“Mbreti” italian i Kashmirit: Paratë nuk të japin qetësinë shpirtërore

Brunello Cucinelli, ‘mbreti’ i Kashmirit, sipërmarrësi “humanist” dhe njeriu i 24-të më i pasur në Itali sipas Forbes, u shpreh për një radio italiane se: “Unë ndër më të pasurit në Itali? Diçka fort e bukur. Kur isha i ri nuk kisha para, jetoja në fshat, i buzëqeshja jetës dhe argëtohesha pa masë. Pastaj bëra para ”.

Ai u shpreh se  kur filloi të fitonte pak para, gjithmonë i drejtohej Zotit: më ndihmo të mbetem vetvetja. “Por si i rritur dhe si njeri i pasur, mund të them se me para nuk mund të gjesh qetësinë shpirtërore, gjë që mund të arrihet edhe vetëm duke parë qiellin, apo Krijuesin ”. Cucinelli pretendon se ka diskutuar me Perëndinë për të paktën 40 vjet dhe “të paktën për tre orë në ditë”: “Krijuesi më magjeps. Shpirti është i pavdekshëm, kjo është arsyeja pse unë dua të punoj për të mbrojtur njerëzimin, edhe pse një pjesë shumë të vogël “.

Për këtë arsye ai ëndërron të jetë prift, por me kohë të pjesshme: “Për mua gjëja më e mirë do të ishte të isha një murg me kohë të pjesshme sepse çdo qenie njerëzore duhet t’i kushtojë, nëse mundet, tre orë në ditë shpirtit”.

Në lidhje me përkufizimin e “sipërmarrësit humanist”, Cucinelli shpjegon: “Unë jam përpjekur gjithmonë të bëj një fitim të drejtë me biznesin tim, në një mënyrë etike, dinjitoze dhe morale. Fitimi duhet të jetë i ekuilibruar me dhuratën: gjyshi im jepte gjithnjë tufëzën e parë të grurit komunitetit, ndërsa pjesa tjetër ishte për ne “. A vlen kjo edhe për pagën? Sipërmarrësi ka një ide të qartë në këtë drejtim: “Unë besoj se paga ime, në raport me menaxherët më të lartë, nuk duhet të jetë më shumë se 8 ose 9 herë mbi mesataren”.

Për Cucinelli sindikatat nuk janë “bashkëkohore”: “Mosha mesatare e punonjësve tanë është 37 vjeç: për të bindur njerëzit në këtë moshë duhet të keni një terminologji moderne”. (huffingtonpost)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *