EURO 2020: Turqia “mposht” Andorrën, kualifikohet në Europian

17 Nëntor 2019, 22:56Sport TEMA

Turqia ka mposhtur me rezultatin 2-0 Andorrën duke siguruar vendin e dytë në grupin H, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Ishin dy golat e shënuar nga Unal brenda katër minutave në pjesën e parë që i dhanë fitoren turqve në Andorra la Vella.

Me këtë rezultat, turqit kanë ruajtur vendin e dytë që u siguron kualifikimin automatik në Euro 2020. Skuadra e udhëhequr nga trajneri Gunes, ka pësuar më pak gola se çdo skuadër tjetër në kualifikuese. Vetëm tre herë është ndëshkuar Turqia në 10 ndeshje, një paraqitje fantastike.

Ndërkohë edhe Islanda ka fituar ndeshjen e saj ndaj Moldavisë me rezultatin 2-1. Golat nga miqtë janë shënuar nga Bjarnason dhe Sigurdsson, ndërsa për vendasit ka shënuar Milinceanu. Fitorja nuk ka ndryshuar asgjë për islandezët, të cilët e kanë mbyllur në vend të tretë të grupit, me 19 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje