Maguire i surprizuar nga pritja e Kosovës: Vend i bukur, njerëz të dashur!

18 Nëntor 2019, 18:02Sport TEMA

Pritja që Kosova i bëri Anglisë por edhe sjellja e tifozëve vendas në shkallët e stadiumit Fadil Vokrri kanë mahnitur edhe vetë lojtarët e Anglisë.

Njëri prej tyre është mbrojtësi më i shtrenjtë i blerë ndonjëherë nga ndonjë klub futbolli, pikërisht Harry Maguire.

Ylli i Manchester United ka mbetur i surprizuar nga pritja që i është bërë kombëtares angleze në Kosovë dhe nga flamujt dhe banderolat e shumta që kanë shfaqur tifozët në shenjë falenderimi.

Në profilin e tij në Twitter Maguire ka publikuar një mesazh falenderimi për popullin kosovar në të cilin shkruan:

“Kosovë ishte një kënaqësi. Faleminderit për mikpritjen e mrekullueshme. Vend i bukur, njerëz të dashur. Ju uroj fat në të ardhmen”, shkruan Maguire në Twitter.

1 komente në “Maguire i surprizuar nga pritja e Kosovës: Vend i bukur, njerëz të dashur!”

  1. Edi says:

    PO SHOKU SI MOS TE KESH RRESPEKT DY NDESHJE 10 GOLA U FUTET KOSOVES .
    VITIN TJETER DO NXJERIM DHE PERFAQSUESEN LABERIA MYZEQEJA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje