I biri do të luajë me Irlandën, Rudi Vata: Besoj që në Shqipëri po më shajnë

19 Nëntor 2019, 13:51Sport TEMA

Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, tha se ndihet shumë mirë që djali i tij ka zgjedhur të luajë për përfaqësuesen e Irlandës.

Në një intervistë për “Scottish Sun”, Vata thotë se kur u bashkua për herë të parë me Celtic, u takua me shokët e skuadrës në Dublin, pasi ishin në fazë përgatitore. “Debutova kundër Sligo Rovers, prandaj është një ndjesi shumë e veçantë për mua që djali im është në Irlandë tani”, tha Vata.

Rocco, 14 vjeç, mund të luajë edhe me Shqipërinë, por edhe Skocinë, ndërsa lidhja me Irlandën vjen për shkak të një gjysheje nga ana e nënës. “Askush nga Federata Shqiptare nuk më kontaktoi. E di që Skocia e ka monitoruar, por Federata Irlandeze ishte e para që u vu në kontakt me ne, tha Vata. “Gjyshja e tij duhet të jetë irlandezja më e lumtur në Skoci”.

Vata nuk i kursen kritikat në drejtim të Shqipërisë. “Njerëzit në Shqipëri e kanë marrë vesh këtë përmes rrjeteve sociale. Besoj se shumë vetë në vendlindje po më shajnë. Por nëse Shqipëria do të ishte treguar mjaftueshëm profesioniste, do të kishte treguar interes dhe të kishte bërë detyrat e shtëpisë, do ta kishte parë që Rocco luante për Celtic dhe do të kishte kontaktuar me mua. Ata nuk treguan respekt, dëshirë apo profesionalizëm dhe nëse nuk e bëjnë këtë, nuk do të luajë kurrë për Shqipërinë”.

Megjithatë, Vata pranon për gazetën britanike se nuk ka ndërmend të diktojë zgjedhjet e të birit për të ardhmen, pasi Rocco mund të zgjedhë mes tre përfaqësueseve deri në nivelin U-21. “Gjithçka mund të ndodhë në të ardhmen, por është Irlanda që ka kontaktuar dhe ka treguar interes e respekt. Rocco është i lumtur që është përfshirë dhe shpresoj që të luajë mirë. Ka mundësi të bëhet një lojtar i veçantë”.

Vata ka luajtur 59 ndeshje me Shqipërinë, ndërsa me Celtic ka fituar Kupën e Skocisë në vitin 1995.

10 komente në “I biri do të luajë me Irlandën, Rudi Vata: Besoj që në Shqipëri po më shajnë”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Qeke nje llafazan ti… Te luaka me shume gjuha se ish kembet..

    1. Celo Mezani says:

      Ashtu ka qene gjithmone. Pordhac dhe llafazan.
      Ky qenka me keq se babai i Adnan Januzaj, qe nuk e la te birin te luante as me Shqiperine, e as kur ju dha nje shanc i dyte me Kosoven.
      Edhe me demek Federata Irlandeze e zbuloj qe ne Skoci po rritej nje talent i madh qe kishte gjyshen nga nene me origjine irlandeze dhe FSHF nuk e zbuloj dot !!!!!!
      Po babi i djalit qe vjen cdo muaj ne Shqiperi dhe rri me njerezit e sportit, dy llafe per te birin nuk i thoshte dot tek Federata.

  2. Tirona says:

    E kujt po I cahet trapi per Rocon. Ik mer katnar leshi????

  3. Labi says:

    Ja dhe nje fshatar i frustuar,ketij i ka ngel ora ne 1990

  4. Xeni pa qime says:

    PER DUHET TE SHAJNE TY SI TY JANE GJYSMA E SHQIPERISE QE FLASIN ME ORE TE TERA PER FLAMURE E PATRIOTISME E NE FUNDE PERFASSOJNE GREQIN GJERMANIN ZVICREN OHHH U NGOPEM NE ME NJEREZ SI TY

  5. shqiptari i ilirise says:

    I biri të jatit!Një pordhac,llafazan, dështak e zëmër katran.

  6. zhaku i pamposhtur says:

    Ky vata ka qënë pordhac lojtar dhe antipatik, nuk e di nëse djali i tij është vërtet talent ashtu sikurse e thotë rudi por ai do bëj mir të rrijë sa më larg djalit se ma do mëndja që më tepër do t’i prishi punë sesa do t’i rregulloj. .Rudi harroje Shqipërinë e dikurshme që kombëtarja grumbullonte djalin e mikut të shokut familjen komuniste. ..djali yt po pati talent do ta kërkojnë kudo që të ndodhet por me këto publicitete të dala boje që i bën ti më tepër i prish punë atij..kombëtarja ka nevojë për lojtarë të përulur përpara kombit dhe jo për pordhac e fodull si puna jote (halabak që shisje ndeshje ke qënë )..

  7. buj says:

    OR PO KISHA RESPEKT PER KETE DELEN RUDE, PO QEKA TRAP KY, UNE I KUPTOJ VESHTIRESITE EDHEBRRYLAT E INATETE QE KANE ME KTE E ME TE GJITHE NE FEDERATEN QE DREJTON MAFIA NE SHQIPERI, PO KJO NUK TE BEN TY EDHE SHQIPTAR EDHE TE THUAHS QE `SDO LUAJE KURRE PER SHQIPERINE` KTE NEVE NUK NA E KANE THENE AS ATA QE KANE LIND E NDIHEN GREKE, QEKE NJE EGOIST FYTYRPOSHTER, O DELE RUDE,DASHTE ZOTI NUK JANE TE VERTETTA , SEQE TI RRI STUDIOVE TE TV GJ DITEN E NPER AMBJENTE TE FUTBOLLIT NE SHQIPERI EDHE TE BESH KTO DEKLARATA QE NUK TE PASKAN FTUAR DJALIN TY, PO PSE MO KUSH ESHTE DJALI YT ,IK OR PIRDHU SE NA U DOGJEN KALAMAJT E TALENTET DUKE E BO EKIPIN KOMBTAR ME KTO LLOJ MIQSITE E TARAFAET E HATTERMBETJET SI PUNA JOTE, RRANGALL ME PATENTE

  8. pjeter says:

    Ajt mor Rud nuk po te merziret kush pse don me kenaq gjyshen irlandese te Rrokut.

  9. zoga e vodices says:

    Epo kujt po i rruhet se me ke po luan djali yt o sumeriq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje