Meta i "vërsul" Blushin-Ballës: Nuk do ju tolerojmë më, te Gjykata Kushtetuese vija është e kuqe flakë

20 Nëntor 2019, 15:01Politika TEMA
Meta i "vërsul" Blushin-Ballës: Nuk do ju tolerojmë

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, ka reaguar pas deklaratave të kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, se Kuvendi duhet të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit, si dhe për faktin se Presidenti nuk mund ta shpërndajë Parlamentin.

Përmes një postimi në “Facebook”, Blushi i quan të shëmtuara dhe të dënueshme deklaratat e Ballës.

“Deklaratat e shëmtuara dhe të dënueshme të z.Balla janë presione të dhunshme dhe të qarta politike ndaj organit të akuzës, për të mos vepruar menjëherë ndaj kallëzimit penal të depozituar dje nga Presidenti i Republikës ndaj z.Ardian Dvorani, besnikut të partisë dhe dhunuesit të vetëdijshëm të ligjit dhe Kushtetutës.

Presidenti Meta ka qenë shumë i qartë dhe ka paralajmëruar prerë se në të ardhmen nuk do të tolerojë më, as shkeljen më të vogël të procedurave, që synon kapjen mafioze të Reformës në Drejtësi, që tani ndodhet para një momenti historik për të dëshmuar integritetin dhe vërtetësinë e saj! 

Për këdo që nuk e ka kuptuar qartë, paralajmërimi është i prerë: larg duart nga gjykata kushtetuese! te gjykata kushtetuese vija është e kuqe, dhe është e kuqe flakë!”, shkruan Blushi. (TemA)

5 komente në “Meta i “vërsul” Blushin-Ballës: Nuk do ju tolerojmë më, te Gjykata Kushtetuese vija është e kuqe flakë”

  1. Gjykata kushtetuese duhet te formohet nga shtzm Illyr Methaj, sipas qefit te tij, me Ylli menjani, dhe juristat e jales dhe te palles

  2. Juri says:

    hum hum hum hum hum hum

    hum hum hum hum hum hum

    a moret vesh? hum hum hum

  3. likefloriri says:

    Of sa mire, presidencen e drejton tedi cobani. Po si nuk ju vjen turp qe dilni ne media ne emer te predientit (po ne fakt keni te drejte se ai nuk eshte president por thjeshte nje pleh hajdut), a thua kuvendi ka votuar cobane e hajdute ne postin e presidentit.

  4. Artibr says:

    Po ça e sgjasni komedin na kurseni dhe ne te pakten keni 105 vota e shkarkoni dryshoni kushtetuten presidenti emerohet dhe shkarkohet nga parlamenti se na cat veshet po ju mer me xhef cfryheni cik se eshte fryr shume tregajani vendin per cfar rini ne shtet.

  5. zoga e vodices says:

    Ted loqja vizitou se qenke me keq se presidenti se po mer me qafe dhe ate nga ilir koke lopa eshte kthyer ne ilir koke zogza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje