FOTOT: U mbajtën sekret për 45 vjet në arkivin e ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së, këto janë fotot e panjohura të Ballit Kombëtar gjatë Luftës

17 Nëntor 2019, 08:59Politika TEMA
FOTOT: U mbajtën sekret për 45 vjet në arkivin e ish-Komitetit

Memorie.al publikon disa foto të rralla të organizatës nacionaliste të Ballit Kombëtar të bëra gjatë periudhës së Luftës në vitet 1943-1944, të cilat për vite me radhë u mbajtën sekret në arkivin e ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe nuk u publikuan kurrë nga historiografia e regjimit komunist dhe propaganda e asaj kohe, me qëllim që veprimtaria dhe roli i kësaj organizate nacionaliste të fshihej fare nga historia dhe memorja e shqiptarëve.

Në këto foto të panjohura me imazhe të rralla kanë dalë disa nga eksponentët kryesor të Rinisë së Ballit Kombëtar të inkuadruar në batalionin “Qeramudin Sulo dhe Besnik Çano” gjatë inkursionit që ata bënë në disa qytete të Kosovës, si Prizren, Pejë, Gjakovë etj., ku ata shkuan për të luftuar kundra forcave çetnike në verën e vitit 1944, si dhe në ceremoninë mortore të Azis Çamit, një nga udhëheqësit e Ballit që u vra me atentat nga gueriljet komuniste të Tiranës.

Në disa nga këto foto është batalioni i Rinisë së Ballit, “Besnik Çano dhe Qeramudin Sulo” duke hyrë në qytetin e Pejës e Gjakovës, ku i është bërë një pritje madhështore nga mijra e mijra banorë që kanë dalë në të dy anët e rrugës me lule në duar. Në krye të kollonës së forcave të rinisë nacionaliste, duket Seid Kazazi (komandanti i batalionit) dhe pas tij Arif Peza dhe Xhemal Alimehmeti, ndërsa në mes tyre me flamur në dorë, është Ridvan Banka, të tre nga qyteti i Tiranës dhe shokë klase me Ramiz Alinë në gjimnazin e kryeqytetit deri në vitin 1943 kur braktisën mësimet dhe dolën në mal për të organizuar rezistencën antifashiste.

Seid Kazazi, i diplomuar për Drejtësi në Vienë, u vra nga forcat komuniste në Kryengritjen e Postribës në vitin 1946, ku ishte në krah të vëllait të tij, Jup Kazazit, udhëheqësit kryesor të kësaj lëvizje antikomuniste që vrau veten për të mos rrënë i gjallë në duart e forcave komuniste. Kurse Arif Peza, po komandanti i një çete të Ballit që ishte dhe tmerri i komunistëve, në nëntorin e vitit 1944 u largua nga Shqipëria së bashku me eksponentët kryesorë të Ballit dhe Legalitetit si Mit’hat Frashëri, Hasan Dosti, Abaz Kupi, etj., kurse një vëlla i tij, gjithashtu komandant çete i Ballit, u pushkatua nga komunistë, ndërsa tjetri, Qazim Peza vuajti vite të tëra në burgjet politike të regjimit komunist.

Arif Peza pasi qëndroi për disa kohë në kampet e Italisë, më pas emigroi në SHBA dhe Kanada, për t’u rikthyer në Shqipëri në vitin 1993 dhe ndërroi jetë në vitin 2008. Ndërsa Xhemal Alimehmeti, u arrestua menjëherë që në dhjetorin e vitit 1944 dhe pasi vuajti disa kohë në burgjet politike, për shumë vite punoi në ndërtim dhe ndërroi jetë në vitin 2005.

Krahas tyre në këto foto (në kamionin e hapur) duken dhe Rruzhdi Daca, Tom Leci, Lec Gjeçi dhe Pal Mirashi, eksponentë kryesorë të Rinisë së Ballit të qytetit të Shkodrës, të cilët iu bashkuan batalionit “Qeraudin Sulo dhe Besnik Çano” gjatë inkursionit që ata bënë në Kosovë ku luftuan kundra forcave çetnike të Drazha Mihajlloviçit.

Në një foto tjetër, është ceremonia e varrimit e Hamit Troplinit, djaloshit tiranas që u vra gjatë luftimeve të forcave të këtij batalioni në afërsi të lumit, Lim, dhe në plan të parë, (i dyti pa kapele) është Ramazan Turdiu nga Tirana, i cili po në nëntorin e vitit 1944 u largua nga Shqipëria me krerët kryesorë të Ballit dhe legalitetit duke u vendosur fillimisht në Itali ku përfundoi studimet e larta dhe u diplomua në Farmaci me gradën doktor dhe më pas emigroi në SHBA, ku studioi “Farmaci” në Columbia University dhe punoi për pesë dekada në kërkime farmaceutike për CIBA dhe “Warner Lambert”. Ramazani ndërroi jetë në SHBA më 25 nëndor 2012.

Në një foto tjetër janë pjestarë të batalionit të Rinisë Nacionaliste të Ballit Kombëtar në qershorin e vitit 1944 në qytetin e Prizrenit, duke dëgjuar dhe duartrokitur fjalimin e mirseardhjes së Bedri Pejanit, një nga krerët kryesorë të forcave nacionaliste të Kosovës dhe kryetar i Lidhjes së Tretë të Prizrenit.

Një foto tjetër e cila i përket datës 17 dhjetor 1943, duken disa eksponentë të tjerë të Rinisë së Ballit Kombëtar, si Ramazan Jarani, Luan Dosti, Ziçe Hatibi, Hamit Shehi, Luan Dosti, etj, në Rrugën e Kavajës duke mbajtur në supe arkivolin e Haziz Çamit, një nga eksponentët e Ballit Kombëtar i cili u vra pabesisht me atentat nga guerilejt komuniste të Tiranës. Për ironi të fatit edhe atentatori i tij një i ri komunist, për shumë vite vuajti në burgjet e  regjimit komunist të Enver Hoxhës I akuzuar si “armik i popullit”.

59 komente në “FOTOT: U mbajtën sekret për 45 vjet në arkivin e ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së, këto janë fotot e panjohura të Ballit Kombëtar gjatë Luftës”

  1. Selfo qorri says:

    Si shume lirshem paskan levizur neper qytetet e pushtuara keta trimat e ballit . madje edhe me automobilla.

    1. Partizani Velo says:

      Po kta bashkepuntore kane qene, skishin pse te kishin frike nga Gjermanet.. Trimat e vertete luftonin maleve.

      1. Aldo says:

        @Velo. Mos don te thuash fshiheshin maleve. Se maleve vetem nese ben lufte me ndonje ari ose ujk.

  2. Likja says:

    Vdekje tradhtarve! Bashkepuntorve te nazistve Gjermane mund tju a bejme nje varr nga e para.

    1. Tin Tin says:

      Vdekje mortjes koleres sllave qe vdiq Kombin dhe I mbajti ne tel me gjemba.
      Balli kishte miq,anglezet,gjermanet,italianet,amerikanet,jo Jugosllavet,ruset dhe kinezet vampira .

      1. Bureto says:

        Tin Tin! Mëshirë për të helmuarit nga dogma e komunizmit dhe nga diktatori, krimineli dhe demagogu Enver Hoxha. Për sojin e të indoktrinuarve deri në palcë vlen shprehja: “Fali Zot se nuk dinë ç’thonë (bëjnë)!”.

        1. Illyrian says:

          Mëshirë thua? Ngordhje në injorancën dhe mjerimin e tyre thuaj!
          Këta të Ballit Kombëtar shkojnë për të luftuar kundër çetnike, ndërsa partizanët, të udhëhequr nga djajtë komunistë, shkuan në Kosovë për luftuar kundër ballit kombëtar.
          Ti thua mëshirë.

          NGORDHJE në injorancë dhe mjerim!!!

        2. Tin Tin says:

          Keta duhet te digjen se vrane gjithe Patriotet e kombit per komunizmen e sllaveve.akoma po ndiejme ne Kuriz si komb Demagogjine e tyre vampire sllave,keta hengren njeri/tjetrin lere me Shqiptaret dhe kombin.Komunistet jane fara me e keqe qe ka njohur Bota as Zoti nuk I do.

        3. I.Hoti says:

          Ti-tin trim balist ! Duhet vleresuar cdo organizate e indivd qe mori pjese ne luften kunder Pushtuesve ! Jo bashkpuntoret e pushtuesve ! Ne SUEDI, DANIMARKE etjjj……………………………………. , edhe vajzat qe u shoqeruan me gjermane(jo per politike) ….u qethen publikisht…e dhe u denuan… Per bashkpuntoret dihet. Pra SUEDI ! Po individe te ballit psh Z. Kazazi etj pse kapen pushken kunder plicise ushtrise te shqiperise (djemve shqiptare) ? Pse nuk sulmuan Kom Qen dhe E. Hoxhen ?? Pse ata me pushke …si do priteshin prej qeverise te njohur boterisht ! Me pare historine e luftes e bene historiane partiake! tani ‘historiane’ injorante pinjolle te bashkpuntoreve pushtues te denuar nga bota demokratike1 Historia do shkruhet nga HISTORIA historiane me integritet jo politike te miratuar nga forume akademike shqiptare kudo ku ka te tilla !

      2. timo says:

        Balli kishte miq fashitët italianë dhe nazistat gjermanë jo italianët dhe gjermanët dhe s’kishte si ti kishte miq amerikanët dhe anglezët. Ndërkohë Amerikanët, anglezët dhe rusët bashkë me partizanët shqipëtarë ishin në luftë me miqtë nazi-fashitë të ballistëve. Kjo është e vërteta historike.

    2. Demi says:

      Poshte bashkepunetoret e jugosllaveve!!!!

    3. Sadri Muco says:

      Likja , si loqe , mbeti loqe !

  3. Ceni says:

    Foto me te dhena interesante, krejtesisht te panjohura. Enver Hoxha nuk mund ti publikonte keto foto qe flasin kunder tij. Si moster qe ishte, I nisur nga interesa pushteti ai I ndau shqiptaret ne patriote e armiq. Nje ndarje qe ende vazhdon dhe disa nuk e kuptojne. Balli vertet ka pasur idet e veta politike por ato kurre nuk kane qene kunder shqiperise. Balli kombetar ka pasur iden e pluralizmit e Jo te nje sistemi nje partiak, por kjo nuk eshte tradheti. Perkindra, eshte politike me patriotike se komunizmi qe na izoloi etj etj

  4. Tin Tin says:

    Rrofte Balli Kombetar ,Poshte kolera Sllave
    Balli do ta bente Shqiperine Evropiane bashke me Mbretin.Kolera komuniste e sllaveve qeveris edhe sot me pardesyte e bardha me xhaxhi saliun,fatosin,ilirin,edvin koleren.Te betohet Leka i I Mbret I shqiptareve te shkrihet parlamenti I koleres sllave dhe te vendoset Qeveri Nacionaliste me Patriote jo me hajdute dhe vrases si Gramozi me shoke,duan ti japin ligjin nipit te Xhelatit Aranit Cela.te burgosen te 150 ne parlament dhe te vendoset jashte ligjit cdo Parti Fallco e dalur nga PPSh me sigurimsat si baba Taku .vetem keshtu do zgjidhet kolera qe po ha dhe vjedh Shqiptaret qe nga 24 maj 1944.Vdekje komunisteve vasal te Rusise dhe serbise.

    1. Gjergji Simaku says:

      O rrusho ik pi ilacet se te ka kalu ora. Me kete mendje qe paske aha brimave do ngelesh. Bota sheh perpara o shoku ballist jo mbrapa. Vri kete e vri ate e pastaj ata qe vret ti cpret te bejne, te kercejne?

    2. XheJ eN Bi says:

      Tin Tin….
      Po të të mungonin disa Lekë ,do të t’ i falja unë,po ti zë mungojnë tru që nuk t’ i jap dotë.
      Edhe këta zë Mrmorie al. ballistë si ti janë me gafat që shkruajnë se Arif Peza në 1944- ën ishte tmerri i komunistëve .Po mirë o derdemenë si ti dhe Memorie al. Arifi luftonte në 44- ën kundër gjermanlve apo kundër komunistëve ?
      Po të qenë kaq luftëtarë ballistat ,pse nuk luftonin për të çliruar vëndin e tyre në 43-44 po shkuan në Kosovë ?
      Po të kishin marë ballistët pushtetin ,fuqitë e mëdha do ta kishin coptuar Shqipërinë se Balli ishte aleat me Italianët e Gjermanët.

  5. timo says:

    Siç ka nisur, një ditë të bukur do të na thonë se partizanët kanë bashkëpunuar me fashistët dhe nazistët ndërsa ballisto- zogistët kanë bërë luftën për çlirimin e vendit.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Timo nuk e di se ç’mund të na thonë një ditë të bukur por di atë që historia e periudhës së LANÇ-it është histori enveriste nuk mund të vazhdohet të mohohet aq brutalisht lëvizja apo përpjekjet e ballit kombëtar. ..nuk mund t’u mbyllësh gojën mijëra e mijëra familjeve duke i quajtur ‘kolaboracionist’ apo epitete të tjera. .boll më me monologun tuaj komunist dhe monist..kaq e kaq fakte kanë dalë në dritë dhe nuk mund të mohohet diskriminimi burgimet dhe lufta e klasave. .duhet të jeni shumë të sëmurë që vazhdoni të besoni historinë e stisur të qoftëlargut enver, që balli kombëtar nuk e luftoi gjermanin kjo dihet se bëri pakte apo bashkëpunoi por ato budallalliqet me pula e vezë i lini me një anë se nuk pinë ujë më dhe janë bërë bajate

      1. timo says:

        Zhak ju mund të thoni çfar të doni por, e vërteta historike është se “balli kombëtar” ishte pjesa tradhëtare e kombit si bashkëpuntore e Nazi-Fashistëve. Enver Hoxha ishte udhëheqësi i Luftës Nacional çlirimtare. Ky është një realitet historik i njohur edhe Anglo-Amerikanët dhe Rusët. Poashtu dhe nga Kombet e Bashkuara, çdo gjë tjetër për atë epokë është anegdotë Balliso-Zogiste. Pas vitit 1945 është një realitet tjetër, shumë i diskutueshëm pa” partizanë dhe ballistë”.

  6. Lani says:

    Partizanet kishin njesi te rregullta dhe disipline ushtarake kurse Balli ishte kot sa per figure qesharake dhe vrasje pas shpine te atyre qe luftonin per liri.

  7. pjeter says:

    Po ushtaret italiane ç’lidje kane me ballin?keta me shume se te queshin balli kombetar,duhet te quhesihn ,bytha kombetare.

  8. Jimmy says:

    Foto 7 dhe 8 duket qarte qe nje xhandar po shikon paraden .Uuuuttttt fare e keqe

  9. shqip says:

    O te rrjedhur. Po kreu i tyre thoshte; ” Gjermani s’eshte okupator ” . Keta vinin verdalle neper Shqiperi e Kosove. Po si ka mundesi qe keta rezistentet pjesen me te madhe e kalonin ne qytete. Ah po, merrnin leje ne zyrat e gestapos per te bere foto e mbajtur fjalime. U bete gazi i botes o mjerane. Me mire mbani versionin zyrtar, keshtu dukeni me trima. Jo luftoi Balli, jo çliruan Pejen, futja kot. Nese ishte keshtu, pse ju vune pas gjermaneve kur ata u larguan nga Shkodra ? Eshte nje foto aty, ku duken ca burra me pardesy alla Berisha. Si duket keta pardesy bardhet e PD e paskan marre nga keta te Ballit kete lloj veshje. Hahaha, pocaqi e tera.

  10. Emigranti says:

    Balli luftonte për çlirimin e Kosovës nga sllavokomunistët dhe akuzohet për bashkëpunim me gjermanët po nga komunistët që shitën interesat e kombit shqiptar të sllavo sërbo rusët, këta nuk na qenkan bashkëpuntorë të armikut.

    Pikë e zezë ku ka arritur shplarja e trurit të injorantëve.

    Rroftë Balli, Gjermania e Austro Hungaria, poshtë Sërbo rusët dhe bashkëpuntorët e tyre komuniste vëllavrasës tradhëtarë të kombit që përfunduan në koshin e plehrave të historisë.

  11. h says:

    Populli shqiptar ka nje prirje te tmerrshme per fatet e veta.
    Ai drejtohet,zgjidhet dhe zgjedh pjesen e tij me kriminele,dizumane,mafjoze,hajdute dhe te ndyre.
    Fatkeqsisht ,sot,dje dhe perjetesisht.

  12. VFLP says:

    U mbajten te fshehura ??????? e cfare kane keto per tu mbajtur te fshehura????!!!!!! Foto banale qe nuk thone asgje.

  13. sabriu says:

    Trimat e selfo qorrit.po ca kane keto per te mbajrur fshehur more
    Po ushtaret italie cne atje apo dhe ata luftonin per clirimin e vendit.
    mos nxirrni me nga keto traplleqe se historine se ndryshoni dot me 10 fotografi.

  14. Alban says:

    Kosova e pushtuar dhe keta xhiro neper Kosove me gjermanet aty m. O Kaloç po si nuk te vjen turp që publikon keto ne diten e clirimit te Tiranes

  15. i çudituri says:

    Po, komunistet me pushke edhe ballistet me pushke . Luftuan te dy palet aq sa munden njera pale fitoje tejtra humbi . Tashti duet te qajme per ata qe humen? Te dyja palet ne ate kohe zgjoen alencat e tyre . Perfundimi i luftes percaktoje se kush kishte zgjedhur aleatin e duhur. Sot ndodh çudia . Ate kohe kush zgjodhi Gjaermanin humbi kush zgjodhi rusine itoje . Sot eshte pikerisht e kunderta por perseri keta te ballit nuk arrijne te kuptojne se cilin duhet te zgjedhin.

  16. Shkodrani says:

    Po o pushta te kuq histirine e treguar ngs enver homo dini vetem prandaj flisni pa lidhje e jeni honger vaksinen nga te kuqte luften e bene patriotet e vertet nacionalist edhe partizan te thjeshte jo komuniste te kuqte bejn akoma propagande sikur luftuan por e verteta eshte krejt tjeter sepse komunistet vrane njerzit ma te mire te popullit edhe partizane te thjeshte qe luftuan per atdhe ndresa intelektualet qe nuk i shkuan nga pas i quajten gjoja tradhetar por e verteta del nje dite kush ka sy e shikon kush ka vesh e degjon sepse eshte i lire bota asht e hapur pavarsisht se kelyshet w kimunizmit vazhdojn pushtetin nga 1945 e deri me tash edhe pas 1990 ata e kane pushtetin e bojn sikur zihen por vec per karrige kush ulet i pari ndjesia otomane kush boher sulltan ndersa vazhdon komunismi i moderuar kinez hajde tung tash

  17. Olimpia says:

    Dy fakte..
    1…Ballistet parakalojne ne qytete nen pushtimin nazist…Pak sa e cuditeshme…Ne Europe,ku parakalonin trupat sovjetike,amerikane apo britanike,osé partizanet polake ,franceze ,italiane ,greke apo shqiptare,nazistet osé ishin tehequr,osé ishin ne kollona si rober.
    2…,,Asnje vajze balliste….Natyrisht ,ishte absurde qe femra shqiptare nen sundimin e normave feudale ,tu bashkohej anadollakeve primitive.

    1. Tin Tin says:

      Po Vajzat i kishin pervete jo per Dushanin ,ik jepu tet moter te ja hypi Gramozi apo serbet .

  18. Koli says:

    Forcat partizane ishin si nje ortek i fuqishem kur luftonin,kurse keta te Ballit shkuan ne Kosove per show nja 50 veta dhe u kthyen brenda dites.Interesohuni per kete qe ju them dhe do ta kuptoni qe shkuarja atje ishte simbolike pa asnje lloj efekti.

  19. Alba.ny says:

    Cfare thoni more!
    Po si ore i paskan fshehur ( jo zhdukur) , keto foto heroike qe do e ndryshonin 1000000% historine e Luftes(!)
    Edhe ketu BK (mbase dhe L) jane duke festuar pas ndonje beteje (qe me siguri duhet te jete zhvilluar- prisni sa ta gjeje Butka me Çelon ku, kur, si, me ke….etj-) ne perrallat e 1002 neteve (!) dhe ata kane dale fitimtare mbi naziste dhe sidomos mbi cetniket serbe- vertet nje faqe e superndritur me historine e tyre (!!) …HAHAHA …Ah moj gra çu shkriva….(!)

  20. 17 nentori says:

    Shikon keto foto te shpifura bashibozukush dhe mendja te shkon tek Haxhi Qamili.

  21. Tin Tin says:

    Balli kishte Shqiponje jo Yllin e kuq te koleres sllave,duke pare se Shqiperia ishte I vetmi vend ne evrope pa parti komuniste deri me 1941,,,serbet I vendosen koleren Kombit me vampirat e shitur ,dhe vrane njerezit me te edukuar te kombit.ndoqen sistemi me te mire qe kishte pare vendi me Mbretin Zog nje njeri inteligjent dhe qe luftoi shume per atdheun,minister I mbrendshem ne moshen 22 vjec I cili hodhi themelet e shtetit modern shqiptar me ambasada nga e gjithe bota,me ballance fetare dhe me nje arkitekture italiane filloi te ndertonte vendin.Balli ishte me njerezit me te mire dhe atdhetare per kombin.kolera e dushan Mugoshes vazhdon sot me gjoja shengen ballkanik.
    Te digjen qente e kuq me shallet e kuq te Gjakpiresit gjeorgjian Stalin qe vdiqen kombin dhe sot po e shesin me PPP.
    Ti rrezojme te kuqte te vendosim Mbretin dhe ti nxjerrim jashteligji partite me feudalet e kuq pa dallim.qeverine ta formoje mbreti dhe te vendose ligj ushtarak per 5 vite.ta zhdukim koleren sllave nga trupi I shkrete I Shqiperise,se po ha vendin qe nga 1944.

    1. katarakti says:

      Tin Tin. Mos shih endrra me sy hapur. Dukesh nga larg qe je nga Mergata e Qyqeve e Brukselit. Ki besim se Shqiperia do te behet perseri mbreteri, por ne vitin 3019! Pak durim deri atehere. A je vertet kaq i rrjedhur dhe jashte kohes saqe kujton se do te rivije prape monarkia ne Shqiperi?!

      1. Tin Tin says:

        Leri Romanet e Koleres se kuqe,Ti je I gezuar qe akoma te Qeverisin komunistet me bijte e tyre ,edhe pak dhe do fuse serbishten ne shkolla I rrjedhuri I biri I atij qe I kapi Gruan ,komunist dhe ai.po juve vrate njeri/ tjetrin ore kolere sllave,akoma ne Regjencen e mbretit prisni delegacionet,akoma me ndertimet e mbretit mbureni,se ato qe la xhaxhi trembin edhe Qorrin.Lavdi Mbretit dhe Ballit abaz kupit,medi frasherit,anton arapit,burra te shkolluar jo pederaste qe I binin bythes ne Paris si xhaxhi vampiri.Vetem Princ Leka I e nxjerr kete hale nga kolera sllave qe e ka kaperdire.kombi Shqiptar I urren komunistet qe na importoi sllavi dhe rusi.kolera komuniste ha njerez.30 milione vrau stalin vampiri.

  22. Vdekje komunizmit says:

    Hani mut tani te gjithe ju komunistat mamqira!!! Ju shkerdhTa te kuqe te rusit. Ju qifshin ruset e kinezet e gjith jugosllavet o ndyresir hemorroide te kombit!! Vdekje komunizmit dhe komunistave!!!

  23. Arber says:

    Kryengritja e Postribes nuk u shtyp nga forcat komuniste mor pusht gazetar,por nga forcat e armatosura te shtetit shqiptar.

  24. Arber says:

    Trima,hiqu qeleshen!
    Vetem se sa shihnin nje brigade partizane plagoseshin menjehere dhe ju vinte era e gjakut,dhiheshin ne breke e kam llafin

  25. Babale says:

    Jo vetem fotot, por edhe vete Balli me mbeshtetesit e vete, prej kohe historia i ka rezervuar vendin ne sarkofagun e arkivit, Tani edhe po te duash ti nxjerresh nga ai sarkofag , me te dale ne drite te diellit, menjehere do te shkerrmoqen, prandaj lerini mire atje ku jane, e mos i ngani, se po dolen do qelbin tere dynjane.
    V.F.L.P.

    1. TinTin says:

      Ti akoma shikon si vriste brekegrisuri me nje plumb 100 gjermane.ik ore vemje serbe ,te qeverisin dhe ballistet 75 vite juve as krimbat nuk ju hane.ptu fare e kuqe e keqe,po juve Shqiptaret vrate more pushta se wehrmachti ju bente te ju shpetonte shurra dhe rrinit neper male si minjte.kur ata terhiqeshin I qelluat pas shpine e pame dhe sistemi tuaj te rradhes per nje sapun dhe klon si kafshet ne shtrunge.juve vrate njeri/tjetrin ore pusht dhe nuk ju donte asnje shtet,vetem ruset,serbet,dhe kinezet qe jane kombet me gjakpirese ne bote.Ballistet vdiqen si njerez,nje angli,ne amerike e belgjike me flamur Shqiperie pa yllin e koleres sllave.

  26. ta says:

    SHQIPTARE ISHIN VETEM SE DESHEN TE PASUROHESHIN SHPEJT, NUK KA TE TILLE SOT SA TE DUASH,,,,,,,,,,

  27. Neutrali says:

    Ç’janë këto shkrime paçavure, Mero. Dhe sot, ditën e çlirimit të Tiranës, kur duhet që gazeta jote të kishte një shkrim për heroizmin e partizanë dhe të tiranasve që u përleshën me nazistët e tërbuar. Turp për ty. Leri në portalet e bijve të bashkëpunëtorëve të fashizmit. Balli u bë trim kur kapitulloi Italia, për t’u rrëmbyer rrobat e këpucët italianëve të shkretë, që mbetën të pambrojtur. Ballistët i ndiqnin pyjeve për t’i zhveshur, populli antifashist u dha strehë e bukë ushtarëve italianë, Di ndokush ndonjë familje ballisti që ka mbajtur italianë?

  28. luani says:

    Po mire mo po sikur po thoni qe keto trima balliste paskan shkuar ne veren e vitit 1944 ne Kosove per te luftu kunder çetnikeve serb kur ne ishim ne kulmin e luftes kunder nazizmit gjerman atehere pa çliruar vehten ke donin te çlironin apo ke donin te luftonin , lereni se lat nam . Doni ti tregoni si luftetare internacionalist e lat nam.

  29. Vlonjati says:

    Gjermani ne Shqiperi, ballistet ne Kosove.

  30. partizani says:

    cfare komentesh gjen ketu………harroin sa koqe ketu se kundra gjermaneve lufonte gjithe bota jo vetem jugosllavet

  31. Hessen says:

    Balli ishte nje cete terroristesi si PD dhe LSI sot!
    Ju, pasardhesit e tyre mos hani me m**!

    Luften e bene trimat e maleve, ne male, jo ballistet neper kotece.

    Shume mire e thote nje komentues: Si shume lirshem paskan hyre keta ” trimat,, ne zonat e pushtuara nga armiku!

    Cudi, nuk ju duket ?! ?!

  32. Foti says:

    Car eshte e re ne keto foto?

  33. kodrasadikit says:

    Ju pergezoj Tin-Tin !! Balli kombetare ishin tipik kombetare qe ja donin te mieren Shqipnise e Shqiptarise !! Partizanet u lidhen me JU e Titon famekeq ku Kosova e Sangjaku mbeten nen okupimin sllave !! Tani fatmiresisht Kosova po frymon lirshem po Sangjaku nji krahine e madhe sa kosova ku mbeti sot !!

  34. Agim kanada says:

    Do bejme lufte de more de, si lum to popull mezi na ke.
    U ngriten kembet ti bien kokes.
    Keshtu po ndodh sot me shqiperi.
    Ballistet po mundohen te zevendesojne gjakun e mijra djemve e vajzave qe dhane jeten per clirim me shurren e ballisteve qe benin mbas orgjive me raki e Mish te pjekur nen ruajtjen e gestapos.
    Sa poshte kemi rene si komb. Mjere shqiptaret qe nuk gjeten njehere qetesi e shtet te se drejtes.

  35. cubi.matjan says:

    Mutin edhe me flori ta lyesh, po mut mbetet… .
    Si puna e Dashnorit qe, nuk behet burre kurre.

  36. Tarasi says:

    Oooo
    popull loqe komuniste Shqiptare,keshtu lindet dhe.keshtu do vdisni,pa kuptuar pse jetoni,te fala nga Tarasi.

  37. marku says:

    Propagande me te bukur dhe me te arritur se kjo ne favor te Enver Hoxhes nuk mund te gjesh.Gjithmone kam dyshuar se Enveri zbukuronte por nuk genjente kur behej fjale per ballistet,por sot e shoh qe ose nuk paska qene aq i afte sa ky gazetari per propagande ose nuk i paska urryer aq shume ballistet sa ky gazetari1Me fakte te pakontestueshme e te dokumentuara me fotografi ,shqiptareve u jepet rasti te shohin me syte e tyre kush ishin bashkepunetoret e pushtuesit e kush e beri luften,kush ishin djemte trima te popullit te varfer e kush ishin lakenjte qe kapardisen me armet,uniformat,pajisjet e paradat e pushtuesit!Po te ishte gjalle Enveri ,kete djalin gazetar do te kishte bere sek.te pare te rinise ne vend te “demokratit” Mehmet Elezi!

  38. LORA says:

    ,,,n’a ngordhi kali,i rane thonjte
    c’po vrapon Balli ,ti heqe patkonjte.
    Pacet fashizmit e vinceremos,
    se iku koha e babaqemos.
    Se me avazin e glorias romane,vare dhe corba musoliniane
    ,,,pa kur t’i shohesh,dervene-dervene,
    ne vend te pushkeve gota dhe ene.
    Jaka te ngrira,bastun ombrella ,
    pantofla gante,pixham kapella,,,,ja keshtu luftoi balli i gjakprishurve ne truallin shqiptar.
    Lavdi e perjetshme per djemte e vajzat ,qe dhane jeten e tyre te re ,ne luften me te shenjteruar kunder nazifashizmit.

  39. Babale says:

    Ooo! Balli e beri paraden e fitoreve ne Kosove, se ne Shqiperi nuk arriti dote te luftonte! Balli qe mahere e ka patur shum merak Kosoven! Pasi mbaroi pune me gjermanet ne Kosove, Balli u kujtua se gjermane kishte edhe ne shqiperi. Se keta ballistat qe thoni ju, ishin shqiptare, por qe nuk jetonin, e luftonin ne Shqiperi, Keta po “rropateshin” neper Kosove , per te debuar gjermanet!? Keshtuqe nje te thene e nje te bere, dyfeket ne krahe dhe drejte Shqiperise per te shporrur dushmanin. Po keta te clirimtares si gjithmone te pabese!? Kur Balli mberriti ne “vatanin” qe ti jepte derrmen e fundit fashisteve, se fashistet ate po prisnin, Ballin, qe te mundeshin, ballistet nuk gjeten asnje asnje kokerr fashisti per be’,qe t’ja benin bam!? Keta te clirimtares i kishin lare hesapet me ta pa pritur qe te vinte Balli, me qellimin e vetem qe te nesermen te thoshin qe Balli nuk ka shkrehur asnje pushke kunder fashizmit! V.F.L.P.

  40. Titi says:

    Kur do ta mesojne shqiptaret te verteten se cfare ndodhi gjate Luftes?Mjaft me histori trimash dhe trimereshash te krijuar ne studiot e Kinostudios .

  41. shoku says:

    Tin-tin, ke te drejte te thuash ate çfare mendon. Shquhesh per urrejtje ndaj Serbise dhe e perdor si kunderpeshe, ndaj “sulmeve” qe te bejne te “te kuqte”. Kam bindjen se nese Serbia do te “perkedhele” me leke ty, (duke qene se ata qe i lavderon ti se kishin problem ta kthenin flamurin andej nga frynte era) ti do te fillosh te lavderosh Serbine.
    Sa per djeni (se me hidhesh dhe mua e me quan komuniste), jam nipi i nje prej deputeteve te pushkatuar ne 1946 nga rregjimi .
    Tin-tin balli dhe nacionalistet per fat te keq zgjodhen krahun e gabuar te perkrahjes. Dhe kjo nuk ndodhur vetem ne Shqiperi, por kudo ne Evrope gjate L.2.B

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje