DOSSIER/ "Shkodra, Shkupi, Dubrovniku", ja tërmetet më të rënda që kanë rënë në Ballkan

27 Nëntor 2019, 16:24Dossier TEMA

E ndërsa Shqipëria po përjeton orët e rënda të një pas-termeti me viktima e pasoja të shumta materiale, është rasti për të kujtuar se sa sosh e kanë goditur Ballkanin prej atyre që konsiderohen si më fatkeqet.

Dubrovnik (1667) – 7, 4 Richter

Fakti është se rajonet bregdetare janë më të ndjeshme ndaj tërmeteve. Dubrovniku ka regjistruar më shumë se një mijë tërmete në historinë e tij. Tërmeti i parë me pasoja katastrofike ishte në 1520. Më i forti, ishte ai i 6 prillit 1667, me 7.4 gradë shkallë Rihter, duke vrarë rreth 5.000 njerëz, që ishte rreth 80 përqind e popullsisë së Dubrovnikut.

Shkodër (1905) – 6, 6 Richter

Një tërmet me madhësi 6.6, me shkallë Richter, shkatërroi pjesën veriperëndimore të Shqipërisë dhe pjesën jugperëndimore të Malit të Zi. Nuk dihet numri i saktë i viktimave, por sipas një raporti mediatik në Mal të Zi në atë kohë, i gjithë bregdeti i Adriatikut po dridhej, dhe zor se kishte një qytet pa shtëpi të shembura që përshkohej nga ky det.

Shkup (1963) – 6, 1 Richter

Tërmeti i 26 korrikut 1963 vrau 1,070 njerëz dhe plagosi të paktën 3.000 njerëz, nga të cilët 1200 ishin me aftësi të kufizuara.

15.800 banesa u shkatërruan dhe 28,000 u dëmtuan. 200,000 njerëz mbetën të pastrehë. Ishte një tërmet me madhësi 6.1 në shkallën Rihter që u ndje në 50,000 kilometra katror.

Tërmeti shkatërroi midis 75 dhe 80 përqind të qytetit. Përgjatë Luginës së Vardarit, Teatri i vjetër, Shtëpia e Ushtrisë, ndërtesa e Bankës Kombëtare, hotele dhe bujtina u zhdukën.

Dekada më vonë, ora në stacionin e vjetër të trenit ishte fiksuar në 5.17, që është një kohë tragjedie. Muzeu i Qytetit Shkup tani është vendosur atje.

Mesazhi i dhënë nga Tito një ditë pas tërmetit shkatërrues 1963 u postua në 1974 në një muze në Stacionin e vjetër Hekurudhor, i cili më pas u dëmtua keq dhe u ruajt më vonë në atë gjendje.

“Shkupi ka përjetuar një katastrofë të paparë, por ne do ta rindërtojmë Shkupin me ndihmën e të gjithë komunitetit. Do të bëhet një krenari dhe simbol i vëllazërimit dhe unitetit, i solidaritetit jugosllav dhe botëror”, thuhet në mesazhin e Josip Broz Titos.

 Mali i Zi (1979) – 7, 0 Richter

Eshtë zyrtarisht tërmeti më i fortë në Ballkan në kohët moderne, pasojat e të cilit u rehabituan pothuajse një dekadë më vonë. Tërmeti, i cili ndodhi më 15 prill 1979 në 6:19 të mëngjesit, ishte 7.0 i në shkallën Rihter, dhe shkaktoi shkatërrim katastrofik me në të gjithë bregdetin e Malit të Zi, mbi 100 km të gjatë.

Epiqendra e tërmetit ishte vendosur në detin Adriatik, midis Ulqinit dhe Barit, në një distancë prej 15 km nga bregu. Në këtë tërmet, 101 njerëz humbën jetën në Mal të Zi dhe 35 në Shqipëri, ndërsa më shumë se 100,000 sosh mbetën të pastrehë.

Në Shqipëri, më e dëmtuar ishte Shkodra, me Bahçallëkun dhe Dajçin e rrafshuar. Prej aty buroi dhe sllogani ideoligjik se “tërmeti tundin malet por jo shqiptarin”. Gjithashtu, do ishte dhe një këngë dedikuar partisë, me vargjet “Lart u ngrit o Bahçallëku, më i bukur se më parë”.(tesheshi)

3 komente në “DOSSIER/ “Shkodra, Shkupi, Dubrovniku”, ja tërmetet më të rënda që kanë rënë në Ballkan”

  1. vjeshta says:

    Modus Ulqinit dhe Tivarit, o këlysh kurve! Studioje gjeo- histerinë shqipëtare,para se te shkruash.

  2. degelisi says:

    Richter scale, was developed by Charles F. Richter in 1934.

  3. MH says:

    Sllogani ideologjik: Termeti tundi malet por jo shqiptaret.
    Teorikisht mund ta quajme sllogan.Por mbas 6 muajsh nuk ishte sllogan sepse cdogje u ndertu e re dhe shume ma e forte se te parat.
    Jemi ne pritje per te konstatue kete paslloganin sot.Sa kohe do te duhen per te ardhe tek perfundimi i slloganit monist.Kur ai monist i vuni gjoksin e shqiptarve te patundun nga termeti qe tundi malet.Te shofim kete te sotmin qe vine ndihma dhe specialiste teper me eksperience nga gjithe bota,per sa muaj do eleminojne pasojat e termetit.
    Shenim:
    Mos harroni qe ne eleminimin e pasojave te termetit e diele 15 prill 1979 u eleminune dhe pasojat e termetit te vitit 1905 ne Shkoder.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje