Ekipi francez kërkon takim urgjent me Fevziun: Duam librin “Tirana e Nonës”!

17 Nëntor 2019, 19:33Antena TEMA

Sot në mesditë, ekipi kampion i botës, Franca, zbriti në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Sapo u akomodua në hotel, trajneri i saj Didier Deschamps, thirri me urgjencë Presidentin e përjetshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit, zotni Armando Dukën dhe i kërkoi një takim me Blendi Fevziun

Duka, duke qenë një njeri përgjithësisht i habitur, erdhi dhe u trash akoma edhe më shumë, me këtë kërkesë të çuditshme të trajnerit francez. Megjithatë, pas dy-tre minutash, ai e mblodhi vetën dhe tha:

– Nuk kemi futbollist me këtë emër zoti Deschamps. Këtu jeton vetëm një Blendi Fevziu, që është njeriu më i famshëm i këtij vendi, por që nuk ka lidhje me topin. Ka disa vjet, që përpara çdo panairi libri, ai bëhet edhe më i famshëm, për shkak se e shkruan librin më të mirë dhe më voluminoz të panairit, për 12 deri në 14 ditë.

– Për këtë shkak e duam, Monsieur Duka, si shkrimtar e duam! Kur u nisëm nga Franca, para se të shkonim në Moldavi, më shumë se gjysma e Parisit ziente për librin e Fevziut, “Tirana e Nonës”. Duam të takojmë patjetër këtë njeri. Kjo është edhe dëshira e madhe e të gjithë futbollistëve të ekipit tonë Kombëtar. Ndoshta kjo vjen ngaqë në Francë, akoma nuk është shkruar libri “Parisi i Nonës”.

– Do të përpiqem zoti Deschamps, por vështirë shumë është. Kam dëgjuar, që çdo ditë, nga mëngjesi deri në mesnatë, ai është non stop, tek Panairi i Librit. E ka mbërthyer lexuesi dhe nuk e lëshon, thonë. Të shohim, të shohim, ndoshta e realizojmë ndonjë gjë.

– Nëse nuk e takojmë dot, të paktën për mua dhe çdo futbollist francez, të lëshojë autograf tek libri “Tirana e Nonës”. Futbollistët e mi, duan ta takojnë patjetër sepse janë shumë të çuditur nga fakti, që Fevziu ka tri gjyshe. Si ka mundësi thonë ata, ne nga dy, Fevziu tre?! Ç’domethënë kjo?!

Dhjetë minuta pasi u nda nga trajneri francez, presidenti Duka, mori në telefon Fevziun.

– Hë Mondo, çkemi? – pyeti Fevziu nga ana tjetër e telefonit.

– Fevzo, kemi një situatë shumë të vështirë me ekipin francez. Çdo lojtar francez, kërkon të blejë librin tënd “Tirana e Nonës”. Kjo është e thjeshtë, dërgoja Shulkun dhe i blija, por ata duan patjetër autograf. Nuk ikim nga Shqipëria pa librin “Tirana e Nonës” me autografin e Fevziun, thonë! Ç’tju them?

– Nuk kam kohë Mondo, jam i mbytur deri në fyt. Ka plasur një lexues i madh dhe nuk më lë të lëviz asnjë milimetër nga panairi. Djersë i gjallë jam, në fillim mu mpi dhe pastaj mu tha dora nga autografet. Pastaj kam edhe një problem tjetër të madh. Prodhimi i parë i shtypshkronjës është në kopjet e fundit. Nuk e di kur do të vijë kontigjenti tjetër. Ditë e natë punohet dhe libri nuk bie në tokë.

– Bëj një përpjekje Fevzo të lutem! Se për dreq, këta janë edhe kampionë bote.

– Po bëj një lëshim të vogël Dukë, për ty, se po të ishte për ata, as ma ndjen fare. Dërgo Shulkun, t’i jap pesë kopje, një për Didierin dhe katër për yjet.

– Po ata yje janë të gjithë o Fevzo, –  u përpoq Duka të përfitonte më shumë kopje.

– Jo, jo nuk kam asnjë sekondë kohë! Vetëm për katër yjet më të mëdhenj. Jepja Pogbasë, Mbapesë, Griezmanit dhe Hugo Loris! Kaq, më shumë s’mundem!

– Mirë Fevzo, mirë, po dërgoj Shulkun. Po për tre gjyshet si t’ju them? Se ata duan të dinë pse ti ke tre gjyshe, kur të gjithë kanë nga dy?! Si t’jua shpjegoj?

– Shpjegojua thjesht Mondo, se ti mezi rrotullohesh për këto punë. Me atë fis aq të madh sa kisha dhe kam unë, më takojnë pesë gjyshe, jo tre. Kupton? Kështu ju thuaj. Prit se kam dhe një gjë tjetër. Është një burrë këtu në krahun tim, që po shet librin e tij dhe nuk ja ble njeri, Edmond Tupja quhet. Është përkthyes i mirë, por libra nuk bën dot. Meqë ka vdekur Jusuf Vrioni, do marr Tupen, të përkthejë “Tirana e Nonës” në frengjisht dhe do ta dërgoj në Francë, qindra mijëra kopje. Aty mund ta blejnë dhe të gjithë fubollistët francezë. E kanë dhe të përkthyer, kupton?

– Kuptoj, –  tha Duka dhe mbylli telefonin./TPZ.al/ Tej e këtej/

9 komente në “Ekipi francez kërkon takim urgjent me Fevziun: Duam librin “Tirana e Nonës”!”

  1. Belina Budini says:

    Blendi Fevzobytha eshte nje mitoman qe fale 32 gjysheve qe prendon se ka ka bere para, karriere, prokopi dhe eshte palluar fort nga Zhyljeni dikur ne Rogner por Saliu dihet se ia ka fshehure videot qe dukej qarte qe ky Feziu e hante vence llokumin francez ne Klan.

  2. Turi says:

    Ca shkerllata qe jeni ja nxite fevzo lepirjes

  3. Liber says:

    Gjynah. Nje eem i madh ekonomik dhe.mjedisor. gjirhato para dhe fije karte te çuara dem per denhlat e tij. Peme te prera kot

  4. Liber says:

    Gjynah. Një dëm i madh ekonomik dhe.mjedisor. Gjithato parà dhe fije karte te çuara dem per denglat e tij. Peme te prera kot.
    Pastaj te gjithe keto qe ia lexojne librat i sheh ne radhe ke psikologu per te kuruar demin psikologjik

  5. dajana says:

    NUK E KUPTOJ SI IKU EKIPI FRANCEZ PA E BLERE KETE LIBER SE VITIN TJETER E KA TE SIGURT NOBELIN….
    FEVZO JA FUTI DHE KADARESE…..!!!
    NE SHQIPERI TURPET SKANE TE MBARUAR DHE EKEQJA ESHTE SE KA SHUME SHPELLARE.

  6. Tura says:

    Në shqiptarët nuk kemi fat. Fati ynë së bashku me atë të Fevziu është në drejtimin e HALESË.Pse…?
    Po tja q…. t…. ndahet Çmimi NOBËL,për letërsinë një muaj para se të shpërthejë kryevepra e Fevziu,Tiranë e Nonës.Flisni a nuk është për tja….

  7. PARTIZANI MEKE says:

    Artikull, i cili te vjedh kohe!
    Nese do te ishte e vertete, u paskan rrjedhur trute francezeve te shkrete! Po mire, mund te thote dikush, Didieri dhe te tjeret pas tij ne rradhe te pare “ceshtje topi kuptojne” dhe jane me pat te letrave/librave…
    Vari karin … leximi i artikullit me gjithe kohen, qe mu desh te shkruaja kete koment, me kushtoi disa minuta… me sakte, une rashe brenda dhe lejova te me vidheshin disa minuta nga felliqesirat e jetes publike ne Shqiperine aktuale. Dhe kjo eshte nje fitore per Fevzinjte, Salinjte, Ederat, Ilirerat, etj. kesi shkerdhatash!

    VFLP

  8. Xhafer Ypi says:

    Nonat e Tiranes e bene milionier kete Blendi Fevziun po aq sa dhe Sandri i Klanit, se fale tij rimori per te treten here pasurite e gjysheve te konvertuara me leje ndertimesh me siperfaqe 200% duke perlare edhe rruget edhe tortuatet edhe koficentin e shfrytezimit ne ndertim qe nuk mund te imagjinohet ne urbanistike +100% . Ndertimet aty jane, por matje nuk dine te bejne as prokuroret as policia e shtetit per ta vene perpara bankes se drejtesise, te cilat duket qarte qe jane nen thundrat e njethundraku te neveritshem si Fevzo b.q!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje