Jari përshëndet ardhjen e ambasadorit të ri rus në Tiranë

19 Nëntor 2019, 20:26Antena TEMA

Pas sulmeve që Ilir Meta u bëri ambasadorëve të Perëndimit në Shqipëri, më në fund erdhi një lajm i mirë.

Kjo ka të bëjë me ardhjen e ambasadorit të ri rus.

Për këtë, Jari vendosi ta ndajë lajmin me demokratët:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Sulmi që presidenti Meta ka ndërmarrë ndaj ambasadorëve të Perëndimit, është një ngjarje historike dhe është përkrahur nga mbarë masat popullore.

Mbrëmë në darkë dezinjatori Bujar Kapelexhiu, ka krerë për gjithë natën një karikaturë kundër këlyshëve të imperializmit europain dhe amerikan në Shqipëri.

Ata janë të gjithë të korruptuar dhe të paguar nga Edi Rama.

Ilir Meta është armiku i madh i tyre, pasi është njeri i ndershëm dhe i pakorruptuar.

Ai nuk e ka me gjithë ambasadorët.

Ja për shembull sot ai ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të ri rus dhe nuk ka asnjë rezervë për të.

Rusët kanë qendruar neutralë në krizën shqiptare dhe kanë respektuar sovranitetin tone, siç e kërkon dhe presidenti, dhe nuk i kanë qëndrura pranë Edi Ramës.

Me këtë rast, ti e kupton diferencën ndaj një diplomati serioz, siç është ambasadori rus, dhe diplomatëve karagjozë europianë, që i përdor Edi Rama.

Ambasadori rus duket që nuk do të përdoret kurrë nga Edi Rama.

Ai është serioz dhe ka premtuar se do të mbështesë çdo qëndrim që i bën mirë pavarësisë së Shqipërisë nga fuqitë imperialiste perëndimore.

Me këtë rast, zoti Meta ka pasur një bisedë të gjatë me të dhe kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre mbi rrugëdaljet nga kjo krizë, si dhe nivelin ordiner ku është katandisur diplomacia perëndimore në Shqipëri.

I juaji, Jari!”

2 komente në “Jari përshëndet ardhjen e ambasadorit të ri rus në Tiranë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje