VIDEO: Kamioni kalon rrugën dhe hap një gropë e madhe, bie brenda makina tjetër

22 Nëntor 2019, 14:01Lifestyle TEMA

Një grua shpëtoi me lëndime jo të rrezikshme për jetën, kur makina e saj u zhyt në një gropë të madhe në jug të Brazilit.

Ishte një kamera vëzhguese në rrugë në Flores da Cunha, Rio Grande do Sul, që regjistroi momentin tronditës, pasi një kamion ndërtimi kaloi nëpër njërën korsi dhe hapi një gropë gjigante në rrygë.

Vanessa Cavagnolli, 34 vjeça nuk e pa gropën teksa ecte pas kamionit dhe ra brenda.

Siç bëhet e ditur, Cavagnolli, u ndihmua për të dalë nga aty  edhe pse theu hundën.

Ndërsa vajza e saj, 12-vjeçarja Andressa Carnesela, pësoi lëndime të lehta. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje