Plani i kursimit të Deutsche Bank, një "ushtri robotësh" do të zëvendësojë 18 mijë punonjës

25 Nëntor 2019, 12:14Hi-Tech TEMA

Deutche Bank do të shkurtojë rreth 18 mijë vende pune deri në vitin 2022. Kjo është pjesë e një plani ristrukturues me vlerë 8.3 miliardë dollarë në kuadër të të cilit deri tani janë shkurtuar 4 mijë vende pune. Vendin e punonjësve e kanë zënë robotët.

Përdorimi i inteligjencës artificiale ka “rritur në mënyrë masive produktivitetin” në sektorë të caktuar të biznesit, thotë Mark Matthews, kreu i operacioneve për bankën e korporatave dhe investimeve “Deutsche”.

Për “Financial News”, ai ka thënë se banka “ka përdorur robotë për të përpunuar 5 milionë transaksione dhe për të kryer 3.4 milionë kontrolle”.

“Modeli ynë është të ulim kostot dhe, në të njëjtën kohë, të përmirësojmë mjedisin tonë të kontrollit dhe përvojën e klientit”, thotë ai.

“Deutsche Bank” po përpiqet të “automatizojë pjesë të mëdha të punës që kryhet në zyrat e saj” përmes një strategjie të re të quajtur “Operations 4.0”, si pjesë e iniciativës së saj për të kursyer 6.6 miliardë dollarësh gjatë tre viteve të ardhshme. (TemA TV)

4 komente në “Plani i kursimit të Deutsche Bank, një “ushtri robotësh” do të zëvendësojë 18 mijë punonjës”

  1. pse me detyroni? says:

    Kapitalizmi e quan fitore nxjerrjen e njerzeve nga puna dhe torturimin e tyre pastaj me kerkesa e tronditje psiqike per tu prere buken. Ne kete menyre skllaveron njerezit qe tu jape ndihme sociale dhe po te ndihet u a pret qe te mbyllin syte. Liri, demokraci! Gishtat dhe kembet perpjete.

  2. alex says:

    po mire si nuk e kuptojne keta bastardet kapitaliste se, nqs klasa e mesme ngelet pa pune , si rjedhoje edhe pa buke,atehere edhe ata do te perfundojne ne litar, sepse do te krijohet kaus dhe nuk do te pyese me njeri per ligje dhe kasaforta,

  3. Biku says:

    E njejta gje do ndodhe shume shpejt edhe ne Shqiperi, pasi po dixhitalizohen shume produkte dhe sherbime. Pjesa me e madhe e sherbimeve bankare do te behen nga smart phone pa qene nevoja te shkosh ne banke.

  4. bimi says:

    I dashur Alex, pikerisht prandaj kapitalistet financojne dhe kontrollojne partite e majta. Demokratet e Amerikes punojne dhe kontrollohen nga Wall Street. Klintoni ishte preferuara e tyre. Jo vetem punet po robotizohen por vazhdon ikja a puneve drejt Azise. Mediat vetem shajne Trumpin se kerkon te veje tarifa qe te mbroje punet a Amerikaneve, te mbroje metalurgjine vendase dhe mbroje kufirin e USA. Mos ki merak se si Trumpi do dali dikush ne Europe a gjetke dhe trazira do kete sepse nuk mbahet populli me asistence. Enveri kish disa gjera te mira sepse ai e nderton fabriken, punon, prodhon ose disenjon robotet, ai nderton rruget dhe pastron qytetin. Kapitalistet marrin vetem fitimin. Eshte koha qe fitimi te ndahet. Te gjithe duhet te marrin pjese nga fitimet qe sjell roboti, te kene aksione ne firmat qe perdorin robotet. Kjo eshte ceshtja me e rendesishme e shekullit por mediat e kontrolluara dhe genjeshtare nuk flasin per keto probleme. Ketej ne Amerike ato vetem shajne Trumpin qe po e ngre ekonomine nderkohe qe Europa po merr tatepjeten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje