqtarin.

Jari vendosi të shuajë kuriozitetin e tyre me qëllim që të mos krijohet tension deri të hënë:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Videoja që po përgatit Ilir Meta do të jetë kulmi i diskretimit të drejtësisë shqiptare.

Siç e dini, Dvorani ka qenë pjesë e grupit të gjyqtarëve që gjykuan videon e Metës në vitin 2011.

Në videon që po përgatit Meta, është rregjistruar me zë dhe figurë, gjithë përpjekja e Ilir Metës për t’u vendosur drejtësia gjatë gjyqit të tij dhe gjithë kundërshtimi i gjyqtarëve që gjykonin çështjen, të cilët kundër vullnetit të Metës, donin ta falnin atë, me porosi të Ramës.

Në një sekuencë, shfaqet një mbledhje ku pesë gjyqtarët konsultohen me njëri -tjetrin.

I pari thotë:

– Për mua videoja nuk ekziston.

-Edhe për mua, thotë i dyti.

-Më falni, ndërhyn eksperti i videos së Metës.

Zoti Meta këmbëngul se videoja ekziston dhe se ai kërkon që të dënohet, por unë nga ekspertiza që bëra, më del që videoja nuk ekziston.

-Edhe për mua nuk ekziston, thotë i katërti.

Në fund shfaqet Dvorani.

-Unë mendoj që videoja ekziston, thotë ai, dhe Ilir Meta duhet të japë shpjegime në gjyq.

-Në asnjë mënyrë, ndërhyn prapë gjykatësi i parë.

Ne nuk mund të bëjmë çfarë do Ilir Meta.

Për ne nuk ekziston dhe pikë.

Unë i di qëllimet politike të Ilir Metës.

Ai kërkon të pranojmë ne që ekziston videoja, që ai të shkojë në burg, të bëhet hero, pastaj të dalë nga burgu, të bëhet president dhe të na fusë ne në burg.

Nuk e ha unë këtë.

-As unë, tha i dyti.

-As unë, tha i treti.

-As unë, tha i katërti.

-Për mua ekziston, tha prapë Dvorani.

Po u bë ai president, hallall burgun.

Kjo pjesë është e filmuar me zë dhe figurë.

Pastaj konsultohen të japin vendimin 5 me zero, pasi u ra dakord me shumicë që video nuk ekziston.

-Prisni, tha Dvorani.

Të paktën unë të jap mendimin në pakicë, se tani që morët vendim se videoja nuk ekziston, ai është i shpëtuar.

Të paktën të shpëtojë shpirtin.

E gjithë kjo është një provë e pakundërshtueshme, se si Meta ka luftuar të ketë drejtësi dhe ndaj tij, kurse Dvorani është thyer nga gjyqtarët mafiozë dhe ka pranuar të japë vetëm mendim pakice kundër tyre.

Ndërkohë Meta shpresonte se gjyqtarët do ta gjykonin drejt çështjen e tij, do ta pranonin kasetën dhe do t’i jepnin dënimin e merituar.

Ata nuk e bënë, se të nxitur nga Edi Rama, donin ta kishin Metën peng të kasetës.

Por sot Meta po tregon se nuk mbetet peng i videokasetave.

Ai bën dhe vetë videokaseta.

I juaji, Jari!”

1 komente në “Jari paralajmëron çfarë ka në videon e Metës kundër Dvoranit”

  1. Dashi says:

    Ah ju dhjefsha kte Dvoranin ku jeni katandis mbeshteteni te prokurori komunist…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje