“Tronditi botën”, Suedia ndërpret hetimet kundër Julian Assange

Prokurorët në Suedi i kanë ndërprerë hetimet, mbi një akuzë për përdhunim, të bërë kundër bashkë-themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, më 2010.

Assange, i cili e mohon akuzën, ka shmangur ekstradimin për në Suedi, për shtatë vjet, pasi në vitin 2012 kërkoi strehim në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Australiani, 48 vjeçar, u dëbua nga ambasada në muajin prill dhe u arrestua nga policia britanike. Ai aktualisht po vuan dënimin prej 50 javësh, për shkelje të lirimit me kusht.

Assange po mbahet në burgun Belmarsh në Londër.

Autoritetet amerikane e akuzojnë Assange-in për bashkëpunimin me analisten për inteligjencë ushtarake, Chelsea Manning për thyerje të fjalëkalimeve në mënyrë që të ketë qasje në kompjuterët qeveritarë me informacione të klasifikuara. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar ekstradimin e tij.

 

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në ““Tronditi botën”, Suedia ndërpret hetimet kundër Julian Assange”

  1. genti says:

    Ky eshte lajm i mire.
    ishte nje afere e stisur, nje grua qe pasi kalon naten me Assange, dhe pasi ai i riben dashuri ne mengjes, thote qe ishte pergjumesh dhe nuk e kundershtoi, po nuk kishte shume deshire ta bente!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *