E bujshme nga “Gazzetta dello Sport”: Mirupafshim Edi Reja, divorci i pashmangshëm

19 Nëntor 2019, 13:26Sport TEMA

Kur në Shqipëri po flitet gjithnjë e më shumë për një rinovim të kontratës së trajnerit Edi Reja, nga Italia vjen një laj i bujshëm.

Prestigjiozja italiane, “Gazzetta dello Sport” raporton se kontrata e trajnerit Edi Reja që ka përfunduar në ndeshjen kundër Francës nuk do të rinovohet më.

Fakti që Shqipëria nuk ia doli të kualifikohej, ka bërë që edhe divorci të jetë tashmë shumë pranë megjithëse trajneri ka pranuar publikisht se do të donte të vazhdonte me Shqipërinë.

Deri më tani, ende nuk është asgjë zyrtare por sipas prestigjiozes italiane, divorci mes palëve është i pashmangshëm.

“Ndërkohë trajneri Reja po mbyll eksperiencën shqiptare. Kontrata ka mbaruar në ndeshjen e fundit kualifikuese. Trajneri do të takohet me presidentin e federatës por divorci duket i paevitueshëm”, shkruan “Gazzetta dello Sport”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje