Edi Reja nis revolucionin, zbulohen senatorët që rrezikojnë te Kombëtarja

18 Nëntor 2019, 19:27Sport TEMA

Nuk e tha për herë të parë dhe duket se e ka shumë seriozisht, Edy Reja do të rinovojë krejtësisht kombëtaren.

Disa nga lojtarët që përjetuan emocionet e De Biasit me kombëtaren kanë moshë dhe duhet të kërkojmë zëvendësuesit e tyre“, – tekniku italian ishte i qartë pas ndeshjes me Francën.

Reja ka shprehur dëshirën për të rinovuar me Shqipërinë, ndërsa topi është në duart e presidentit Armand Duka.

Ky i fundit po mendon nëse duhet të vazhdojë me veteranin, apo duhet të ndajë rrugët. Premtimet e italianit dihen pasi e pranon se do të nisë revolucionin.

Numri një i stolit do që të gjejë zëvendësuesit e heronjëve të Euro2016. Janë disa emra që rrezikojnë nga mbrojtja në sulm.

Mërgim Mavraj mund të mos grumbullohet më nga tekniku italian. Kapiteni duket se i ka “larë duart” me Shqipërinë.

Emri tjetër që është në listë është Ledian Memushaj. Mesfushori i Pescares po luan rregullisht me ekipin e tij, por me 32 vite në shpatulla mund të preket nga revolucioni i Rejës.

Taulant Xhaka me shumë mundësi nuk do të marrë më ftesë nga Reja.

Sjellja e tij nuk ka qenë e mirë, ndërsa hapi shumë polemika me refuzimin e ftesës.

Edhe Lenjani rrezikon duke qenë se nuk ka lënë shumë mbresa në fushën e lojës.

Reja duket e do të nisë një revolucion total për eliminatoret e botërorit.

1 komente në “Edi Reja nis revolucionin, zbulohen senatorët që rrezikojnë te Kombëtarja”

  1. Peco says:

    Ka nje difekt me njerzit mbi te 70-tat, nuk kane me aftesi te absorbojne te rene dhe c’eshte me e keqja jane rober dhe kembngules si mushka ne idete e tyre. E vetmja arsye qe u mbetet per te siguruar te drejten eshte kokfortesia. Ndaj them, Rejas, I cili duhet te jete vertete burre I mire, I duhet lene te kuptohet se neve na duhet nje trainer qe jo vetem te jete burre I mire. por dhe nje specialist me mendsi te reja. Nese ai nuk do qe ta kuptoje, kjo nuk perben faj per ne. Sir Alex Ferguson u largua kur ishte ne kulmin e sukseseve me Manchester United. Askush nuk e detyroj ate, ai ndjeu se duhej te largohej. Njeriu duhet ta kuptoje se cdo gje ka mase. Duket sikur ndaj Rejas na ka mbetur vetem nje akt per te bere, ta falenderojme sinqerishte per perpjekjet e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje