FOTOT: Shembet ura në Francë, shënohen të vdekur dhe të zhdukur

18 Nëntor 2019, 12:03Bota TEMA

Një adoleshent ka humbur jetën pas shembjes së një ure në Francë.

Ndërsa raportohen disa persona të zhdukur.

Ura lidh qytetet e Mirepoix-sur-Tarn dhe Bessieres, ndërsa ndodhet rreth 30 kilometra në veri të qytetit të Toulouse.

Disa persona janë zhdukur pasi një kamion dhe makinë ranë në lumin Tarn.

Adoleshenti që humbi jetën ishte në makinë së bashku me prindërit e tij, që mendohet se kanë mbijetuar.

Ura e shembur është 150 metra e gjatë dhe ka një kufi peshe.

Dhe raportohet se kamioni kishte peshë më të madhe se limti i lejuar duke shkaktuar shembjen e urës.

Më shumë se 60 punonjës të emergjencës ndodhen ne vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.

Të paktën 9 persona raportohen të lënduar. Ndërsa tre helikopterë janë thirrur në vendin e ngjarjes së bashku me shërbimin e emergjencës.

Ura ndodhet në një rajon të njohur turistik të vendit. Mediat raportojnë se ura u shemb rreth orës lokale 08:00 të mëngjesit të sotëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje