Derbi i kryeqytetit në "Air Albania", flasin Gaz Demi dhe Refik Halili: Shpresojmë ta luajmë në këtë stadium

21 Nëntor 2019, 17:41Sport TEMA

Ndeshja e javës së 14 të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Tiranës miun të jetë ndeshja e parë e kampionatit që do të zhvillohet në stadiumin e ri të kryeqyteti, “Air Albania”.

Në fakt, të dy drejtuesit e klubeve kryeqytetase, Gazment Demi dhe Refik Halili, kanë shprehur para mikrofonave të “RTSH” se besojnë që ndeshja do të zhvillohet në këtë impiant të ri.

A mendoni se pas ndeshjeve të kombëtares vetëm derbi i kryeqytetit mund të ndezë stadiumin?
Demi:
 Jo vetëm e mendoj por e besoj se gjithmonë derbi e ka ndezur edhe stadiumin e mëparshëm “Qemal Stafa”.
Halili: Për mua derbi i kryeqytetit është derbi më i bukur në botë, kështu që mendoj se ai stadium do t’i shkojë shumë për shtat dhe do të jetë një gjë shumë e mirë dhe që ai të zhvillohet në atë stadium. Unë besoj se do të zhvillohet aty.

A do të doje që derbi që po afron të luhet në “Air Albania” meqë fusha e “Selman Stërmasit” në kohët e  fundit ka pasur probleme?
Demi:
 Edhe sikur fusha të mos ketë probleme, jo vetëm unë, por të gjithë, si Tirana, ashtu edhe FSHF do të jetë e lumtur që derbi të luhet atje. E pashë që është gati, patjetër që do të zhvillohet atje.
Halili: Në “Selman Stërmasi” fusha nuk është në gjendje të keqe, por për rëndësinë që ka derbi dhe kërkesës që është shumë më e madhe nga tifozeria për të qenë e pranishme, pse të mos zhvillohet në atë stadium.

A mendoni se kjo ndeshje duhet zhvendosur në fundjavë si ditë pushimi meqë në kalendar është në ditë të mërkurë?
Demi: 
Këto nuk i vendos unë, normalisht të diskutojnë drejtuesit tonë meqë jemi organizatorë, të jetë dakord edhe Tirana. Mendoj se do të ketë dashamirësi për t’u bërë në fundjavë. Por edhe nëse bëhet të mërkurën, ndeshja është në darkë e nuk është problem.
Halili: Dua të shkojmë për shtat tifozëve. Nëse është e mundur, do të isha dakord që të ishte në një ditë pushimi ku mund të ketë më të pranishëm në stadium.

Si mendoni se do të përfundojë derbi këtë radhë?
Demi: 
Në këto vite kemi qenë fituesit, shpresoj prapë të jemi fitues. Më bëhet qejfi që këtë vit të dy skuadrat  janë rivalizuese për titull. Për mua  të jetë Fair Play, kuptohet që dëshirë kam të fitojë  ekipi im.
Halili: Dua të flas për ndeshjet e radhës dhe si e tillë do t’i vijë radha edhe ndeshjes me Partizanin, shpresojmë të bëjmë kthesën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje