FOTOT: Kim Jong Un kërkon të ndërtojë ushtrinë e pathyeshme

19 Nëntor 2019, 11:00Bota TEMA
FOTOT: Kim Jong Un kërkon të ndërtojë ushtrinë e

Lideri koreano-verior, Kim Jong Un, pozoi për fotografi me trupat parashutiste të ushtrisë së tij gjatë stërvitjes që ata po kryejnë për t’u shndërruar në një “ushtri të pathyeshme”.

Ushtria koreano-veriore është në ditën e tretë të stërvitjes, ndërkohë që në anën tjetër të kufirit, ajo koreano-jugore ndërpreu stërvitjen e përbashkët me forcat amerikane, në përpjekje për të krijuar hapësirë për pak diplomaci.

Ndërsa Kim shihte trupat e tij në aksion, presidenti amerikan Donald Trump i bëri thirrje që të vepronte shpejt dhe të firmoste marrëveshjen.

Ndërsa media shtetërore e Koresë së Veriut raportoi se Kim u kishte thënë ushtarëve që ishte e rëndësishme të kryheshin stërvitje të tilla të pa paralajmëruara për shkak se ushtria e tij “duhet të jetë gjithmonë gati dhe e pathyeshme”.

2 komente në “FOTOT: Kim Jong Un kërkon të ndërtojë ushtrinë e pathyeshme”

  1. Titi says:

    kot e ke mor Kim, po nuk bashkpunove me presidentin tone Ilir floririn asgje nuk ke per arritur.

  2. Shqipfolsi says:

    Shume bukur, LAVDI!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje