Lideri i laburistëve në Britaninë e Madhe prezanton programin populist duke goditur miliarderët

21 Nëntor 2019, 18:02Bota TEMA

Lideri i opozitës në Britaninë e Madhe, Jeremy Corbyn ka lançuar të enjten manifestin elektoral të Partisë Laburiste me një sulm populist ndaj politikës së shpenzime të fryra publike për shkak të evazion fiskal nga personat që shmangin taksat, bosët e këqij dhe ndotësit.

“Laburistët janë në krahun tuaj”, iu drejtua ai një turme entuziaste studentësh në Birmingham, duke premtuar heqjen e tarifave universitare.

Por teksa axhenda e partisë radikale ka të ngjarë të godasë tek votuesit, shumë pak mund të gjesh në program lidhur me çështjen më të nxehtë të momentit në Britaninë e Madhe: Brexit.

Corbyn u duartrokit me entuziazëm pas premtimeve joshëse, që nga ulja e taksave e deri tek rritja e pagave.

 Nga ana tjetër, lideri i laburistëve sulmoi miliarderët, bankierët dhe sipërmarrësit, të cilët sipas tij kanë mbështetur Partinë Konservatore pasi sipas tij “sistemi punon në favor të tyre, por ata nuk punojnë në favor të popullit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje