Krerët e diplomacisë europiane parashikojnë një datë tjetër për negociatat e Shqipërisë, në prill

Propozimi francez është shumë i gjerë. Eshtë mirë që shtetet anëtare kanë propozimet e tyre, por duhet të presim që ekipi i ri i Komisionit Europian të fillojë punën, në mënyrë që të arrijmë unanimitetin për hapjen e negociatave me dy vendet”.

Këtë deklaratë ministrja e Jashtme e Finlandës Tytti Turpurainen, e bëri në hyrje të takimit të Këshillit të çështjeve të përgjithshme në Bruksel, ditën e sotme.

Që në fillim Finlanda ka qenë një nga vendet që kanë mbështetur Shqipërinë, për hapjen e negociatave, dhe ka qenë e angazhuar për të lobuar tek vendet e tjera anëtare, që të jepnin vendim pozitiv më 18 tetor.

Ministrja e jashtme e Finlandës Tytti Turpurainen, mban njëkohësisht edhe pozicionin e Presidencës në BE.

Ndërsa Amélie De Montchalin, sekretare e Shtetit për Çështjet Europiane tha:

“Ne shohim që negociatat e anëtarësimit me Serbinë dhe Malin e Zi kanë dobësi. Duam që ta shndërrojmë procesin më rezultativ, më të prekshëm dhe më përfitues për qytetarët e Ballkanit. 

Ka vende të tjera që mbështein Francën, si Danimarka, Hollanda, por edhe Italia që po i bejnë thirrje KE-së të bëjë propozimin për reformimin e zgjerimit. 

Qyetarët e Ballkanit Perëndimore nuk kanë nevojë për kapituj, kanë nevojë për rezultate të prekshme të reformave.”

Ndërkohë Alexander Schallenberg, ministër i Jashtëm i Austrisë tha se:

“Ne do diskutojmë sot lidhur me propozimin francez. Ka gjithnjë forma për të përmirësuar procesin e zgjerimit. 

Propozimi francez nuk duhet përdorur si teknikë vonuese për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 

Prilli 2020 duhet të jetë data për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *