Këshilli dhe Parlamenti Europian japin 168.7 mld euro për Ballkanin

22 Nëntor 2019, 08:38Rajoni TEMA

Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Europian arritën një marrëveshje mbi buxhetin e bllokut për vitin 2020, dhe fondet për Ballkanin perendimor, ku rezulton të jenë shtuar.

Angazhimet totale përcaktohen në 168.7 miliardë euro, ç’ka përbën një rritje prej 1.5% krahasuar me buxhetin e vitit që shkoi.

Ndërkohë vihet re se janë zvogëluar ndjeshëm, me plot 85 milionë euro fondet e para-anëtaresimit për Turqinë krahasuar me draftin e propozuar nga Komisioni, ndërsa parashikohen më shumë fonde për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Buxheti i vitit të ardhshëm siguron një qasje realiste, duke marrë parasysh interesat e taksapaguesve dhe nevojën për tu kujdesur për sfidat e reja që mund të shfaqen në 2020-tën”, tha Kimmo Tiilikainen, i cili përfaqësoi Këshillin në negociatat me Parlamentin Europian.

Fushat me përparësi në të cilat përqëndrohet buxheti i ri janë përpjekjet kundër ndryshimeve klimatike, krijimi i vendeve të punës, forcimi i sigurisë dhe menaxhimi i sfidave të emigracionit.

Ajo që vihet re në mënyrë të veçantë është se ka më shumë fonde për klimën, mbrojtjes së të cilës, BE-ja ka vendosur t`i kushtojë të paktën 20% të shpenzimeve.

Parlamenti dhe Këshilli tani kanë 14 ditë kohë për ta aprovuar zyrtarisht marrëveshjen e arritur.

6 komente në “Këshilli dhe Parlamenti Europian japin 168.7 mld euro për Ballkanin”

  1. Kim été says:

    S’duam para nga vrasësit.

  2. Mallakastra says:

    Nuk jane pak si shume 168 miliard Euro?!.

    1. Peço says:

      O mallakastra jonë trime, “që ke nxjerrë trima me fletë, mehmet shehun dora vet”, që tërë jetën ju mbeti mëndja tek dyfeku, mos na turpëro, di të lexosh të paktën apo jo? Janë fonde për totalin e përgjithshëm të BE dhe jo të destinuara vetëm për Ballkonin, më falni, Ballkanin Perëndimor. Ajo që shqetson çdo njeri me dy pare mënd në kokë qëndron në faktin, se 20% e kësaj shume shkonë në gropë të halesë, domethënë, për “ndryshimet klimatike”, ose e thënë më thjeshtë, për mënyrën bashkëkohore, moderne të vjedhjes së fondeve. Sepse shpenzimet për klimën nuk janë asgjë më shumë se veç vjedhje e organizuar e parave publike. Dhe për ta vërtetuar këtë, mjafton të sjellim si shëmbull thënien e “ambientalistit” të hatashëm, kryeministrit të Indisë Mooli, kur tha në OKB se njerzit duhet të merren me Yoga, sepse ushtrimet që rekomandohen nëpërmjet saj, jo vetëm ndikojnë në mirqënien shpirtërore të njeriut, por (dhe këtu ndodh mrekullia) ndikojnë edhe në ndryshimet klimatike.

  3. Nick says:

    Ngelët duke shkruar gomarllëqe. Prodhimi i brendshëm bruto i gjithë rajonit të ashtëquajtur Ballkani perëndimor (ose më saktë i Jugosllavisë të re) nuk arrin as gjysmën e kësaj shifre që po na paraqisni në këtë biçim shkrimi. Me 168 miljardë euro do e kishin ndërtuar nga e para të gjithë këtë rajon. Nëse investohen gjithë këto para brenda një viti në këtë rajon, atëherë i bie që të emigrojnë gjithë evropjanët në vendet tona.

  4. alex says:

    milarde apo milione??? se s’besoj qe eu do jape kaq shume euro

  5. ***** says:

    Po botoheni dhe komentin tjetër këtu, pse nuk e botoni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje