Për gazetarët injorantë dhe të pandjeshëm të Tiranës

22 Nëntor 2019, 17:54Politika TEMA

Nga Enver Robelli

Mbi një mijë fëmijë të vrarë në Kosovë nga Serbia dhe një tentim për të mos dëgjuar të vërtetën për ta. Ose: keqkuptimi mes Tiranës dhe Prishtinës live në televizion…

Sigurisht që ka shumë shqiptarë të Kosovës që janë injorantë sa i përket zhvillimeve në Shqipëri.

Sigurisht që ka shumë shqiptarë të Kosovës që mendojnë se në jug të Shqipërisë nuk gjen dot patriot se krejt janë progrekë, ndërsa në veri me përjashtim të ndonjë prifti zemërmirë të tjerët janë krejt «rebelë» me ca mjekra të kërleshura dhe me kallash në duar.

Por një gjë që më ngrin gjakun është EDHE injoranca, arroganca e qe besa edhe mungesa e solidaritetit dhe vetëdijes profesionale te disa gazetarë në Tiranë mbi historinë e Kosovës.

Kjo u pa edhe mbrëmë, kur Albin Kurti nisi të flasë për 10 mijë shqiptarë të vrarë nga Serbia, mes tyre 1000 fëmijë.

Moderatorja u përpoq t’ia ndërpresë fjalën dhe kjo përpjekje tigëlloi si: «Aman, na lini të qetë me këto temat e luftës».

Këtu qëndron thelbi i keqkuptimeve dhe i mosnjohjes mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Cili gazetar i Tiranës ka shkuar në Batajnicë për të parë vendin ku ishin hedhur rreth 1000 kufoma të shqiptarëve të Kosovës?

Cili ka shkuar te Liqeni i Peruçacit ku u gjet një kamion me kufoma nga Kosova?

Nga ana tjetër: cili gazetar i Kosovës është marrë pak më seriozisht me temën e rëndë të sundimit komunist në Shqipëri? Me Spaçin e Burrelin?

Nuk kam asgjë kundër muzikës, sepse, fundja, secili e dëgjon atë muzikë që i përgjigjet nivelit të tij kulturor dhe vetëdijes kombëtare.

Por, ka momente kur nuk të pëlqen një muzikë e caktuar.

Në vitin 2001 televizionet botërore dhe agjencitë dhanë lajmin se në Batajnicë u gjetën kufomat e mbi 700 shqiptarëve të Kosovës – viktima të luftës.

Qëllova në Tiranë me një grup gazetarësh zviceranë e gjermanë.

Ishte një udhëtim i organizuar nga Ministria e Jashtme e Zvicrës.

Disa prej nesh e ndërpremë udhëtimin për të shkruar për varrin masiv në Batajnicë.

Rrugës për në Maqedoni u ndalëm në një fshat afër Pogradecit për drekë.

Edmondi, shoferi ynë, më vërejti se m’u prish çehrja kur dëgjova se në lokal jehonte në kupë të qiellit zëri i Dragana Mirkovicit, një këngëtare e turbo-follkut serb e pëlqyer sidomos nga shtresat ultranacionaliste serbe.

Edmondi e njihte Kosovën mirë, kishte punuar disa vite shofer në Ambasadën e Shqipërisë në Bonn dhe ndihej krenar që i kishte «vozitur» politikanët e Kosovës.

Edhe Edmondit iu deshën nja 15 minuta për ta bindur atë vajzën që nuk ishte veprim i mençur të dëgjohej ky lloj i muzikës.

«Ç’ne? Muzikë është kjo, neve na pëlqen». Për shijen nuk mund të diskutojmë, por për vetëdijen politike po.

Dhe me vetëdije politike kanë probleme shqiptarët në të dy anët e Drinit e Shkumbinit.

42 komente në “Për gazetarët injorantë dhe të pandjeshëm të Tiranës”

  1. Lik says:

    Sigurisht qe ka ndryshime kulturore midis Kosoves dhe Shqiperise dhe jo vetem aq.Por ndjeshmeria e ulur karshi krimeve serbe ne Kosove eshte gati tradhetare nga ana e shumices se mediave ne Shqiperi.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Midis Kosovës dhe Shqipërisë nuk ka asnjë ndryshim ose më saktë mund të ketë ato ndryshime që janë normale dhe karakteristike që ka krahina nga krahina..mendoj se ky gazetari dha një sinjal me kujdes dhe nuk mund të akuzojë drejtpërdrejt .i ka thënë gjërat shumë drejt. Shqiptarët e Kosovës dhe të shqipërisë po mundohet ti përçajë politika e shitur e Tiranës, gazetarët shqiptar janë në shërbim të politikës dhe të kontrolluar nga agjenturat serbogreke, ish ministri i jashtëm grek Koxhias e tha shumë qartë dhe pastër; ça doni ju që të dali tellalli me daulle. ..asnjë nuk u prononcua si nga politikanët gjithashtu edhe media. ..populli nuk ka më asnjë dyshim se kush është sali berisha fatos nano edi rama ilir meta basha etj nuk ka asnjë dyshim në rolin e medias ,ja të gjithë jemi dëshmitarë se nga ky forum hidhet vrer mbi shqiptarët dhe unitetin kombëtar . .është tjetër gjë që populli nuk ka as zë që të dëgjohet dhe as fuqi që të veprojë por kur të mbushet kupa të gjithë e dini se si reagojnë popujt. .

    2. Adi says:

      Nga komentet duket qe ridhjeresit jane te terbuar qe Albini nuk tregon adhurim per timonierin kryekurve. Llogjika binare e ketyre vemjeve funksionon me modelin qe nese je kunder vjedhjeve te kryekurves atehere je me saliun. Nese je kunder ndarjes se kosoves si kryekurva dhe thaci, atehere je turkoshak ose injorant e tje e tje. Nese je kundra qe kryekurva shpall erdoganin partner strategjik atehere je grek. Me pak fjale vizioni qe kane per boten ndan te ”miret” nga te “keqijte” vetem ne varesi te sa lavde apo kritika dikush ben per kryekurven … njerez te shpifur.

  2. cubi.matjan says:

    Enver o bir, Ti indirekt del gomar qofte per Kosove e qofte per Shqiperi kur, ve ne nje plan Spacin dhe Burelin me Titon e Kosove te Jugosllavise. Tung.

  3. Sqepari says:

    Po ka me injorant se ti, mor zgjebe qe mbjell urrejtje e shperndan percare? Marrke nje rast te izoluar, qofte dhe nje gazetaruce apo nje kamariere dhe e ngre ne sistem. E meriton nje peshtyme,… ptuuu!

  4. timo says:

    Udhëtoj vit për vit me, veturë, drejt shqiprisë për tu ç’mallur. Më takon të përshkoj Slloveninë, Kroacinë, Bosnjen disa pak – kilometra dhe Malin e Zi. Nuk e di se çfarë muzike dëgjojnë këta sllavë në shtëpitë dhe veturat e tyre por ama kurrë, as edhe një herë, nuk kam dëgjuar nëpër lokalet që ndaloj për të pushuar dhe pirë ndonjë kafe,muzikë tjetër përveç muzikës sllave. Kurse në Shqipëri, rrallë herë nëpër lokale dëgjoj muzikë shqipëtare. Prandaj jam shumë dakord me z. Robelli kur shkruan se “me vetëdijen politike kanë probleme shqipëtarët në të dy anët e Drinit e të Shkumbinit”.

  5. Konica USA says:

    Per Eni Vasilin je i sakte, kjo zonje ka nje formim te pergjithshem medioker, dhe nuk mund te pretendosh me teper se ajo cfare ka ne koke. Mua me duket se ti gradualisht po bije ne nivein e nje pjese te gazetareve ne Kosove, si Berat Bubuzheli,qe ne vende te meren me problemet e Kosoves,meren me Edi Ramen. Mbi 50% Shqiptareve kane votuar qeverine e Edi Rames, dhe ai pergjigjet para tyre, jo bubuzhelit dhe bubuzheleve te Kosoves. Shoqeria kosovare eshte e ndare ne feude si ne mesjete, prandaj asnje parti nuk mer me shume se 25%,kete pune duhet beje gazetaria e vertete, te empacipoj shoqerine,jo te nxisi urrejtje midis shqiptareve, andej dhe ketej kufirit.

  6. B says:

    Bravo shkrim super. Gazetarucet shqiptar jan tejet medioker. Flisnin per Alvin Berishen dhe gazetaret e Le Iene shkuan ne kamp..asnje gazetaruc shqipo ska byth te leviz e te shkoj ne terren sic bejn gazetaret e gjith botes. As ne zonat e genocidit serb asnje nuk shkon se skan byth. Jan sahanlepires dhe meren vec me thashetheme, jan nivel shum i ulet. Llapin shum e s len asnje te flas. I keni par qe jan depresiv pervecse budallenj??

  7. Orli says:

    Ti more rrotobell je rrite me ate muzike e me ndjenjen e bashkim-vllazerim-nderzimit,ti me nje menyre djallezore(qe vetem serbet dhe ata qe kane bashkjetuar me ta e kane) mundohesh te besh gazetaret e nepermjet tyre popullin prej ata kane dale,te pandjeshem ne nje kohe qe ne strehuam e i ushqyem(megjithse te varfer) mbi nje miljon nga ju “trimat” qe pa pike droje i late trojet tuaja,jane mbi 35 shqiptare qe kane dhene jeten duke luftuar me arme ne dore dhe e them me bindje se nje numer shume i madh qe ka luftuar ne front kane qene nga Shqiperia . Por ju ca kokrra titiste qe keni akoma nostalgji per bashkim-vllazerim-nderzimin jeni mosmirenjohes dhe mundohi me gjithfarlloje menyrash te futni frymen e percarjes.Ju more rrotobell ne vend qe te publikoni krimet serbe,rrini duke share e fute spica ne mes shqiptaresh,duke ua futur atyre qe luftuan e sa e sa gjera te tjera qe do te duhej nje roman per ti renditur.

  8. ppa says:

    E ke thene shume mire …. gazetare injorante ,jo vetem e pandjeshme por edhe fodulle ; me nivel kulturor ordiner; shto edhe e pasjellshme , objektive nuk behet fjale; verejtjen qe ben z. Robelli duhet t’ia benin shefat qe ka siper (mgjs. keto injorante nuk e pranojne hierarkine) aq me shume qe drejtor i madh eshte B.Blushi qe nuk duhet te toleroje gafa te tilla.

  9. Fatmiri says:

    Ka mbaruar lufta.Ate e beri Amerika.Tani ju duhet te beni paqe.E beni dot?Ky eshte problemi.

  10. Pejani says:

    CFARE THUA MORE ANALFABET PSE ESHTE E NDALUAR TE DEGJOSHE MUZIKE SERBE GREKE APO ITALIANE SIPAS LLOGJIKES TENDE KOSOVARE NE NUK DUHET TE DEGJOJME ITALISHT SE ITALIA NA KA PUSHTUAR DHE VRARE AS GRESISHT SE JEMI VRARE NE LUFTEN ITALO – GREKE AS GJERMANISHT SE JANE VRARE 30 MIJE PARTIZANE PO CFARE DO DEGJOJME HOXHEN E KOSOVES .
    IK ORE PRIMITIVE FLET TI PER PATRIPOTIZEM ATA NE KOSOVE NDERUAN FLAMURE HYMNE NUK KANE ASNJE QELIZE SHQIPTARE

    1. Ceni says:

      Muhabet qe s’ja vlen te meresh, Jo me tha e I thashe. Pse degjoni muzike sllave e pse nuk shkuat be Batajnica. Ti do te flasin vetem per kosoven e te degjojne vetem Albinin. Aman e Robell, lena rehat. Harrove zotrote, qe kur ju vuri serbi para shqiptaret hapen shtepite? A Ka prove me te madhe se kjo?

  11. Chri chri says:

    E vërtetë e hidhur që binte menjëherë në sy.Dukej ashiqare që disa palo gazetarë që sjanë gjë tjetër veçse pjesë e llumit ku vadhis e gjithë shoqëria shqiptare,nuk u durohej ti hidheshin në fyt z.Albin.Të gatshëm në çdo moment për ta bjerrë personalitetin e kr.ministrit të ri të Dardanisë duke e kundërshtuar pa argumenta dhe duke i banalizuar diskutimet.Për gazetarë të tillë mund të shkruash shumë dhe mund ti etiketosh me epitete nga më të ndyrat pa u druajtur aspak se mund ti prekësh në shpirt dhe dinjitet.Arësyeja;nuk kanë as dinjitet dhe as shpirt,psiqikisht janë njerëz të sëmurë,për këtë jam mëse i sigurt.Këta papagaj z. Robelli janë të zhveshur nga çdo lloj ndjenje humane,por e keqja është se kjo ndodh në pjesën dërrmuese të shoqërisë shqiptare.Në shqipëri njerëzit janë të zhveshur nga ndjenjat humane,ajo që përmëndi kryeministri juaj i nderuar dhe e ripërmëndni edhe juve më sipër(krimet makabre të serbëve dhe ndërmjet tyre vrasjet e fëmijve) nuk mund të prekin një njeri që s’ka ndjenja njerëzore.Vetvrasjet në shqipëri nuk përbëjnë më lajme.Jo shumë larg,e ndjera vajzë e re nga Rrësheni,u hodh nga një lartësi e madhe,ulërimat e saj dëgjoheshin së largu,por se prekën dot shpirtin e këtyre bajgave që e mbajnë veten për gazetar.Në të kundërt ulërimat e asaj vajze fatkeqe do ti kishin bërë këta sharlatanë të kishin ngritur në këmbë të gjithë rininë shqiptare e të ulërin bashkë me ta për atë ç’ka ndodh në atë vënd.Ju ishte dashur ta bënin një gjë të tillë jo se gëzojnë prestigj e respek në populli,por thjesht se u jepet mundësia për ta bërë.Por le ti kthehemi temës.Kryeministri juaj i nderuar nuk e meritonte një trajtim të tillë,aq më tepër në Tiranë.Por harbuti mbetet harbut dhe e vetmja gjë që mund të dhurojë është harbutëria.As në kanalet sërbe ma thotë mëndja zotëria nuk është trajtuar në këtë mënyrë.Një porosi kisha për kryeministrin e ri të Dardanisë;sa më pak kontakte me krundet!

  12. shqiptari i ilirise says:

    Ky Rrobdelli,përpiqet e mundohet ku të gjejë ndonjë plasaritje të vockël dhe pa rëndësi ose të sajojë ndonjë të tillë,që të futet dhe ta bëjë një hendek apo kanal të madh ndarje mes Shqipërisë e Kosovës.
    Konseguent në strategjinë e tij në shërbim të Serbëve që e paguajnë,për të bërë sa më të pa mundur unifikimin e Shqipërisë me Kosovën.
    Shkurt,një plerë!!!

  13. saliu says:

    Pse nuk flet o Enver muti per komandantet e shqiperise qe luftuan dhe disa dhane jeten per lirine e Kosoves. Pyet nje here ne Kosove se sa jane gati Kosovaret te japin jeten per Shqiperine. Ju jeni disa nga nacionalistet e vegjel qe mendoni se Kosova do te behet me e forte dhe me e zhvilluar nga Shqiperia duke qene me vehte. Ky eshte absurdi me i madh qe ekziston nder ju.
    Behuni si t doni por mos na orientoni ne se cfare duhet te bejme. Sa per muziken turp te te vije se dukesh qe i ke nje dy pare mend. Nuk eshte muzika qe i benri shqiptaret te hapin dyert per shqiptaret e Kosoves ne kohen e luftes, por ndjenja e beses qe pej ju nuk ekziston. Ju mendoni se Shqiperia duhet te beje ate qe kerkon Kosova? Jeni i gabuar thellesisht, Shqiperia do te beje ate qe eshte ne te mire te saj dhe te shqiptareve anembane.
    Une jam me gjak te perzier Gjakovar e Tiranas por kurre nuk me ka shkuar ndermend te bej ndasite qe ju deshironi. Turp per ju e marre per te gjithe ne Kosove qe kerkojne qe te behen lider ne te gjithe hapesiren shqiptare. Punoni per Kosoven dhe kjo eshte e mjaftueshme. Me krijohet idea se Noli paskapasur te drejte ne percaktimin qe ju ka dedikuar.

  14. Malo Kanina says:

    Nuk di për në Kosovë, zoti Robelli, por shqiptarët që jetojnë në shqipëri janë të tejngopur me hiperbolizime dhe gënjeshtra propagandistike. Sepse për gati 75 vjet atyre po u injektohen pa ndërprerje gënjeshtra për luftën e “lavdishme” partizane dhe vazhdohet akoma tu thuhet se ne jemi një vënd që u çliruam vetë. Është hequr dorë nga mirënjohja si ndjenjë që e lartëson njeriun, ndaj dhe historiografia komuniste, si një mosmornjohëse e zezë, nuk e zë në gojë pothuaj fare, se ishte triumfi i forcave aleate, që bëri të mundur çlirimin tonë. Sepse, merret me mënd, sa mund të ishte ndikimi ynë në teatrin e luftimeve gjatë L2B!! Pra, shkurt, situata tek ne gjatë asaj lufte ka qënë pothuaj e njëjtë me atë të Kosovës në vitin 1998. Tani, si thoni ju zotëri, ka njeri me dy pare mënd në kokë të thotë se Kosova u çlirua nga UCK? Është mirënjohje kjo për atë që bëri njerëzimi përparimtar në këtë rast për Kosovën, duke heshtur për atë që bëri perëndimi dhe ja veshur tërë meritat e çlirimit UÇK? Ja këtë kemi bërë ne gjatë 75 vjetëve, i kemi mbushur mëndjen vehtes se jemi çliruar vetë. Pastaj, a nuk është fyese dhe poshtëruese për dikë që i intereson e vërteta, kur dhe vetëm brënda një shkrimi si ky juaji, për të vrarët në Bajtanicë jepen dy shifra jo vetëm të rrumbullakosura, por krejt të ndryshme, si 1000 dhe ” rreth 700 të vrarë”? Nuk mund të jepen shifra ekzakte për të vrarët, por rrumbullakime të turpshme? Sepse kemi të bëjmë me njerëz që u është marrë jeta dhe jo me fidana preshi të cilët hidhen poshtë ngaqë janë kalbur nga pakujdesia.
    Ndaj, mendoj, ajo që e bënë shkrimin tuaj të pabesueshëm është përpjekja juaj qartësisht folklorike për të bërë propagandë dhe jo për tju avitur problemit në mënyrë të ndershme dhe të sinqertë. Është përafërsisht e njëjta situatë me atë të asaj deputetes në parlamentin e Kosovës që paraqiti si të vërtetë, për arsye që ajo i di më mirë, pamje aspak të vërteta rreth çështjes së përdhunimit të grave kosovare nga trupat sërbe, duke i bërë me këtë rast një nder të pashëmbullt sërbëve me gënjeshtrat që demonstroi dhe dëm të pariparueshëm problemit aq shumë të përfolur të përdhunimeve. Pra, ne duhet ta mbledhim mëndjen një herë e përgjithmonë dhe të bindim vehten, se vetëm e vërteta është ajo që ndihmon dhe jo propaganda bajate dhe e gënjeshtërt.

  15. labi says:

    O Enver dhe une jetoj ne Zvicer si ty,u bera nja 20 vjet ketej,po sa per dijeni nje Kosovar gjithmone me drejtohet me shqipe ose me emer,kurse nje Serbi Kosovari gjithmone i drejtohet me zemo,ose me mire zemlak,pra Serbin e trajton te vetin.sa per muziken,besoj te kujtohet koncerti Ceces,ose gruas te Arkanit ne Maqedoni,nje pjese e madhe e atyre qe e degjonin live ne skene kishin shkuar posacerisht nga Kosova,prandaj lene muziken qe ke degjuar ne restorant ne Pogradec po shiko fjalet qe tha Ceca ne serbisht ne skene dhe vellezerit e tu e degjonin,ju keni sulur te gjithe Edi Rames,dikush per politike te tjeret per te treguar se jane me Berishen,mos te flas pastaj per gazeten e Beogradit bota sot qe vetem vjell vrer,Ramen e shkrete e ka zene taksirati me ju se nuk ju njeh,ai nuk e kupton se me ju shkon shume mire fjala ca uji i ke dhene gomarit,mbani melezin Serb se ai ju rregullon,sa te keni kelyshin e Sllobodankes ne Tirane mire i keni punet,te fala Berat Buzhales.

  16. Prishtinaliu says:

    Per mendimin time faji eshte i modératorve shqiptare te gjithe e kane kuptuar qe kosovaret dhe afganet nuk kane ndryshim te madhe ne psikollogji nuk ka pse e ftojne albin kurtin se nuk ka asnje interes per shqiptaret nuk kam pare asnje lider shqiptare te shkoje ne kosove neper emisione .
    Bile ky eshte edhe gabimi rames qe meret veri kufirin te thane dhe ok .
    Na cane bythen me luften cfare lufte kane bere ata te roje nato se do ishin katandisur si juifet e europes n’a doli rambushi thaci heronje

  17. Turi says:

    Enver,
    Biseda mbi bashkimin e Kosoves me Shqiperine po ve ne dukje konflikte te medha kulturale te cilat po i afrohen perplasjes se madhe midis mendesive qe ti vure ne dukje. Menyra se si menaxhohet ky konflikt do te percaktoje aftesine qe do kemi ne si shqiptare per bashkim. Nje gje eshte e qarte – shqiptaret e Republikes se Shqiperise nuk e pranojne Albin Kurtin si lider te tyre packa revanshizmit populist te tij ketij kali qe ai mendon se mund ta ndihmoje te kaleroje ne fushen politike te Shqiperise ne te cilen askush nuk e ka ftuar e ne te cilen ai po ben perpjekje te fuqishme per te hyre me hir apo me pahir. E njejta gje ndodh ne anen tjeter midis shqiptareve te Kosoves me Edi Ramen packa se ai nuk ka zgjedhur te nderhyje aq forte ne skenen politike te Kosove ashtu si Albin Kurti po mundohet tani. Nqs ti ke vendosur te jesh pjese e ketij menaxhimi perpiqu ta kontrollosh veten e te mos behesh pjese e vorbulles.

  18. Pellazgos says:

    Po per krimet e Osmaneve kunder Arvanitasve Grekeve,Epirit kush do pergjigjet zoti me emrin turk Enver?
    Mos te duket loje apo interes Kombi dhe Identiteti i Tij?
    Kur thote Kurti per Bashkim,pse nuk u bashkuan Naimi me Ismaile me Arvanitasit por shkuan tek Dum Baba,u bene Deputete,Governatore,ndihmuan Sulltanin per Kushtetute,Hymn etj?
    Mos “ngateruan” rrugen dhe “harruan” GPSin?
    Juve me Identitet,Ndergjegje,Nostalgji turke bravo ju qofte zoti Enver,se jini fare pushtuesish dhe kini arritur ne ate pozite sa edhe Orthodhokseve “Shqipetare” ua kini ndaluar emertimet si Agi Saranda,Kostandinopoleos,Argjirokastros,Ilisus,Moskopolis,Epidhamnos etj,etj,etj.
    Per ju,Ilyri Kostandin eshte i huaj,ndryshe do ta nderonit,respectonit,festonit.
    Nuk do ta quanit Stamboll qytetin ne Nder te Tij,por ashtu sic e quante Epiroti Jeorgios Kastriotis,Kostandinopolis.
    Po ashtu,Agia Sofia ne Kostandinopol qendra jone e pushtuar nga Turqia dhe juve qe jini kolona e peste e Turqise kne emer te Al-banistanit.Qindra mos te them mijera Pashallare,Bejlere,Agallare e tyre si Ismail Beu,Frashellinjte pse u betuan si turq ne Parlamentin turk dhe pse luftuan kunder Epirit te Kastriotit dhe Marin Barlettit?
    Hipokrisia juaj eshte per tu patur Zili,ose jini Ignorante apo me keq Idiote,ose jini te trashe, ndryshe nuk shpjegohet te mos kuptoki se sa tallin menderen bota me “historine dhe identitetin” tuaj.
    A nuk ndertohej me skllever nga Afrika Amerika “demokratike” ne 1913en,kur ata krijuan kete shtet myslimane te quajture Al-bania?
    Bile,deri ne 60en popullsia me ngjyre nuk kishte asnje te drejte,vetem mbijetonte dhe kercenohej.
    Angloamerijanet jane shkaterruesit me te medhenj te Kombit tone te Lavdishem Ilyro Epirote Greke.
    Jo vetem ndryshimi i historise,Toponimeve,Arkeollogjise nga turloallvanosat,por vazhdoni edhe sot me mashtrime,krime,fallsifikime.

  19. Edi says:

    Une degjoje muzike serbe greke italiane turke dhe nuk me shqyhet fare nese I pelqen koqevaret apo jo se e degjoje per qefin tim
    Serbit nuk i theme une si je ( zemo patriot ) po koqevari une si flase fare nje serbi se e konsideroje inferiore.

  20. ashtu posi! says:

    Ky është një gjarpër që kafshon e helmon gjithandej.
    Mos e lexoni dhe mos e botoni!

  21. Prifti Drashovices says:

    Robell! A ka mundesi te na leni rehat ne punet tona? I kemi boll kopuket Shqipetare tani na u bete peshqesh edhe ju! kush me shume historikisht ka ndihmuar Kosoven dhe sidomos luften e saj çlirimtare me shume se Shqiperija? Shume shpejt i harove Robell, apo keshtu ta do puna? Viktimat e luftes se Kosoves ne Shqiperi jane nderuar dhe respektuar ne juge dhe veri te Shqiperise porpartizanet e brigadave Shqiptare dhe deshmoret qe rane ne lufte per çlirimin e Kosoves nga fashistet Gjermane a i kujton kush nga pushtetaret ne Kosove? Apo duhet te kujtohen me shume bemat e Xhelal Mitrovices dhe Xhafer Deves apo “betejat” e divizionit SS “Skenderbeu” me syndyket e grave ne Shqiperi?
    Megjithate Robell kjo eshte histori dhe le ta bejne historianet por vellezerit nuk çpiken, ata ti ka dhene
    natyra dhe pamvaresisht se mund te kene mendime te ndryshme per çeshtje te ndryshme ata mbeten vellezer gjaku dhe jane te ” denuar” ti dalin krah njeri tjetrit dhe kjo jo per bamiresi por se eshte thirje gjaku. Kush perpiqet te ndeze shere dhe merira pa fund nuk mund te jete tjeter veçse i paguar nga fuqite e tjera qe duan te bejne keq.
    Ne fund te fundit mbetet fjala e urte: i yti mishin ta ha por kocken ta le. dhe kete duhet ta kishe pare ne Shqiperi ne kohen e refugjateve por jo nga Zvicra. Megjithate a nuk eshte me mire si ne çdo vellazeri ku secili shikon shtepine dhe familjen e vet ? Dhe boll e fryte historine e bashkimit apo mosbashkimit! Ishin Gjermanet te ndare dhe nuk u shkonte mendja per bashkim pa e vendosur kete fuqite e medha, dhe ju i bini legenit jo Rama jo Ramushi vetem se paguheni per te perçare dhe sidomos ti Robell dhe ai veshgjati tjeter Buzhala. Une do te propozonja qe ne mediat Shqiptare mos pranohet te botohet asgje tuaja dhe sikur te jene vjersha dashurije. Ne Kosove botoni çfare te doni po qe se ju pelqejne sa per ne Shqiperi askush nuk mer mundimin te lexoje diçka nga Kosova. Edhe nje here Robell: Na lini te qete ne hallet tona.

  22. rexha 10 says:

    ME SERBE SE SA VETE SERBET I KE NE SHQIPRI.PO KESHTU EDHE GREKERIT.PROBLEMI NUKE ESHTE KULTURA ,APO CFARE DEGJONE NJERI APO TJETRI.PROBLEMI ZOTRI JANE POLITIKAT QE TE DREJTUAN NE KOHEN E TRANZICIONIT,DHE PER KETA TIPA E KAME FJALEN ,
    zoti ROBELLI ,MUNDE TE ME THUASH SE SA SHQIPTARE U VRANE GJATE TRANZICIONIT ,DHE SI JANE VRARE,KURE SHQIPRIJA NUKE ISHTE NE GJENDJE LUFTE?SA PER POPULLIN JUGOSLLAVE ,APO SHQIPTARE NUKE BESOJE SE E KEQJA VJEN NGA POPUJTE.SHIKO SE EDHE NE ITALI PO DALIN POLITIKANE TE RINJE ,QE PO I VENE SHKELMIN DEMOKRACISE ITALIANE.PO KESHTU EDHE NE GJERMANI PORE EDHE NE FRANCE.PO QE SE POLITIKA DREJTOHET ME GJUHENE URREJTJES TE JESHE I SIGURTE SE MUNDE TE VRASESH EDHE BABANE DHE VELLANE TENDE. ESHTE SHUME E VESHTIRE TE HEQESH DJALLIN TENDE MBRENDA VETES.ME URREJTJE NUKE SHKOJME NE ASNJE DREJTIM .LUFTA NUKE BESOJE SE SJELLE ZHVILLIM,PORE MERRE EDHE ME SHUME JETE TE TJERA ,QOFSHIN FEMIJE APO TE MOSHUAR.E KEQJA ME E MADHE ESHTE SE NA DREJTOJNE AKOMA ATA QE PERKRAHIN LUFTEN MESE SHTETESH ,DHE MESE NJERI TJETRIT.

  23. Korçar nga Radaneci says:

    Per Blushin e vogel nje keshille:
    Mos perdor pseudonimin chri-chri se ky eshte pseudonimi i gjyshit tend te nderuar (nga nena) Kristaq Cepa! Po te kishte mundesi te ngjallej dhe te shikonte si je katandisur nje lolo i injorantit nga humbetirat e Skraparit do te kethehej permbys ne var. Je djale i ri dhe mos i mbyll vehtes te ardhmen per ti sherbyer nje kopuku.

  24. maga says:

    robelli nuk është mbështetes i kurtit dhe bashkimit kombëtar,po i ldk-së dhe jugosllavizmit. është mbeshtetes i i sajeses serbe të kombit artificial kosovar. kjo krijese,që të afirmohet ,i duhet një përplasje me shtetin amë. robelli,ldk-ja,matoshi e buzhala i shërbejnë kësaj linje. po ashtu edhe gazetaret nga tirana i shërbejnë po kësaj linje por jo nga ana krahinariste po nga ajo internacionaliste. pra robelli dhe bushati, mero bazja dhe matoshi,naim çili dhe bubuzheli, kanë të përbashket modelin e një shteti shqiptar në ballkan. pra duhet ndare albin kurti nga jugosllavistet që duan republiken jugosllave te kosoves,ashtu siç internacionalistet,janullatistet dhe lloj lloj turmash pa identitet ,nga shqiptaret atdhetare në shqipëri.

  25. Drenicak says:

    Enver bire po ku ke qen qka ke ban për mbrojtjen atyre fmive po albini qa ka ban…
    Mbrem albini tregoj që nuk pjerdh për atëdhe.

    1. Albin krimbi says:

      Dje u skandolizova kur gazetari e pyete albinin per bashkimin kombetare ai pergjigjet : jam per fédération shqiptare
      Ketij krimbi as emrin nuk dua ti degjoje

  26. kodrasadikit says:

    Si shkrimi njashtu komentet jan te pakendeshme dhe tendencioze ose jo te qelluara !! Shqipnija ,Kosova dhe tane viset tjera shqiptare jan nji dhe te pandara sepse aty kan jetuar e jeton gjaku e shpirti shqiptare !! T ani ne kur ishim nen okupimin serbo .sllavo -Titiste kishim nji koncept idealiste per Shqipnin dhe per qytetaret e shqipnise .. Me 11 mars ishte dita e rilindjes dhe e shkendijave konkrete per lirine dhe qlirimin e Kosoves .Ne grupin e pare qe demonstruam ishim 200-250 studente dhe rruges u mendojsha se jemi pake por kur te shkojme ne qender me ne nga Korzo e famshme e Prishtines do te bashkohet turma e qytetareve ! Mjerisht kur arritem te korzo popullsija e shetitores u ndane ne dyshe dhe na shikuan me medyshje e me habi ,ushtenga dhe ne vazhduam rrugen deri te menza e studenteve ku nga rinija revulucionare turmat shtoheshin gjithmon me sakrifica deri te lirija qe ne gezojme sote !! Ne anen tjeter mendimi yne se qytetaret e shqipnise kan ide kombetare te pa kontestuara etj ndonjiher na zhqenjejne sikur rasti i muzikes serbe e faqe te zeza te ketij lloji …Qdo shqiptare qe jeton ne toke dhe bukes i thote buke e ujit uje dhe qe ne damaret e tije rrjedhe gjaku iliro-pellazgo shekullore si ben dallimet kahinore ,fisnore ,juge e veri etj etj por punon dhe e jepe kontributin per kombin dhe shtetin Shqiptare .Shqipnija eshte shpirti dhe zemra e qdo shqiptari ,kurse Kosova ,Sangjaku e Sangjaklite ,Presheva e Maqedonija e Qamerija deget e trupit tone te perbashket .Rrnofte perjete Shqipnija e SHqiptarija se bashku me aleatet tane SHBA-te ,Gjermanija ,Britanija dhe mbare bota demokratike ……

  27. kabashi says:

    Shqiptari me shume eshte proletar, komunist, demokrat, lindor, perendimor , turk, grek e faqja zeze se shqiptar. Se pari duaje veten, o shqiptar!

  28. xy says:

    Robeli shkon nga shkon kafshon UCK dhe lartesone LDK dhe pengamerin e tije Rugova.Nuk i ka henger per bashkim kombetar.

  29. bashkim vllazerimi says:

    O Rombell i bashkim-vllazerimit (Boro i Ramiz). Edhe une nuk jam aspak ultranacionalist”, por e degjoj me shume kenaqesi Dragana Mirkoviqin, madje edhe Lepa Brenen po deshe.

  30. Josifi says:

    Paneli i Eni Vasilit pa e përjashtuar atë si drejtuese, të menderosur para Z.Albin Kurti.Një panel mediokër pa pikë modestie aq edhe inatçorë.Turp për një televizion që na fyen intiligjencën kombëtare!

  31. SHOTA says:

    Kur po i lexoj komentet ne kete shkrim te z.Robelli, po me behet sikur jam ne ndonje medie serbe apo greke. Po kush jeni ju ore gjakprishur qe fyeni vellezerit tuaj nga Kosova? Jua tregoj une kush jeni ju ore paraziter, qe nuk jeni as Shqiperi as Kosove. Ju jeni turpi i Shqiperise dhe krejt kombit shqiptar.
    Me 1997, kur i vute flaken Shqiperise ne bashkepunim me sherbimet serbo greke, u vrane mbi 3000 shqiptare.
    Me 1998, kur Kosova digjej flake nga serbi, vetem 3 shqiptare nga Shqiperia dhane jeten per lirine e Kosoves, ndersa as 20 veta nuk iu bashkuan UÇK-se.
    Ja keta jeni ju shqipot gjakprishur!
    Po harroni ore derra se Kosova ka qene historikish pararoje e Shqiperise. Edhe sot eshte. Ju do te ishit serbizu e greqizu po te mos kishit friken e shqiptareve te Kosoves. Nga Kosova keni mesuar si duhet kombi, flamuri, atdheu. Isa Boletini, me luftetaret nga Kosova, e mbrojti pavaresine e Shqiperise nga serbet.
    Edhe sot duhet t’i falenderoheni Albin Kurtit qe do t’a çliroj edhe Shqiperine e ngufatur nga bandat politiko mafioze me familjet e tyre, te cilat sundojne tash e 30 vite popullin e varfer e te stervuajtur.
    Prandaj, gezohuni ore te mjere se ERDHI DITA edhe per ju!

    1. SHKELZENI says:

      SHOTA : KOSOVA MBI TE GJITHA KA THENE EDHE XHAXHI ENVER LEXOVA TE KOMENTI JUAJ SI GREKE DHE SERBE TE SHPJEGOJE :
      GREQIA MEMBRE APARANTIERE E COMUNITETIT EUROPIENE 19I1
      DREJTORI EUROGROUPE GREKE DHE DHJETRA KOMISIONERE NE BRUKSSELE
      ASNJE GREKE NUK PERFAQSONE EKIPE TE HUAJ NE FUTBOLLE VETEM NE GJERMANIA 1 MILIONE GREKE EMIGRANTE
      PER SERBINE E NJEJTA GJE . NDAJE MOS NA BEJE ENVER HOXHEN NE NA KA TEJ NGOPUR ME KOSOVARI PER TE MESUAR ME SHUME LEXO : NENI 1 I KUSHTETUTEN KOSOVO DHE DO MESOSHE SHUME GJERA SHOTE LESHI

    2. Nga prishtina says:

      nga kosova duhet mesuar si duhet kombi , flamuri : per ke flamure e ke fjalen se kane nderuar ?
      Ke degjuar qe per 30 mije te vrare ne 1945 ne kosove te mbahet nje minute heshtje ? atdhe- dashuria ne kosove e shume e shume e shume se pertoje te shkruaje

      1. Nga Tirona says:

        O çna çave bythën re bythar. 
        Ore, ka shume si ty qe duan t’me presin koken (e te gjatit) dhe ta mbajne ne goje shume e shume e shume…???

  32. fantoma says:

    Zoti (to)Robell, e kam thënë dhe herë tjetër…, shkrimet e tua, të denja për gazetën “Zëri i Popullit” dhe asgjë më shumë….!!!

    1. SHOTA says:

      Ma hengersh mune.

  33. Kola says:

    I vetmi qe dallon si gazetar i matur dhe me logjik eshte karlo bolino dhe rastesisht nuk eshte shqiptar. Nuk e di kush ja ka hanger trunin ketyre te tjerve

  34. Pellazgos says:

    Pyetja eshte,kush eshte krenare per Kombin para turk,apo me Sulltanin,shume e thjeshte.
    Une mendoj qe Turqia apo fashzmi italiane I kane duart me gjak ketu ne Epir,Ilyri,Greqi.
    Ne qofte se dikush mendon qe Historia e Al-banistanit dhe e botes ”mashtron” per Osmanet qe vrane,prene,perdhunuan,moren pengje ne Ballkan dhe jo vetem,jane thjesht te semure mendore.
    Turqia dhe Shqipetare jane Nje,ne qe mbajtem Identitetin dhe gjakun tone e kuptojme perdite qe “Turqia” e vogel qe quhet Shqiperi eshte e helmatisur kaq shume sa ne deje nuk ka gjak Ilyre.
    Ata qe mendojne se myslimanizmi nuk ka te bej “fare” me pushtuesit Osmane,meritojne jo te jene skllever,por shume me teper.
    Ju rrofte Sulltani dhe flini me endra akoma me historine dhe dashurine per Osmanet dhe mos na cani ka….n qe hiqeni si “Pellazge” apo “Ilyre”,Kombi eshte i Shenjte,kush e tradheton Emrin ,Besen,Identitetin,Festat,Kulturen dhe behet nje me armikun,ai nuk mund te quhet Njeri.
    Ketu me keta qe mendojne qe Kombi eshte xhakete qe i ndrojne Emrat sipas stines vetem e vetem mos te jene Epirote,Ilyre,Pellazge eshte cudia me e madhe,
    Si mund te “pretendosh “ qe je Autoktone dhe i Lashte dhe nuk Nderon Perandoret Ilyre si Kostandini I Madh,Iustiniani,Adriani etj por nje spiune dhe misionare si Tereza?
    Shqipetaret jane katandisur skllever te te tjereve dhe nuk e kuptojne qe jane te verbuar nga nje nacionalizem Italiano-turko-amerikan dhe misioni i tyre eshte perca e sundo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje