10 tërmetet më të fuqishme në historinë e Shqipërisë

Profesor doktor Eduard Sulstarova është një prej hartuesve të hartës më të fundit sizmike të Shqipërisë, e cila në vitin 2013 u bë për herë të parë pas 34 vjetësh me vulë të Akademisë së Shkencave. Kjo hartë është monografi me 4 bashkautorë dhe ka dalë nga studimi i gjerë disavjeçar “Sizmiciteti, sizmotektonika dhe vlerësimi probabilitar i rrezikut sizmik në Shqipëri”, i cili është një studim që përmban zonimin e ri sizmik në përputhje me metodologjinë e kohës.

Harta e vitit 1979 nuk i përmbushte më kërkesat e kohës, ndaj ishte domosdoshmëri hartimi i një tjetër harte të ndërtuar me standarde dhe parametra europianë, që mund t’u shërbejë ndërtuesve për të ngritur vepra antisizmike. Me studimin e ri, Shqipëria ka 12 harta për spektra të ndryshëm. Aty përfshihen 9 zonat e burimeve sizmike në vendin tonë.

Sipas hartuesve të këtij studimi Shqipëria përcaktohet si një nga vendet me veprimtari sizmike, ndër më të lartat në Europë, pasi rreziku nga tërmetet është gjithnjë prezent në të gjithë territorin. Ekspertët, duke vlerësuar këtë risk, kanë arritur në përfundimin se çdo 5 vjet mund të ndodhë një tërmet i fuqishëm mbi 7 ballë dhe çdo dhjetë vjet një tërmet mbi 8 ballë.

Por cilat janë rastet më të rënda kur vendi ynë është tronditur nga lëkundjet sizmike?

Ju njohim me 10 tërmetet më të fuqishme në historinë e vendit tonë, tërmete që në disa raste kanë shkaktuar faqtkeqësi të mëdha te shqiptarët.

1851, 17 Tetor

Rrethi i Beratit goditet nga një tërmet i fuqishëm me pasoja të rënda. Mbi 400 të vdekur dhe shkatërrime të shumta në ndërtesa. Plasaritje të mëdha, rrëshqitje toke dhe pluhur me squfur.

1855, Korrik-Gusht

Shkodra ndien lëkundje të forta që shkaktojnë shkatërrimin e Bushatit, Jubanit, Kozmaçit, Vaut të Dejës dhe fshatra të tjerë në Shkodër, Karme, Dushan, Toplane dhe Bruç. çarje të mëdha në tokë.

1919, Dhjetor 22

Leskovik-Konicë, tërmet 6.1 ballë i shkallës Rihter. Shumë shtëpi të shkatërruara në kufijtë shqiptarë si dhe në fshatrat grekë Isboros, Plavoli, Belthonsi dhe Kapaztiko. I gjithë rajoni i shkatërruar. Jo viktima.

1920, Dhjetor 18

173 shtëpi të shkatërrura në Elbasan dhe dhjetëra persona plagosen. Pasojat e tërmetit me epiqendër në Elbasan më së shumti u ndjenë në Peqin ku 14 persona humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën rëndë.

1921, Mars 30

Nuk ka të dhëna për dëme në njerëz, por dhjetëra shtëpi janë shkatërruar në Peshkopi dhe Dibër (Maqedoni).

1948, Gusht 27

Nënshkodra preket nga tërmeti 5.5 ballë. Dëmtime serioze të shtratit të lumit Buna dhe në qytetin e Shkodrës. Dëmet më të mëdha raportohen në Trush (1 i vdekur dhe 27 të plagosur). Shkatërrime objektesh ka pasur edhe në Oblike e Barbullush.

1959, Shtator 1

Shkatërrime në Lushnjë, Fier, Rrogozhinë, Peqin, Kuçovë dhe Berat. Në total 944 shtëpi të shkatërruara. Kryesisht në Karbunarë të Lushnjës. Dëmtime të mëdha në objekte industriale, shkolla, spitale dhe objektet kulturore.

1967, Nëntor 30

Librazhd-Dibër, 6.6 ballë. Dëme të mëdha në 13 lokalitete dhe 177 fshatra. Së bashku me Maqedoninë e prekur nga tërmeti, raportohen 6,336 ndërtesa të shkatërruara. Raportohet për 12 të vdekur dhe 174 të plagosur.

1979, Prill 15

Tërmeti 8 ballë godet Shkodrën, duke shkaktuar viktima dhe dëmtime të mëdha. Fatkeqësisht, 40 persona humbën jetën në Shkodër-Lezhë. U dëmtuan 17 118 shtëpi e objekte social-kulturore.

1988, Janar 9

Lëkundje të shpeshta në Tiranë me dëme materiale. Pasojat kryesore në fshatrat Arbanë dhe Petrelë.

REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “10 tërmetet më të fuqishme në historinë e Shqipërisë”

  1. Mendimi jo profesionist says:

    As datat e kohes se termetit te Shkodres,Ku nje pjese e njerezve jane gjalle,nuk thoni sakte.Pa aftesi?

  2. Aleksander says:

    15 Prill 1979.
    Ju si thoni?

  3. MH says:

    Ma te sakta i keni pas tregue datat e termeteve se tashti qe u bate me harta sizmike.I keni mbrapshtue datat si fjale thashetheme,llaf miletit.
    Asht fol sa here ka ra termet ne Shqiperi per termetin e Shkodres te vitit 1905 si shume i forte.Mileti i shkodres e quente zerzelja.
    Po keshtu ngatrroni dhe termetin e vitit 1979 me daten 15 prill diten e festes se pashkve.

  4. Koba says:

    I a ke fut kot Plako.Lexo librin e botuar nga instituti i Sizmologjise(Akademia e Shkencave)-SIZMICITETI,SIZMOTEKTONIKA DHE VLERESIMI I RREZIKUT SIZMIK TE SHQIPERISE-Autore: SHYQYRI ALIAJ,SIASI KOCIAJ,BETIM MUCO,EDUARD SULSTAROVA-Tirane 2010. Midis te tjerash Termeti i Shkodres ka ndodhur me 15 Prill 1979.Termete te tille ,me statistike sipas Prof.Dr.Betim Muços ndodh per 30-40 vjet.Ky Termet ngjason me ate te 15 prillit 1979

  5. Bashkimi says:

    O noku e ke gabim ere , jo ne 76ten por ne 79ten , korigjo datat mos ja fut si kau peles.

  6. Kapterri says:

    Gezeta Tema hesapi! Ja le ne dore informacionet kalamajve

  7. Ilia Toli says:

    Tërmeti i Shkodrës është një ndër ngjarjet më të lashta që mbaj mend unë, së bashku me faktin që Kina tradhtoi marksizmin e vërtetë më 1978. Më bëri përshtypje 1976. Mendova se ndoshta e mbaja mend ngaqë përmendej shpesh. E mbakam mend se ndodhi më 1979. Mbaj mend dhe një vjershë për një vajzë që hyri të shpëtonte kushërirën fqinjë, dhe u vranë të dyja. Ishte në revistën Pionieri.
    Po tërmeti i Rroskovecit pse s’përmendet? Mbaj mend që bëri dëme të mëdha dhe më ka kallur datën. Megjithëse jemi nga Lushnja dhe trembemi kollaj, mendoj se tërmeti ishte dhe i madh. Ka pasur dhe shumë goditje të mëvonshme.

  8. Bureto says:

    E mo se nuk u bë kiameti, sepse ndodh shpesh që 9-ta ngatërrohet me 6-ën, dhe anasjelltas.😆

  9. Ateisti atdhetar says:

    15 Prill 1979.
    E djela e pashkeve Karoline.
    Feja e ndalume ne Shqiperi.
    Dhe Lezhen e Shkodren e kishin nxjerr ne Aksion ne bujqesu.

    Ky ISH shpetimi i zotit.

    Njerezit NUK qene ne dhtepira dhe shumica shpetuan termeti.

    Te kishin Qene neper shtepia do kishin qene deme shume me te medha, do qene shuar te gjithe.

  10. MH says:

    Ateist atdhetar.

    Feja predikon qe asgja mbi toke nuk bahet pa vullnetin e Zotit.
    Ne mbeshtetje te keti postulatit,komentoj shkurt:
    Zoti coje ne krijimin e diktatorit E.Hoxha.Ia kishte shkrue babit dhe mamit te tije.
    I shkroi qe te bahet komunist.Te marrin pushtetin dhe te shdukin fene.Me qellimin qe diten e pashkve me 15 prill 1979 une Zoti kam vendos e nuk e ndaj mendjen dysh,do coj termet mbi ate vend dhe mbetet ne doren e Hoxhes qe do shpetoj jete njerezish.Sic shifet nuk e ka krijue kot diktatorin.I asht dasht per nji dite.Diten e diele 15 prill 1979.

  11. Pellazgos says:

    Shqiperia si shtet i krijua ne 1913en dhe nuk ka lidhje historike para keryre viteve,ishte thjesht turqi me institucione Turke dhe Greke.
    Eshte si te thuash qe Kostandini i Madh kishte qender Stambollin dhe jo Kostandinopolin.
    Sa vuajne asqeret bijte e Sulltanit,te Bejlereve,Agallareve per pak “histori”.
    Pse nuk e beni pyetjen qe pse i mbajten titujt e dhene nga Turqia si Bej,Aga,Pasha etj kur “Albania” ishte “cliruar nga Turqia”?
    East Pasha,Ali Bej Kelcyra,Qazim Beu etj cne tituj turq?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *