The Guardian shkruan për Kamzën: Ja si arriti të shndërrohej nga një zonë e varfër e mbipopulluar në qytetin më dinamik të Shqipërisë

19 Nëntor 2019, 11:03Turizëm TEMA

Media prestigjioze The Guardian i ka kushtuar një artikull pikërisht qytetit të Kamzës duke e përshkruar atë me detaje shumë të hollësishme.

Veç estetikës së arkitekturës dhe banorëve sigurisht ajo çka vihet në pah janë emërtimet e rrugëve sipas figurave apo qyteteve të huaja si New York apo J.W.Bush etj.

Sipas artikullit kjo zonë e mbipopulluar dhe mjaft e varfër dikur, është shndërruar në këto 10 vitet e fundit në një nga qytetet më dinamike të Shqipërisë, më së shumti falë parave të dërguara nga emigrantët që punojnë jashtë territorit.

The Guardian evidenton se si përgjatë Europës Lindore dhe Jugore, emigracioni po ndryshon në mënyrë dramatike komunitetet. Qytetet dhe fshatrat në Greqi, Ballkan dhe Itali po zbrazen ndërsa të rinjtë shkojnë në qytetet fqinje ose në Europën veriore në kërkim të punës. Ndërkohë në këtë qytet të vogël shqiptar po ndodh e kundërta, vazhdon shkrimi, pasi shtëpitë, bizneset dhe infrastruktura e Kamzës, e cila ka një popullsi prej rreth 250,000, nuk do të ekzistonte nëse nuk do të ishte për diasporën disa milionëshe të Shqipërisë.

Pas intervistave me banorë të zonës në artikull evidentohet vendet europiane ku ka më shumë emigrantë që kanë ikur nga kjo zonë si dhe konkretisht në çfarë është investuar gjatë këtyre viteve duke qartësuar kështu edhe mënyrën e ndryshimit të këtij qyteti të vogël.

Për artikullin e plotë të The Guardian mund të klikoni këtu!

7 komente në “The Guardian shkruan për Kamzën: Ja si arriti të shndërrohej nga një zonë e varfër e mbipopulluar në qytetin më dinamik të Shqipërisë”

  1. klevis says:

    Qeka bo Kamza sa Tirona ne 1989-ten per nga popullsia

  2. Drumepre says:

    Kamza qenka qytet dinamik kù njerezit nuk kane ku punojne vecse dalin ne rruge per hamenj ose puntore krahu!
    Ha ha ha haaaa qenka qytet dinamik!

  3. Drumepre says:

    Kamza qenka qytet dinamik kù njerezit nuk kane ku punojne vecse dalin ne rruge per hamenj ose puntore krahu!
    Ha ha ha haaaa qenka qytet dinamik!

  4. vjeshta says:

    Hahahaha…. Qyteti më dinamik në Shqipëri??!!!
    Po, e dini se banorëve të ardhur edhe atyre vendas duhet tu japësh kashtë të hanë, se janë të trashë

  5. moni says:

    Cfare qyteti o te uruar? Se zaptuan token si urzurpatore? Ngriten jashte ligjit shtepi e katandi… Qytet made in Xhelal Mziu…

  6. Likja says:

    Kamza qytet dinamik…duket si merkat made in china..hamenj me karroca dore lart e posht.karroca me kuaj…zhurm kudo…dinamik se ka lloj lloj krahinash…e lloje ndryshme truri….

  7. Z/K says:

    Ju te kamzes duhet ta mbani burrnin,nese shkarkohet Presidenti.Ju nuk duhet ta hiqni emrin ne rrugen ku e keni vendos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje