“Les Miserables”, shfaqet në ekranet franceze filmi i frymëzuar nga protestat në Paris

21 Nëntor 2019, 14:29Bota TEMA

Filmi “Les Miserables”, i cili trajton jetën e një oficeri policie që bashkohet me ekipin kundër krimit, vjen si goditje në shenjë në ekranet franceze. Shoqëruar nga skuadra e tij e re, oficer Stefani do të gërmojë në përditshmërinë e jetës në qytet.

E frymëzuar nga protestat e zhvilluara në periferi të Parisit dhe në disa qytete të tjera franceze ne vitin 2005, tema duket të qëndrojë aktuale dhe në ditët e sotme. Muaj më parë, regjisori Ladj Li ka ftuar presidentin Emmanuel Macron ta shohë.

“Eshtë një film i rëndësishëm sidomos kur mendojmë rreth asaj çfarë po ndodh në vendin tonë, me protestat e jelekverdhëve. Ne kemi qenë vetë “jelekverdhë” në periferi, kemi kërkuar të drejtat tona dhe i jemi nënshtruar dhunës policore për 20 vjet. Pra, po, është një tematikë me vlerë të veçantë dhe shpresojmë që të organizojmë shpejt një shfaqje me Presidentin Macron. Ai duhet absolutisht që ta shohë filmin.”- është shprehur Li në një intervistë për Euronews.

Nuk vonoi shumë dhe kreu i shtetit francez iu përgjigj pozitivisht thirrjes. Menjëherë pasi pa filmin, presidenti Makron tha se ishte “gati për të vepruar” për të gjithë periferitë e lëna në harresë.

I tërë filmi është frymëzuar nga ngjarje të vërteta, duke treguar jetën e përditshme të policëve si dhe banorëve të qytetit.

Ky prodhim ishte një nga zbulimet e këtij viti në Festivalin e Filmit në Kanë, ku fitoi çmimin e Jurisë. Po ashtu, filmi përfaqëson Francën në çmimet Oskar nën kategorinë “Filmi më i mirë i huaj”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje